LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar me 10 vite burg në Itali/ Arrestohet 45 vjeçari në Elbasan

9 Dhjetor 2019, 09:06, Kronika CNA
I dënuar me 10 vite burg në Itali/ Arrestohet 45 vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 45 vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim.

Arrestimi i 45 vjeçarit u bë me qëllim ekstradimin në Itali. Në pranga u vu shtetasi Shpëtim Pepa, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences/ Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale ?Trafikimi i lëndëve narkotike?, thotë policia.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë./CNA.al

Lajmet e fundit nga