Connect with Us

Gjermania hap departament enkas për vizat

Bota

Gjermania hap departament enkas për vizat

Publikuar

-

Në kuadër të përgatitjeve për ligjin e ri të migracionit që do të hyjë në fuqi më 1 mars 2020, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka hapur enkas një departament të ri për vizat.

Për të lehtësuar punën e ambasadave të mbingarkuara, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka ngritur një departament enkas për vizat. Këtë e bën të ditur ministria me anë të një njoftimi në Twitter.  Në njoftimin me hashtag #,mondaymotivation, Ministria e Punëve të Jashtme gjermane prezanton dy punonjës të saj, Jan Freigang dhe Feride Özdemi, të cilët do të merren në Berlin me vizat për punëtorët e kualifikuar.

Gjermanisë i nevojiten punëtorë të kualifikuar, kryesisht në sektorin e shëndetësisë, teknikës informative dhe zejtarë të kualifikuar. “Ne do të kujdesemi këtu që të përshpejtojmë procedurën për ata kandidatë për të cilët ka nevojë më shumë ekonomia gjermane,” – thotë  Jan Freigang në videoklipin e publikuar në twitter. Feride Oezdemir shton se” kërkesa për vizë bëhet në ambasada dhe kërkesa më pas kalohet në Berlin”.

LEXO EDHE:  Gjermania dhe Franca dërgojnë emisarët në Kosovë për shkak të Gjykatës Speciale

Ligji i ri i migracionit për të kualifikuarit u miratua në qershor të këtij viti nga parlamenti gjerman dhe do të hyjë në fuqi më datën 1 mars 2020. Ai parashikon që persona të kualifikuar nga e gjithë bota të marrin një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë, pa pasur nevojë të kenë kontratë pune, sikurse ka qenë deri tani. Përveç dëshmisë së profesionit ata duhet të kenë edhe njohuri elementare të gjuhës gjermane./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Firmosën dy marrëveshje me Serbinë/ Nxehet keq Albin Kurti: Nuk kam dhënë autorizim

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se firmosja e marrëveshjes së sotme mes Kosovës dhe Sebisë për hekurudhën dhe autostradën nuk është autorizuar nga qeveria e tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai bën me dije se dy zyrtarët që ishin autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj firmosën marrëveshjet dhe nuk negociuan fare me qeverinë e re.

Akuza e kryeministrit Kosovar bëhet më e rëndë pasi ai thotë se “as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë”.

“Sot në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.

Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.

LEXO EDHE:  Hollanda, një rastësi e Lulit dhe familjes

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Bundestagu konfirmon qëndrimin ndaj Shqipërisë

Për më tepër, nëse bazohemi te një verzion i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e levërdishme sesa ajo për Merdare.

Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet.” shkruan Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“I dhamë lamtumirën Baca Sulejmanit”/ Haradinaj ngushëllon familjen Berisha

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha dha lajmin e hidhur se sot është ndarë nga jeta djali i xhaxhait të tij Sulejman Berisha.

Ashtu sikurse bëri me dije edhe ish-lideri i demokratëve, në ceremoninë mortore të të ndjerit, mori pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka shprehur ngushëllimet me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se Sulejman Berisha ka ndihmuar shqiptarët e Kosovës gjatë luftës me Serbinë.

“Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shkruan ai./ CNA.al

Zi në familjen Berisha/ Ish-kryeministri jep lajmin e hidhur

LEXO TE PLOTE

Bota

Raportonin të vërtetën për koronavirusin/ Zhduken dy gazetarët kinezë

Publikuar

-

Nga

Dy gazetarë kinezë të cilët raportonin situatën dramatike, përmes fotove dhe videove nga qyteti epiqendër i koronavirusit, Wuhan, janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Bëhet fjalë për Fang Bin dhe Chen Qiushi të cilët ishin angazhuar për të raportuar të vërtetën nga qyteti me 11 milion banorë në Kinë.

Sipas mediave të huaja, gazetarët jo vetëm janë zhdukur por i janë bllokuar edhe llogaritë zyrtare apo kanalet online.
Nuk dihet çfarë ka ndodhur me dy gazetarët por autoritetet kineze deri tani kanë heshtur.

Dyshohet se ata mund të jenë marrë me forcë nga Policia ose janë vendosur në karantinë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE