LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manipuluan të dhënat e dopingut/ Rusia përjashtohet nga lojërat olimpike 2020

9 Dhjetor 2019, 15:08, Aktualitet CNA
Manipuluan të dhënat e dopingut/ Rusia përjashtohet nga

Në lojërat olompike të Tokyos, në vitin 2020 nuk do të ngrihet flamuri dhe as do të këndohet himni i shtetit rus. Rusia është përjashtuar nga lojërat olimpike të radhës sa i përket pjesëmarrjes në kompeticion, por edhe pjesëmarrjes simbolike.

Vendimi u mor nga Komiteti Ekzekutiv i Agjencisë botërore Anti ? Doping, pasi rezultoi se Rusia ka manipuluar të dhënat laboratorike për kontrollin e dopingut në kompeticionet e shkuara, duke sjellë si rezultat pjesëmarrje të lojëtarëve që kishin përdorur stimulues në gara.

Atletët rusë do të lejohen të garojnë në ngjarje të tjera madhore vetëm nëse testet e tyre të dopingut nuk janë pozitive dhe as të manipuluara. Megjithatë, mbetet ende e paqartë se si ky aktvendim do të ndikojë në pjesëmarrjen e skuadrave ruse në kampionate botërore, siç është Kupa Botërore e futbollit.
Agjensia antidoping e Rusisë mund të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport brenda 21 ditëve. Ndërhyrjet ligjore nga vendimi i WADA duket se do të jenë në fuqi gjatë përgatitjeve për Olimpiadën e Tokios, përgatitje që nisin me datë 24 korrik.

?Dëshmitë tregojnë se autoritetet ruse manipuluar një bazë të dhënash laboratorike në Moskë për të fshehur qindra raste të mundshme të dopingut?, thanë muajin e kaluar hetuesit e WADA dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

“Manipulimi flagrant i të dhënave të laboratorit në Moskë ishte një fyerje për lëvizjen sportive në të gjithë botën”, tha IOC një muaj më parë.

Sidoqoftë, paaftësia e WADA për të dëbuar plotësisht Rusinë nga Lojërat Olimpike të Tokios dhe Lojërat Dimërore të Pekinit 2022 irrituan nënkryetarin dhe mbikëqyrësit e dopingut.

Lajmet e fundit nga