Connect with Us

Jep dorëheqjen gjyqtarja e Krimeve të Rënda

Kronika

Jep dorëheqjen gjyqtarja e Krimeve të Rënda

Publikuar

-

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljan Baku ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në kërkesën e paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarja Baku deklaron se arsyet e dorëheqjes janë personale.

Mësohet se Baku, në letrën e dorëheqjes sqaron se në të ardhmen do të angazhohet në një biznes privat e për këtë shkak s’mund të vijojë me karrierën në gjyqësor.

KLGJ pritet ta shqyrtojë kërkesën e saj në seancën plenare të datës 10 dhjetor, pak ditë përpara se të bëjë emërimin e përkohshëm të gjykatës së posaçme, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Liljana Baku është gjyqtarja e Krimeve të Rënda, që ka dhënë vendime për çështje tejet të “nxehta” penale.

LEXO EDHE:  Zbardhet pasuria e deputetëve të PS, transaksionet miliona euro të Koço Kokëdhimës, Majko-Blushi-Çuko-Ndreu më të varfrit

Gjyqtarja Baku ka dhënë vendim për burgim 126 vjet për ‘grupin terrorist’ të Imamëve.

Kujtojmë se gjatë leximit të vendimit nga kryesuesja e trupës gjykuese, gjyqtarja Liljana Baku, ata i janë drejtuar me fjalët: “Shumë shpejt do ta merrni dënimin”.

Gjithashtu e njëjta gjyqtarja Baku, ka marrë vendimin kundër nipit të diktatorit Hoxha, i kapur në krimin e prodhimit dhe trafikimit të drogave të rënda.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e gjyqtares Lilujan Baku, të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë./ CNA.al

Gjyqtarja e “dosjeve të nxehta”/ Si ka ndryshuar në 15 vite pasuria e Liljana Bakut

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Era e fortë rrëzon pemët në Kopshtin Botanik/ Dëmtohet linja e tensionit

Publikuar

-

Nga

Disa pemë janë rrëzuar në Kopshtin Botanik nga stuhia e fortë e erës, që ka mbërthyer ditën e sotme të gjithë vendin.

Mësohet se pemët kanë dëmtuar linjën e tensionit të mesëm dhe kanë lënë pa drita një pjesë të Tiranës, konkretisht zonën e Selitës.

OSHEE bën me dije se grupet e punës ndodhen në terren dhe po mundohen të riparojnë defektin.

LEXO EDHE:  Shpëtoi nga hetimet Nazer Seitajn/ Ekspertja e kamur e Soros-it në Qeveri

LEXO EDHE:  Zbardhet pasuria e deputetëve të PS, transaksionet miliona euro të Koço Kokëdhimës, Majko-Blushi-Çuko-Ndreu më të varfrit

Ndërkohë, kujtojmë se, era e fortë ka shembur dhjetëra pemë dhe kanë mbetur pa drita edhe disa zona të Krujës dhe Mamurrasit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor, mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Blutë raportojnë se, si pasojë,  ka ndërruar jetë këmbësori 45-vjeçar, me iniciale L.R., trupi i të cilit është dërguar në morg.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Tsipras merr goditjen e fortë/ Greqia për një muaj në zgjedhje

LEXO EDHE:  Zbardhet pasuria e deputetëve të PS, transaksionet miliona euro të Koço Kokëdhimës, Majko-Blushi-Çuko-Ndreu më të varfrit

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit fatal, por grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër, ku po kryhen veprimet proceduriale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Stuhia e erës rrëzon ullinjtë/ Kruja dhe Mamurrasi mbeten pa drita

Publikuar

-

Nga

Stuhia e erës ka rrëzuar disa rrënjë ullinj dhe pemë të tjera në qytetin e Krujës.

Mësohet se si pasojë e erës së fortë, për rreth 30 minuta, është bllokuar aksi rrugor që lidh Fushë- Krujën me Krujën, derisa forcat zjarrfikëse bënë të mundur largimin e pemëve nga rruga.

Gjithashtu era e fortë ka shkaktuar dëme edhe në rrjetin e energjisë elektrike. Disa zona të Krujës kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa OSHEE njofton se brigadat po punojnë në terren.

LEXO EDHE:  Denoncimi në CityNews/Sekuestrohet pasuria e Alfred Pezës

LEXO EDHE:  Apartamente dhe dhjetra biznese/ Ish-deputeti demokrat me pasuri prej sheiku

Ndërkohë, pa energji kanë mbetur edhe disa zona në Mamurras./ CNA.al

LEXO TE PLOTE