LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi në "Fiks Fare"/ Kavalishenca ku humbi jetën Kryekomisari e pabanueshme që më 21 shtator!

9 Dhjetor 2019, 20:26, Denoncim CNA
Denoncimi në "Fiks Fare"/ Kavalishenca ku humbi jetën

Shtëpia e Pushimit në Durrës, ku humbi jetën kryekomisar Bajram Hajdarmataj më 26 nëntor, ka qenë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i datës 21 shtator.

Pavarësisht raportit të ekspertëve që e konsideruan me ?rrezikshmëri të lartë?, godina nuk u mbyll, por vazhduan normalisht aktivitetet. Dhe, lëkundjet e fund nëntorit, sollën shkatërrimin e saj. ?Fiks Fare? investigoi këtë ngjarje të paralajmëruar ku askush nuk mori masë. Madje, edhe pas tërmetit të 26 nëntorit, në ambientet e Kavalishencës, pavarësisht se dy godina janë cilësuar si të pabanueshme, qëndrojnë qytetarë që janë strehuar që në shtator.

Sipas dokumenteve që ka siguruar ?Fiks Fare?, Shtëpia e Pushimit në Durrës e ka pranuar edhe vetë që hoteli nr.4 në Kavalishencë ka qenë i shkatërruar që nga tërmeti i parë. Madje, ka bërë edhe një tender për të projektuar ndërhyrjet në këtë godinë. Sipas këtyre dokumenteve, pas tërmetit të 21 shtatorit, është bërë një akt konstatimi nga disa ekspertë për hotelin nr.4. Në të thuhet se: U konstatuan dëme fizike të muraturave? Objekti nuk mund të funksionojë në kushtet se si është në gjendjen aktuale, pasi muraturat e dëmtuara demonstrojnë rrezikshmëri të lartë! Megjithatë, në tërmetin e datës 26 nëntor, në godinë humbi jetën kryekomisar Bajram Hajdarmetaj. Në ambiente kishte edhe rreth 120 studentë, por fatmirësisht strehoheshin në një tjetër godinë.

Tenderi pas 21 shtatorit: Godinë e rrezikshme!

Pak javë më parë, sipas një dokumenti që ka siguruar ?Fiks Fare?, Shtëpia e Pushimit në Durrës, në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka hapur një tender me objekt ?Shërbim projektimi për hotelin nr. 4?. Fondi për këtë tender ka qenë rreth 50 mijë euro. Dokumenti është firmosur nga kreu i këtij institucioni, Ahmet Doda, ndërsa dokumentet duhet të dorëzoheshin deri më datë 18 nëntor. Në një dokument, është edhe objekti i punës që kërkohet. Mes rreshtave, thuhet se ?Pas tërmetit të datës 21 shtator 2019, në ?Aktkonstatimi mbi situatën e objekteve/banesave në Hotelin Nr.4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në rajonin nr.5? të grupit të ekspertëve, të ngritur enkas për të bërë vëzhgimin e pasojave te tij në objekte të ndryshme në qytetin e Durrësit, u konstatuan dëme fizike të muraturave. Nga konstatimet, lihet të kuptohet qartazi që objekti nuk mund të funksionojë në kushtet se si është në gjendjen aktuale, pasi muraturat e dëmtuara demonstrojnë rrezikshmëri të lartë?. Ndërkohë, në dokument thuhet mjaft qartë se dëmet nuk mund të riparohen në sipërfaqe dhe se objekti është në kushtet minimale ekzistenciale, madje edhe me një amortizim ?moral? dhe fizik të godinës. Për këtë arsye, kërkohet rikonstruksion total të objektit.

Tenderi duhet të përfundonte në 22, u shty më 27 nëntor?

Sipas dokumenteve që disponon ?Fiks Fare? godina është ndërtuar në vitet 1980? me strukturë beton arme. Ajo ka funksionuar si një kompleks tërësor pushimi të administratës së Ministrisë së Brendshme. Shtëpia e Pushimit thotë se ?godina është ndërtuar me standardet dhe materialet e kohës dhe sot shfaq një amortizim fizik të dukshëm, përtej asaj që evidentoi tërmeti i datës 21.10.2019?. Sipas saj, perimetri i jashtëm nuk është i termoizoluar. Vetratat janë në parametra tepër të ulëta termike. Madje, janë amortizuar edhe shtresat e tarracës. Për këtë arsye, sipas akt konstatimit pas tërmetit të 21 shtatorit, kërkohej zëvendësimi i pjesës së dëmtuar dhe ribërja e disa brezave sizmikë. Pra, nga këto dokumente del qartë se godina ishte e shkatërruar që në 21 shtator. Madje, e përcakton se ndërtimet duhet të bëhen edhe për të përballuar lëkundjet sizmike. Pas shpalljes së këtij tenderi në fillim të muajit nëntor, Shtëpia e Pushimit dërgon në Agjencinë e Prokurimit Publik disa shtojca. Në këtë dokument, kjo Shtëpi Pushimi shtyn tenderin nga data 22 nëntor në datën 27 nëntor. Pra, 1 ditë pas tenderit!

120 studentë dhe dhjetëra banorë në godinat e Kavalishencës

Në orët e para të 26 nëntorit, në godinat e Kavalishencës në varësi të Ministrisë së Brendshme, kanë qenë të strehuar rreth 120 studentë të Akademisë së Policisë. Fatmirësisht, studentët kanë qenë të strehuar në një godinë tjetër. Ndërkohë, po në këto godina, qëndrojnë edhe dhjetëra banorë që janë prekur nga tërmeti i 21 shtatorit.

Për këtë situatë, gazetarët e ?Fiks Fare? shkuan fillimisht në Bashkinë Durrës, ku morën insformacion se pas 21 shtatorit është bërë një raport akt konstatimi. Sipas bashkisë, godina është shpallur ?e rrezikshme dhe e pabanueshme?. Bashkia thotë se akti i konstatimit është bërë në zyrën e drejtorit të Shtëpisë së Pushimit Ahmet Doda dhe gjendet në atë institucion. Pas kësaj përgjigje, gazetarët shkuan në ambientet e kësaj Shtëpie Pushimi, por nuk u lejuan të filmojnë brënda. Një punonjës thotë se në momentin e tërmetit, në godinë kanë qenë edhe 120 studentë, por kanë qenë në një godinë tjetër. Sipas tij, edhe ajo godinë ka pasur dëmtime të shumta dhe është shpallur më pas e pabanueshme. Në hotelin nr.4 ka qenë vetëm kryekomisar Bajram Hajdarmataj dhe një oficer tjetër. Gazetarët tentuan të komunikojnë me drejtorin dhe pas insistimeve morën përgjigje se ?materialet e të gjithë dosjes po hetohen?./Top Channel/

Lajmet e fundit nga