Connect with Us

Cakaj me Ministrat e Jashtëm të BE-së/ Dinamikë e re politike për hapjen e negociatave

Politikë

Cakaj me Ministrat e Jashtëm të BE-së/ Dinamikë e re politike për hapjen e negociatave

Publikuar

-

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në mëngjesin e punës në Bruksel me pjesëmarrjen e të gjithë Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Takimi u fokusua kryesisht në hapat që duhet të ndërmerren për të mundësuar çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimit, Kryediplomati Cakaj ka nënvizuar faktin se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE dhe ka theksuar rëndësinë madhore të perspektivës evropiane për të ndihmuar tutje procesin e demokratizimit dhe stabilizimit të Ballkanit Perëndimor.

LEXO EDHE:  Glover i shkon në zyrë Bashës/ 30 minuta "kokë më kokë" me kryedemokratin

Nëpërmjet një postimi në facebook, Ministri në Detyrë Cakaj është shprehur “Menjëherë pas miratimit të metodologjisë së re për negociim, pritet të fillojë një dinamikë e re politike në funksion të hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut“./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jozefina Topalli zbulon përplasjet në 2017-ën/ Pse e hoqi Basha nga listat

Publikuar

-

Nga

“Ndryshimi jo për të ndërruar karriget”/ Topalli mesazh Bashës: Le të bëjë një “sakrificë” të vogël, nëse do ndryshim

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka zbuluar përplasjet me kryetarin e Republikës së Re Lulzim Basha në vitin 2017.

Topalli tregoi se me Bashën ishin përplasur për hyrjen e zgjedhje që asokohe kreu i opozitës e kundërshtonte.



Ajo tha në emisionin “Hard Talk” se kishte kundërshtuar Bashën për këtë çështje. Topalli la të kuptohej se kjo ishte një ndër përplasjet që më pas u pasua nga heqja e emrit të saj nga listat e Partisë Demokratike, ndonëse ishte një nga figurat ikonnë të kësaj partie.

“Në 2017 kur Basha nuk pranonte të hynte në zgjedhje, unë nuk bija dakord me të. Kur mendoja se mund të isha sërish deputete, dhe nuk është se s’kam pasur dëshirë për të qenë, dua të jem e ndershme për një gjë të tillë, kam pasur një dilemë të madhe. Do shkoj unë të kërkoj votën e qytetarëve, po çfarë do iu them? Se nëse vitet e tjera shkoja, i dëgjoja, e merrja mesazhin, unë kisha besim që me lidershipin e kohës së mëparshme kur thoshte po, po; kur thoshte jo, jo! Dhe e dija, kishte pika reference, ndërsa në rastin pas 2013 nuk kishim më asnjë pikë reference. Ishte një dilemë e madhe sepse ndihesha sikur do i bëja keq njerëzve që më besonin mua sepse nuk e dija a do isha në gjendje të ktheja besimin. Unë nuk besoj, është çështje besimi”, theksoi Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në kufijtë e skandalit”/ Gjekmarkaj zbulon çfarë fshihet pas shkarkimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Në kufijtë e skandalit”/ Gjekmarkaj zbulon çfarë fshihet pas shkarkimit të Besa Shahinit

Analisti Agron Gjekmarkaj, e ka konsideruar një shkelje në kufijtë e skandalit , largimin e Besa Shahinit nga posti i Ministres së Arsimit ditën e parë të shkollës.

Në një lidhje telefonike  për ‘’News24’’   u shpreh se qeveria do ia faturojë asaj fajin e dështimit të menaxhimit të pandemisë në sistemin arsimor.

“Ndryshimi nuk ishte i papritur. Vetë Shahini e kishte paralajmëruar. Nuk do ishte në fushatë. Praktikisht duket që nga ajo ditë de- facto nuk do ishte më ministre. Zgjedhja që bën kryeministri është politike, për të ndikuar elektoralisht në Elbasan, një qark me mjaft deputetë. Droja ime, është që një zgjedhje e tillë mund të ndikojë në politizim të administratës zgedhore. S’duhet ta paragjykoj, por është në kufijtë e një skandali që ministrja largohet në ditën e parë të shkollës.



Ka një lloj kakofonie, rrëmuje si po menaxhohet arsimi në Shqipëri. Njerëzit kanë nevojë të shohin siguri, sa më shumë siguri, dhe presupozohet që dikush të marrë përgjegjësi për masat. Përgjegjëse është Besa Shahini që largohet dhe nuk mban përgjegjësi. Dështimet do ia hedhin asaj që u largua në Kosovë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Ambasadorja e SHBA takohet me Rudina Hajdarin/ “E respektoj luftën e saj parimore”

LEXO EDHE:  Glover i shkon në zyrë Bashës/ 30 minuta "kokë më kokë" me kryedemokratin

Më tej Gjekmarkaj thekson se emërimi i Evis Kushit është bërë nga Rama për të ndikuar në elektoratin e Elbasanit si dhe për të politizuar administratën arsimore në prag të zgjedhjeve të 2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zuri vendin e Besa Shahinit/ Kush është Evis Kushi, deputetja që do të drejtojë ministrinë e Arsimit

Publikuar

-

Nga

Zuri vendin e Besa Shahinit/ Kush është Evis Kushi, deputetja që do të drejtojë ministrinë e Arsimit

Prej disa ditësh CNA.al raportoi se kryeministri Edi Rama do të bënte ndryshime në qeveri dhe fill pas kësaj Besa Shahini tha se do të qëndronte deri në fund të mandatit.

Por sot, gjatë një videolive kryeministri Edi Rama lajmëroi largimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe prezantoi zëvendësuesen e saj.

Evis Kushi është deputetja që do të drejtojë ministrinë e Arsimit. Kushi është nga Elbasani dhe ka kryer studimet e larta për Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

Në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, për Ekonomi Turizmi.

LEXO EDHE:  Donald Lu takim urgjent me Bashën/Në fokus kriza politike

LEXO EDHE:  Presidenti Meta takon Shefin e Shtabit të Ushtrisë Italiane/ Përballemi me sfida të përbashkëta

Deputetja mban titujt “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”. Ajo ka qenë pedagoge dhe në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat./ CNA.al

Besa Shahini “dëbohet” nga ministria e Arsimit/ Ja kush është deputetja që do e zëvendësojë



CNA.al paralajmëroi shkarkimin nga Rama/ Shahini justifikon largimin e turpshëm?

Lëvizja e papritur e Besa Shahinit/ Do largohem nga qeveria

Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg

Ndryshimet në qeveri/ Lista me emrat që pritet të lëvizin

LEXO TE PLOTE