Politikë
“Buxheti do të jetë i monitorueshëm”/ Rama: Disa banorë të Durrësit do të akomodohen në periferi të Tiranës
Kryeministri Edi Rama, sot në mbledhjen e Dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit foli për progresin e bërë deri tani nga qeveria për rregullimin e situatës së rëndë pas termetit të 26-nëntorit.
Në lidhje me Fondin e të ardhurave dhe donacionet, Rama tha se pritshmëritë janë të konsiderueshme. Në lidhje me buxhetin, Kryeministri përmendi se buxheti do të jetë i monitorueshëm nga të gjithë. Më pas, ai dha një bilanc për familjet e akomoduara deri tani, duke thënë se për shkak mungese banesash, disa prej banorëve të Durresit do të duhet të akomodohen në periferinë e Tiranës.
“Pritshmëritë për donacione janë të konsiderueshme. Pjesën e parë të shkurtit do të realizohet konferenca e madhe e donacioneve. Do të jetë një buxhet i veçantë dhe do të jetë i monitorueshëm nga institucionet dhe shoqëria.
666 familje kanë përfituar fondin e qerase, për momentin ka mungesë apartamentesh por po punojmë për një zgjidhje jashtë Durrësit në periferitë e Tiranës. Në Tiranë nga 1120 familje, 922 janë të akomoduara, të tjerat në akomodim e sipër”, u shpreh Rama.
Kryeministri tha se nuk ka ende një raport përfundimtar rreth dëmëve, duke përmendur se një i tillë do të bëhet publik në fund të muajit janar.
“Nuk ka ende një raport paraprak të dëmëve. Raportet post katastrofë kërkojnë kohë. Do të kemi raport paraprak, të dytë dhe final në fund të muajit janar për t’i hapur rrugë konferencës së donatorëve”, u shpreh Edi Rama.
Rama premton se shtëpitë e reja që do të ndërtohen do të kenë kushte shumë më të mira se sa ato që kishin banorët e prekur nga termeti, gjë që sipas Ramës, do u’a përmirësojë jetën.
“Po përgatitet ligji i posaçëm për rindërtiminqë ka për qëllim të krijojë një kuadër ekskluziv për aspektet që kanë të bëjnë me rindërtimin, kemi një grup pune non stop, një draft të parë e kemi gati dhe po bashkëpunojmë me komisionin e ligjeve. Konferenca e donatorëve ka një shpjegim: institucione vullnetare, dosjet e objekteve për rindërtim, ekzistojnë 386 dosje projektesh për rindërtim, janë bërë gati në mënyrë që të punohet në mënyrë të organizuar, të mos humbim kohë”, u shpreh mes të tjerash Kryeministri Rama./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...