Connect with Us

FNSH zbarkon në Durrës/ Policia zbardh detajet e operacionit

Kronika

FNSH zbarkon në Durrës/ Policia zbardh detajet e operacionit

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka zbardhur detajet e operacionit të ndërkombëtar “ROMANO 2017″, të zhvilluat sot në Shijak, nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe FNSH-në, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interforcës italiane në Shqipëri.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën të ditur se janë arrestuar me qëllim ekstradimi tre shtetas të kërkuar nga drejtësia italiane, për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Durrës dhe në Itali.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe për njërin është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta që Policia e Shtetit zhvillon me homologët për goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ana e Seksionit per Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, FNSH-në dhe Komisariatin e Policisë Durrës, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interfocës italiane në Shqipëri, u finalizua me sukses Plan – Operacioni “ROMANO 2017”, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar: F. M., 30 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës, D. Ç., 27 vjeç, banues në Gjepalaj Durrës dhe L. B. 41 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

LEXO EDHE:  Përplasi të moshuarin me makinë/ Pranga shoferit 63 vjeçar

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është njoftuar nga Interpol Roma se këta shtetas janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narotike”, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë.

Operacioni është zhvilluar në të njëtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali  janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, italinë  e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave “Detyrim paraqitjeje” dhe një “Arrest në shtëpi”.

Ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës.

Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Era e fortë rrëzon pemët në Kopshtin Botanik/ Dëmtohet linja e tensionit

Publikuar

-

Nga

Disa pemë janë rrëzuar në Kopshtin Botanik nga stuhia e fortë e erës, që ka mbërthyer ditën e sotme të gjithë vendin.

Mësohet se pemët kanë dëmtuar linjën e tensionit të mesëm dhe kanë lënë pa drita një pjesë të Tiranës, konkretisht zonën e Selitës.

OSHEE bën me dije se grupet e punës ndodhen në terren dhe po mundohen të riparojnë defektin.

LEXO EDHE:  Grida Duma: Ja pse nuk kam komunikuar nëpërmjet rrjeteve sociale

LEXO EDHE:  Durrës, sekuestrohet 104 kg drogë/ Një në pranga, tre në kërkim

Ndërkohë, kujtojmë se, era e fortë ka shembur dhjetëra pemë dhe kanë mbetur pa drita edhe disa zona të Krujës dhe Mamurrasit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor, mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Blutë raportojnë se, si pasojë,  ka ndërruar jetë këmbësori 45-vjeçar, me iniciale L.R., trupi i të cilit është dërguar në morg.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Krimi në mes të Durrësit/Policia sqaron ngjarjen e rëndë

LEXO EDHE:  Durrës, sekuestrohet 104 kg drogë/ Një në pranga, tre në kërkim

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit fatal, por grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër, ku po kryhen veprimet proceduriale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Stuhia e erës rrëzon ullinjtë/ Kruja dhe Mamurrasi mbeten pa drita

Publikuar

-

Nga

Stuhia e erës ka rrëzuar disa rrënjë ullinj dhe pemë të tjera në qytetin e Krujës.

Mësohet se si pasojë e erës së fortë, për rreth 30 minuta, është bllokuar aksi rrugor që lidh Fushë- Krujën me Krujën, derisa forcat zjarrfikëse bënë të mundur largimin e pemëve nga rruga.

Gjithashtu era e fortë ka shkaktuar dëme edhe në rrjetin e energjisë elektrike. Disa zona të Krujës kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa OSHEE njofton se brigadat po punojnë në terren.

LEXO EDHE:  Një audio false në italisht përhap panik në Durrës

LEXO EDHE:  Krimi në mes të Durrësit/Policia sqaron ngjarjen e rëndë

Ndërkohë, pa energji kanë mbetur edhe disa zona në Mamurras./ CNA.al

LEXO TE PLOTE