LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

9 Dhjetor 2019, 16:34, Kronika CNA
Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Prezë.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës, ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesie e automjetit me inicialet A.L.

Informacion Paraprak:

Rreth orës 16:56 në fashtin Prezë, Vorë, automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç. Si pasojë e demtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga