Connect with Us

Detaje nga vrasja në Kavajë/ Si e qëlloi me armë pronari i lokalit të riun në pallatin e Marsida Qatjas

Kronika

Detaje nga vrasja në Kavajë/ Si e qëlloi me armë pronari i lokalit të riun në pallatin e Marsida Qatjas

Publikuar

-

Dalin detaje të reja nga vrasja e të riut në Kavajë.

Sipas “News 24” ngjarja ka ndodhur në pallatin ku banon Marsida Qatja dhe 29-vjeçari M.Ismailaj, u qëllua me armë gjahu nga pronari i lokalit. 60-vjeçari Xhevdet Leçini është konfliktuar me të riun për shkaqe ende të paditura, ndërsa ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë në vend.

Të dy personat raportohet se kanë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa  trupi i pajetë i Ismailajt është transportuar drejt Spitalit të Durrësit. 29-vjeçari nuk ishte emër i panjohur për policinë, pasi ka qenë me precedentë penalë të mëparshëm.

Sakaq, policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes.

“Rreth orës 18:20 në lagjen nr 2 Kavajë për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit nën efektin e pijes alkoolike shtetasi XH. L.,60 vjeç ka vrarë me armë gjahu të cilën e posedonte me leje shtetasin M. I.,29 vjeç.

Shtetasi XH. L ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Muzikë live në lokal/ E pëson keq pronari në Durrës

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, administratorin e një lokali, pasi u konstatua se ushtronte aktivitet me muzikë live, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Njësinë Administrative Ishëm, një lokal që ushtronte aktivitet me muzikë live, në kundërshtim me Aktin Normativ.



Për këtë subjekt me pronar shtetasin A. E., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qëllohet me armë drejt një karburanti në Vlorë/ Shoqërohet një i dyshuar

Publikuar

-

Nga

Qëllohet me armë drejt një karburanti në Vlorë/ Shoqërohet një i dyshuar

Një person ka qëlluar me armë drejt një karburanti në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites në lagjen 10 Korriku, ku një person ka qëlluar në drejtim të karburantit nga jashtë- brenda dhe është larguar.

CNA.al raporton se deri më tani nuk ka të lënduar dhe se është shoqëruar një person me inicialet Xh.S./ CNA.al 
LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Mbytet një fëmijë 12 vjeç në Tale të Lezhës

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Mbytet një fëmijë 12 vjeç në Tale të Lezhës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tale të Lezhës, teksa një fëmijë vetëm 12 vjeç ka humbur jetën. Fëmija nga fshati Borizanë i Fushë Krujës rezulton të jetë mbytur, ndërsa ende nuk dihet  si ka ndodhur ngjarja.



Është grupi hetimor ai që po punon për zbardhjen e saj. CNA.al

LEXO TE PLOTE