Connect with Us

Fullani padit në Strasburg Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së dhe Parlamentin/ Pyetjet për qeverinë

Politikë

Fullani padit në Strasburg Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së dhe Parlamentin/ Pyetjet për qeverinë

Publikuar

-

ish-guvernatori i bankes se shqiperise, ardian fullani

Ish Guvernatori Bankës së Shqipërisë. Ardian Fullani, ka paditur në Strasburg, Këshillin mbikëqyrës të Bankës dhe Parlamentin për shkarkimin.

Sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta padia është regjistruar dhe me 22 nëntor Strasburgu ka sjell pyetjet për Shqipërinë nëse janë respektuar procedurat ligjore.
Pas shkarkimit Fullani fitoi në gjykatë edhe dëmshpërblim për ‘shkarkimi të padrejte nga posti i guvernatorit’. Report Tv siguron pyetjet që Strasburgu i ka drejtuar qeverisë.
Në ktë dokument që ka siguruar Report Tv thuhet se Fullani pretendon se për rastin e tij është shkelur neni 8 i Konventës, për shkak të dështimit të gjykatave vendase për ta rikthyer atë në detyrë dhe mos dhënien e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara në reputacionin dhe nderin e tij.

Tre pyetjet që Strasburgu i drejton qeverisë shqiptare: e para është se a mund të pretendojë Fullani se është viktimë e një shkelje të Konventës dhe të nenit 34, në lidhje me gjetjet e gjykatave vendëse ndaj tij.
Pyetja e dytë nga Stasburgu është nëse i ka shteruar Fullani të gjitha mjetet juridike efektive siç kërkohen nga neni 35 1 i Konventës në lidhje me ankesën e tij për nenin 8?

Ndërsa pyetja e tretë e shtuar nga Stasburgu është nëse ka patur një shkelje të nenit 8 1 të Konventës?
“Pas fillimit të procedurës penale kundër aplikantit me akuzën e shpërdorimit të pushtetit, më 18 shtator 2014, Parlamenti shqiptar e largoi atë nga detyra si Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe një anëtar i Bordit Mbikëqyrës të tij.

Më 23 dhjetor 2015, aplikanit përfundimisht u lirua nga akuza penale e ngritur ndaj tij. Pas lirimit, dhe pas veprimit të ankuesit për dëmet, më 12 korrik 2017, Gjykata Supreme e shpalli të paligjshëm largimin e tij nga detyra dhe vendosi që Banka e Shqipërisë t’i paguante kërkuesit pagat që do të merrte nga 18 shtatori 2014 deri në përfundimin e kushteve të tij, në nëntor 2018.
Aplikanti u ankua se kishte shkelje të nenit 8 të Konventës, për shkak të dështimit të gjykatave vendase për ta rikthyer atë në detyrë dhe dhënien e tij dëmet jopasurore për dëmet e shkaktuara në reputacionin dhe nderin e tij.

LEXO EDHE:  Rama mbledh sot qeverinë në Golem/ Në “filter” gjithë ministrat, priten surpriza?

Pyetjet:

1. Në lidhje me gjetjet e gjykatave vendase, aplikanti mund të pretendojë se është viktimë e një shkeljeje të Konventës në kuptimin e nenit 34 (shih, për shembull, Kurić dhe të tjerët kundër Sllovenisë [GC], nr. 26828 / 06, 259-62, ECHR 2012 (ekstrakte), dhe Konstantin Markin kundër Rusisë [GC], nr 30078/06, § 82, KEDNJ 2012 (ekstrakte)?
2. A i ka shteruar aplikanti të gjitha mjetet juridike efektive siç kërkohen nga neni 35 1 i Konventës në lidhje me ankesën e tij për nenin 8?

Në veçanti, kërkuesi kërkohej të paraqiste një ankesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, në përputhje me nenin 131 (f) të Kushtetutës dhe nenet 71, 71 / a, 76 dhe dispozitat e tjera përkatëse të Ligjit të Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar me ligj . nr. 99/2016?
3. Pa cënuar pyetjet nr. 1 dhe 2, ka pasur një shkelje të nenit 8 1 të Konventës?”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  Masat drastike të “Austrian Airline”/ Vasili akuza të forta qeverisë

LEXO EDHE:  3.4 mln € në Toyota Yaris/ Gjykata e Tiranës regjistron padinë ndaj Bashës

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  Prishtine, Qeveria kerkon seance te posacme per Gjykaten Speciale

LEXO EDHE:  Rama mbledh sot qeverinë në Golem/ Në “filter” gjithë ministrat, priten surpriza?

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE