Connect with Us

Lajm i hidhur për botën e sportit/ Ndahet nga jeta profesori korçar

Kronika

Lajm i hidhur për botën e sportit/ Ndahet nga jeta profesori korçar

Publikuar

-

Ndahet nga jeta një ndër figurat më të njohura të sportit në Korçë, Ilia Jorgji.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët e Jorgjit, i cili është angazhuar gjatë gjithë jetës së tij për të rritur aftësitë e sportit korçar.

Ilia mori pjesë në ndërtimin e këndit sportiv të shkollës ‘Raqi Qirinxhi’ dhe të pesë këndeve të tjera. Ai ka mbajtur postin e inspektorit dhe trajnerit në Seksionin e Arsimit të qytetit të Korçës, si dhe ka qenë shef klubi i Pallatit të Sportit, i cili njihet sot me emrin ‘Tamara Nikolla’, shkruan Korça report.

Gjithashtu Jorgji ka qenë trajner i ekipit të skiatorëve të ‘Skënderbeut’. Ai është shpallur kampion kombëtar në vitet 69, 70, 73, 75, 76 dhe 78.

Ilia Jorgji ka çelur dy ekspozita fotografike, të parën në vitin 1989 me rastin e 90-vjetorit të shoqërisë sportive “Vëllazëria” dhe ekspozitën “Korca sportive në vite” në 2012, me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë çeli ekspozitën.

Gjithashtu Jorgji botoi kalendarin sportiv “Korca sportive në vite” në 2004-ën./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor, mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Blutë raportojnë se, si pasojë,  ka ndërruar jetë këmbësori 45-vjeçar, me iniciale L.R., trupi i të cilit është dërguar në morg.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit fatal, por grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër, ku po kryhen veprimet proceduriale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Stuhia e erës rrëzon ullinjtë/ Kruja dhe Mamurrasi mbeten pa drita

Publikuar

-

Nga

Stuhia e erës ka rrëzuar disa rrënjë ullinj dhe pemë të tjera në qytetin e Krujës.

Mësohet se si pasojë e erës së fortë, për rreth 30 minuta, është bllokuar aksi rrugor që lidh Fushë- Krujën me Krujën, derisa forcat zjarrfikëse bënë të mundur largimin e pemëve nga rruga.

Gjithashtu era e fortë ka shkaktuar dëme edhe në rrjetin e energjisë elektrike. Disa zona të Krujës kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa OSHEE njofton se brigadat po punojnë në terren.

Ndërkohë, pa energji kanë mbetur edhe disa zona në Mamurras./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

33 migrantët kurdë e irakienë/ Policia: Nuk janë nisur nga tokat shqiptare

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit reagon pas lajmit të kapjes së 33 migrantëve kurdë dhe irakienë në zonën e Salentos, Itali. Në një njoftim për mediat, sqarohet se “nuk ka asnjë provë apo të dhënë që mjeti lundrues të jetë nisur nga toka shqiptare”.

Më tej, policia sqaron se gjithashtu, nuk ka asnjë komunikatë apo deklarim zyrtar të forcave policore italianë apo të ndonjë institucioni tjetër që mjeti me migrantë të jetë nisur nga Shqipëria. Dyshimet e para të autoriteteve italiane, sipas policisë së shtetit, nisur edhe nga shtetësia e migrantëve, lidhen me faktin se ata mund të kenë udhëtuar nga Turqia, nëpërmjet Greqisë, për në Itali.

Policia e Shtetit bën me dije se: “Nuk ka asnjë provë apo të dhënë që mjeti lundrues të jetë nisur nga toka shqiptare. Gjithashtu, nuk ka asnjë komunikatë apo deklarim zyrtar të forcave policore italiane apo të ndonjë institucioni tjetër që mjeti me migrante të jetë nisur nga Shqipëria.Sipas dyshimeve të para të autoriteteve italiane, nisur edhe nga shtetësia e migrantëve, dyshohet se ata mund të kenë udhëtuar nga Turqia, nëpërmjet Greqisë, për në Itali”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE