LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lidhja e shqiptarëve me rakinë/ Ja kush janë më "qeflinjtë" e alkoolit

9 Dhjetor 2019, 18:44, Sociale CNA
Lidhja e shqiptarëve me rakinë/ Ja kush janë më

Të gjithë e dinë marrëdhënien e ngushtë të shqiptarëve me alkoolin.

Të dhënat e fundit të Instat, tregojnë se 60% e shqiptarëve janë përdorues të rregullt të alkoolit.

Një studim më i thelluar i demografik dhe shëndetësor i bërë gjatë 12 muajve të fundit, ka rezultuar se përdoruesit më të shumtë të alkoolit janë në Qarkun e Fierit me 88% dhe atë të Beratit me 87%.

Ndërkohë i njëjti studim thotë se më së shumti alkoolin e pëlqejnë meshkujt në qarqet e Shqipërisë se Mesme dhe të Jugut, ndërsa e kundërta ndodh me qarqet e veriut. Meshkujt  nga Dibra janë përdorues të pijeve alkoolike në masën 28%, nga Kukësi në 39% dhe Shkodra në 45%.

Krahasuar me vitet e fundit, këto 12 muaj është vërejtur se femrat konsumojnë alkool në masë të konsiderueshme prej 28%.

Përdorueset më të mëdhaja janë në qarkun e Beratit me 44%, duke u pasuar nga  Tirana me rreth 41% dhe Vlora me rreth 37%.

Ndërkohë duke iu referuar buxhetit mesatar të një familje, rezulton se shqiptarët shpenzojnë 3.5% të buxhetit për alkool duke harxhuar kryesisht rreth 2600 lekë në muaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga