LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inspektimi i banesave/ Flet eksperti i huaj: “Në Shqipëri katet e para ndërtohen ndryshe”

9 Dhjetor 2019, 18:23, Sociale CNA
Inspektimi i banesave/ Flet eksperti i huaj: “Në Shqipëri katet

Eksperti rumun, Cezar Aanica, ka ndarë eksperiencën e tij në terren, lidhur me vlerësimin e dëmeve pas termetit të 26 nëntorit.

I ftuar në studion e lajmeve në ?News 24?,  ai shpreh se disa prej banesave kanë dëmë të rikuperueshme, ndërsa të tjera janë të pabanueshme dhe për pasojë duhet të shemben.

Ai përshkroi dhe llojet e dëmtimeve, duke dalë në përfundimin se katet e para dhe të dyta janë ata që kanë pësuar dëmët më të mëdha.

?Disa shtëpi nuk kanë probleme të mëdha, ka të pabanueshme dhe disa që duhen rindërtuar, ka shtëpi qe ende duhet të hetohen. Ka ndërtesa që nga jashtë duken të mira por kur hyje brenda ishte një katastrofë.

Këto ndërtesa nuk kishin shtylla betoni por ishin vetëm me mure me tre lloje tullash të ndryshme. Ato ndërtesa nuk janë të sigurta për të jetuar. Ka pasur edhe ndërtesa ku çarjet ishin të dukshme nga jashtë që sollën dëmtime të dukshme edhe në strukturë.

Në Shqipëri kam parë që katet ndërtohen ndryshe. Problemet kanë qenë në katin e parë dhe të dytë dhe në katet e sipërme nuk ka pasur probleme por të vazhdosh të jetosh në katet sipër është e rrezikshme, si të ecësh në dëborë me kapuç por pa çorape.

Në Vorë kam parë ndërtesa shumë të dëmtuara, dëmët janë progresive, pra vazhdojnë gjatë edhe pas tronditjes nga termeti prandaj është e rrezikshme të banohet në ndërtesa me fraktura në dukje të vogla?, u shpreh ai.

Aanicai ndau gjithashtu diçka që i kishte ngelur në mendje, takimin me një 90-vjeçar të sëmurë në Vorë i cili kishte mbetur i pastrehë nga pasojat e termetit, ku edhe bëri thirrje që të ndihmohej.

?Kam takuar një person në Vorë në katin e parë rreth 90 vjeç, i sëmurë që nuk mund të veprojë, e bija flinte jashtë por edhe pse ajo ishte e qëndrueshme emocionalisht duhet që atje të shkojë një ndihmë e menjëhershme?, tha ndër të tjera Aanicai./CNA.al

Lajmet e fundit nga