Connect with Us

460 ndërtesa për tu shembur në qarkun e Durrësit/ Mbyllet procesi në Thumanë e Bubq

Lajme

460 ndërtesa për tu shembur në qarkun e Durrësit/ Mbyllet procesi në Thumanë e Bubq

Publikuar

-

Nga inspektimi i kryer deri më tani në terren nga grupet e ekspertëve shqiptarë e të huaj, 460 objekte duhet të shemben në qarkun e Durrësit.

Deri tani Teksa në qarkun e Durrësit janë shembur 43 objekte, ndërsa mbeten për tu shembur edhe 460 godina.

Ndërkohë është mbyllur procesi i shembjeve në Thumanë, ku në total në këtë zonë u prishën 10 objekte, njëra shkollë, dhe të tjerat pallate.

LEXO EDHE:  Kapet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

E njëjta situatë raportohet edhe në Bubq ku procesi është mbyllur me shembjen e vetëm dy objekteve, 1 shkollë dhe një
pallat 2 katësh.

Bashkia Durrës – 1963 Objekte të inspektuara, 639 të pabanueshme, 88 për tu prishur.

Bashkia Krujë – 2428 Objekte të inspektuara, 910 të pabanueshme, 27 për t’u prishur.

Bashkia Shijak – 1657 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 345 për t’u prishur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Stuhia e erës ka kapluar vendin/ Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas erës së fortë që ka shkaktuar dëme të mëdha ditën e sotme në të gjithë vendin dhe ka rrëzuar disa pemë.

Ministria i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

“Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Kërkohej ndërkombëtarisht/ Arrestohet 25-vjeçari në Durrës

LEXO EDHE:  Kapen 700 kg kanabis në Portin e Durrësit/ Arrestohet shoferi i kamionit

Gjithashtu bëhet me dije se deri më tani situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme nga era dhe bora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndarja nga jeta e Robert Andonit/ Berisha: Mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të profesor Robert Andonit.

Berisha thotë se mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar.

Ish kryeministri shpreh ngushëllimet për familjen e Andonit, duke u lutur qq shpirti i tij të gjejë paqene merituar.

“Miq, dje u nda nga jeta Prof. Robert Andoni, njëri prej personaliteteve më të shquara të mjekësisë shqiptare në fushën e bakteriologjise. Dr. Robert Andoni ishe nje pedagog i talentuar, humanist i vertet, kërkues serioz shkencor, autor i dhjetra punimeve shkencore, teksteve, monografive të arrira, me të cilat ai dha një kontribut te çmuar në zhvilimin e shkencave bakteriologjike në Shqipëri.
Me këtë rast une i shpreh familjes së tij ngushellimet e mia me të ndjera dhe, duke ndarë dhimbjen, lutem se bashku me ta që shpirti i mirë i Robertit, njeriut të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Ngushellime”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Përkeqësimi i motit/ Anullohen udhëtimet e trageteve nga Bari në Durrës

Publikuar

-

Nga

Duke parë përkeqësimin e motit në ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitenerinë e portit te Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se Porti i Barit është mbyllur.

Bëhet me dije se sot tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit Barit.

Ndërkohë, porti i Durrësit është i hapur dhe është në gatishmëri.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së PërgjithshmeDetare, për arsye të mbylljes të portit të Barit do ndalohet nisja e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit të Barit.

LEXO EDHE:  Qarku i Durrësit/ Emrat e PS-së për bashkitë

LEXO EDHE:  Kapen 700 kg kanabis në Portin e Durrësit/ Arrestohet shoferi i kamionit

“Kërkojmë mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet per të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot te përkeqesuar, erë te fortë e dallgë të larta”, thuhet më te në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE