Connect with Us

A do të shfarosen lagje nga tërmeti në Shijak?/Ja si përgjigjet inxhinieri

Sociale

A do të shfarosen lagje nga tërmeti në Shijak?/Ja si përgjigjet inxhinieri

Publikuar

-


Në studion e emisionit “Open” vijon të diskutohet për situatën pas tërmetit dhe zgjidhjet që duhet të vijnë. Përveç analistëve të përhershëm të pranishëm janë edhe përfaqësues ekspertë të qarqeve shkencore.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin, inxhinieri i ndërtimit Markel Baballëku dha një pasqyrë të gjendjes së ndërtesave të dëmtuara në qytetin e Shijakut, nisur nga komenti i Inxhinierit Arben Meçe i cili u shpreh se Shijaku është nga qytetet më të dëmtuara prej tërmetit të 26 nëntorit dhe lagje të tëra rrezikojnë të shfarosen.

Ndryshe nga sa deklaroi kolegu i tij Meçe, Markel Baballëku tha se qyteti i Shijakut nuk përbën ndonjë rrezik të madh, pasi sipas vlerësimit, vetëm një shkollë duhet shembur ndërsa dëmët e tjera janë të riparueshme. Mirëpo, duhet të vijojnë të bëhën vlerësime më të imtësishme për ndërtesat e tjera. “Vlerësimi i ndërtesave është bërë si sport masash. Vlerësimi nuk është kaq i thjeshtë. Ne kemi mosnjohjen e këtij fenomeni dhe pak janë personat që e kanë të plotë informacionin në lidhje me vlerësimin e cilësisë së ndërtesave. Duhet të bëhët një vlerësim i imtësishëm. Në prëgjithësi në Shijak, përveç një shkolle që duhet të shembet nuk kishte probleme të tjera”, tha Baballëku.CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër “ngrin” Shqipëria/ Termometri shkon -10 gradë celsius

Publikuar

-

Nga

Dita e hënë pritet të sjellë temperatura shumë të ulta ne vendin tonë.

Në fillimin e javës priten rryma ajri shume të ftohta me origjine polare që do të prekin gjithë Ballkanin duke përfshirë edhe vendin tone.

Moti do të jetë i kthjellët por do të bëjë shumë ftohtë pasi termometri do të zbresë nën zero.
Temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë në veri, -5 në onat e ulëta dhe -2 në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët lënë Shqipërinë pas festave/ Fluks lëvizjesh në pikat kufitare

Publikuar

-

Nga

Pas pushimeve në Shqipëri, për emigrantët është koha të lënë vendin e tyre dhe të rikthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Në pikat kufitare të vendit, janë shënuar radhë të gjata dhe fluks në qarkullim.

Vetëm  ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3527 dhe kanë dalë 5515 shtetas.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 3387 dhe kanë dalë 2882 shtetas./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisin reshjet e borës në Korçë/ Probleme në disa akse

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Zonat me reshjet intensive janë aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri sasia e borës ka arritur 7 cm dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Qarr ka probleme pasi është bllokuar rruga nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.

Ndërkaq, sipas  Sherbimit Meteorologji, në vijim moti do të vij duke u përkeqësuar. Reshje dëbore priten në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE