Connect with Us

Fatura e tërmetit/ Malaj i kërkon Ramës transparencë

Politikë

Fatura e tërmetit/ Malaj i kërkon Ramës transparencë

Publikuar

-

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financa, Arben Malaj i ftuar në Report Tv, ka folur lidhur me situatën post-tërmet në vend.

Malaj ngurroi të jepte një shifër totale të asaj çka mendohet se mund të jetë kostoja totale e dëmeve, ndërsa e vuri theksin tek transparenca e qeverisë.

Malaj ngriti pikpyetje lidhur edhe me mungesin e disa faktorëve kyç në  menaxhimin e krizës, si ajo e Kryqit të Kuq Shqiptar.

“Nuk kam guxuar të them një shifër, edhe në media të tjera nuk e kam thënë këtë. Menaxhimi total i krizës kërkon një buxhet suplementar. Megjithëse këmbëngul, qeveria duhet të jetë transparente.

Të bëjë transparente pse Kyqi i Kuq Shqiptar nuk është pjesë e menaxhimit të krizës!? Çfarë ka ndodhur!? Pavarësisht nga arsyet, gjërat duhet të bëhen transparente.

LEXO EDHE:  Një audio false në italisht përhap panik në Durrës

Në momentin që nuk përfshihet Kryqi i Kuq, mjeket pa kufi apo pse jo dhe Gjysmë Hëna e Kuqe, diçka ecën më ngadalë.

Kam parë shumë organizata që kanë mbledhur para. Por më mirë është të investojnë në diçka që mbetet se sa në gjera të konsumit të përditshëm”, theksoi Malaj ndër të tjera./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video/ Ish deputeti tallet keq me Ramën: Miss Cocaine drejton Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka ironizuar me gjendjen e kryeministrit Edi Rama mbrëmë në “Opinion”.

Ai ka shpërndarë dhe një video në rrjetet sociale, teksa ka përzgjedhur si kolonë zanore, një nga këngët më të njohura të muzikës rock Cocaine të Eric Clapton për të ilustruar gjendjen jonormale sipas tij, të kreut të qeverisë.

LEXO EDHE:  Faktohet pazari i Ramës me Arben Malajn/ Citynews e zbardhi një javë më parë

LEXO EDHE:  Nga Agim Xhafka/TËRMETI

Postimi i plotë:

Miss Cocaine!!!

…She don’t lie, she don’t lie, she don’t lie…

#besim_tek_reformat

#aleat_i_besueshëm_i_nato

#gati_për_negociatat

#drejtues_i_osbe

Miss Cocaine!!!…She don't lie, she don't lie, she don't lie…#besim_tek_reformat#aleat_i_besueshëm_i_nato#gati_për_negociatat#drejtues_i_osbe

Gepostet von Gent Strazimiri am Freitag, 14. Februar 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria vështirë se rrëzohet me revolucion”/ Gjekmarkaj i tregon opozitës hapin e radhës

Publikuar

-

Nga

“Qeveri teknike tre muaj para zgjedhjeve dhe ndryshimi i drejtorit të Policisë”. Këto janë masat që duhen marrë sipas analistit Agron Gjekmarkaj për të garantuar votën e lirë.

Gjekmarkaj deklaron se një proces tjetër me në krye Edi Ramën, do të na fusë në një krizë tjetër.

Analisti pretendon se sistemi politik në Shqipëri është i gjymtuar, institucionet janë të njëanshme dhe mazhoranca duke përfituar nga opozita e bashkuar dhe e ndihmuar nga opozita parlamentare kalon çdo ligj në interes të saj në Kuvend. Më tej, ai thekson se ka ardhur koha për zgjedhjet të parakohshme.

“Mendoj që diçka po lëviz tek opozita. Lideri i opozitës nuk është shfaqur në mediat kryesore të vendit. Duket që ai ka dalë nga zyra. Po shkon aty ku ka plagë sociale. Po rekuperon një raport social të drejtpërdrejtë. Po punon për imazhin e tij personal. Vëmendjen e ka marrë Reforma Zgjedhore. Nuk po flitet shumë për temat e tjera programore. Pika e kthesës do të vijë kur opozita t’i prodhojë lajmet dhe jo mazhoranca. Tani jemi në pikën kur aparati propogandues i mazhorancës prodhon lajme. Kur opozita të tërheqë pas mazhorancën me lajmet, propozimet dhe lëvizjet e saj atëhere atëhere do të jetë pikë kthese”, u shpreh ai në studion e News 24.

LEXO EDHE:  “Shpifës, arrogant dhe i babëzitur”/ Arben Malaj i nxjerr “bojën” Veliajt

LEXO EDHE:  Rindërtimi pas tërmetit/ Holanda solidarizohet dhe mbështet Shqipërinë

Gjekmarkaj, pretendon se është shumë e vështirë që kryeministri Rama të rrëzohet me revolucion.

“Shumë e vështirë që qeveria të rrëzohet me revolucion. Me një aksion paqësor mund të detyrohet qeveria që të dorëhiqet. Opozita nuk i mbajti pranverën e kaluar njerëzit për t’i ushtruar presion qeverisë. Mund t’ia dilte me disa sforco më shumë por pati edhe ndërhyrje nga ndërkombëtarët”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndoka paralajmëron Ramën/ “Po nuk ndaloi, do përballet me egërsinë e opozitës”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka deklaron se nuk mund të futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, pasi pretendon se ky i fundit është objekt i SPAK-ut, sa i takon krimit zgjedhor.

Sipas tij, Rama po shkon drejt një aventure të rrezikshme dhe për këtë deklaron se nuk mund ta pranojë as opozita dhe as faktori ndërkombëtar.

“Përveç papërgjegjshmërisë si politikan, përpiqet që përmes pazareve politike ta kalojë lumin. Kësaj radhe është në kufijtë pamundësisë për faktin se ka një problematike shumë të madhe përpara, ka Bundestagun, ka ndërkombëtarët, ka opozitën që do ta ndryshojë stilin e të bërit politikë duke u fokusuar tek vendimmarrja e kësaj mazhorance”, u shpreh ai në studion e Ora News.

Kryetari i Demokristianëve paralajmëroi se nëse Rama do të shkojë drejt aventurës politike, qytetarët dhe opozita do ta ndalojnë.

LEXO EDHE:  Nga Agim Xhafka/TËRMETI

LEXO EDHE:  Konferenca e donatorëve për tërmetin/ Presidenti i Këshillit të Europës vizitë në Tiranë

“Ne po shkojmë drejt një rrokullisje politike, ekonomike dhe morale. Një kryeministër që operon edhe pa Gjykata Kushtetuese nuk ka sens që të lejohet në aventurën e tij. Të gjithë po presin  vendimmarrjen e opozitës për të organizuar protestat dhe kjo është një detyrë e jona e patjetërsueshme dhe në kushtet e emergjencës. Unë shpresoj që kryeministri mos përballej për herë të dytë me egërsinë e protestave, me egërsinë e vendimmarrjes së opozitës. Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin institucional për ta zgjidhur krizën. E kemi toleruar vetë mazhorancën”, theksoi Ndoka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE