LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Pasditja sjell surpriza, ja sa arrijnë temperaturat

9 Dhjetor 2019, 07:12, Sociale CNA
Kapriçot e motit/ Pasditja sjell surpriza, ja sa arrijnë

Java parashikohet të nisë me mot me diell, por në mbrëmje reshjet fillojnë përgjatë bregdetit dhe zonave të ulëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e martë, përgjithësisht parashikohet një ditë me reshje shiu, të cilat do të fitojnë dhe intensitet mesatar me shkarkesa elektrike lokale. Në lartësitë mbi 1600 metër, reshjet do të kthehen në dëborë me intensitet të ulët.

Përmirësimi i motit do të vijë ditën e mërkurë deri të enjten në mesditë, kohë në të cilën do të përkeqsohet sërish.

Era më e vrullshme, parashikohet ditën e mërkurë nga verilindja, e më tej pritet rënia e temperaturave nën 0 ºC si në tabelë.
Ju urojmë një javë të mbarë!

Lajmet e fundit nga