LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arabia Saudite bën progres në barazinë gjinore/ Gratë nuk do të kenë më hyrje në vete nëpër restorante

9 Dhjetor 2019, 17:09, Kosova & Bota CNA
Arabia Saudite bën progres në barazinë gjinore/ Gratë nuk do

Restorantet në Arabinë Saudite nuk janë më të detyruara për të pasur dy hyrje, një për burrat dhe një për gratë.

Qeveria e Mbretërisë Sauditë njoftoi se rregulli i cili detyronte që restorantet të kishin hyrje të ndara për dy gjinitë, bie poshtë.

Kjo masë është e pjesë e një serë përpjekjesh për të lehtësuar rregullat strikte dhe tepër të rrepta të kësaj mbretërie konservatore, rregulla të cilat në më të shumtën e rasteve përfshijnë gjininë femërore. Përpara marrjes së këtij vendimi nga Ministria, Bashkitë dhe Komunat, restorantet dispononin një hyrje të veçantë për gratë dhe fëmijët dhe një hyrje ?standarte? për burrat.

Kjo praktikë e re do të sjellë si rezultat një zbutje të pabarazisë gjinore që zë vend në Arabinë Saudite, vendin e pasur me naftë. Një tjetër përpjekje progresive ishte ajo e gushtit të këtij viti ku qeveria lejoi tashmë që gratë saudite të cilat disponojnë pasaporta të mund të udhëtojnë jashtë vendit edhe pa pëlqimin e një kujdestari mashkull.

Gjithashtu, e njohur tashmë si një reformë historike është ajo e vitit 2018 ku grave në Arabinë Saudite ju dha e drejta për t?u pajisur me patente, pra për t?u bërë edhe ato drejtuese automjetesh. Në vitin 2018, shumë aktiviste femra, përfshirë ato që bënin fushatë për lejen e drejtimit të makinës, u burgosën./CNA.al

Lajmet e fundit nga