Connect with Us

Zjarr i madh në një fabrikë/ Humbin jetën mbi 40 persona, dhjetëra të plagosur

Bota

Zjarr i madh në një fabrikë/ Humbin jetën mbi 40 persona, dhjetëra të plagosur

Publikuar

-

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një fabrikë në kryeqytetin indian të Delhit.

Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën më shumë se 40 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në një lagje të vjetër të qytetit.

Kryeministri Narendra Modi tha se zjarri ishte i tmerrshëm dhe se autoritetet po japin të gjithë ndihmën e mundshme në vendin e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Nepal/ Më shumë se 2 000 të vdekur dhe 4 000 të plagosur pas tërmetit shkatërrues

Zona ku ndodhet fabrika, Sadar Pazari, është tregu më i madh i qytetit.

Për të arritur në vendngjarja ka shumë rrugica të ngushta ndaj kjo bëri të vështirë arritjen e zjarrfikësve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sulm me raketa mbi Ambasadën amerikane në Bagdad

Publikuar

-

Nga

Një sulm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ambasadën amerikane në Bagdad, e cila ndodhet në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit të Irakut.

Mediat e huaja raportojnë se dy raketa kanë goditur Ambasadën, dy ditë pas ekzekutimit të gjeneralit iranian Kasem Sulejmani, me urdhër të presidentit të SHBA, Donald Tump.

Agjencia franceze e lajmeve AFP raportoi se fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por kanë mbetur të plagosur 4 persona të një familjeje.

LEXO EDHE:  Zjarr masiv në Korçë/ Shkrumbohen sipërfaqe të mëdha pyjesh

LEXO EDHE:  MASHTRIMI/”Nike” dhe “Adidas” i prodhojnë shqiptarët, kjo është fabrika

Bombardimi ndodhi pasi më parë Parlamenti i Irakut shprehu mbështetje për urdhërimin e tërheqjes së trupave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe përfundimin e bashkëpunimit me koalicionin ndërkombëtar.

Ndërkohë pritet që kjo ngjarje t’i tensionojë edhe më tepër marrëdhëniet, pasi presidenti i SHBA paralajmëroi se nëse preket qoftë edhe një shtetas amerikan, Irak do të goditet fort.

Të njëjtin raportim ka bërë dhe rrjeti i njohur “Al Jazeera”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Prish marrëveshjen me BE dhe SHBA/ Irani merr vendim të mos respektojë Paktin Nuklear

Publikuar

-

Nga

Pas vrasjes së komandantit suprem, Qasim Soleimanit, në një mbledhje të jashtëzakonshme, mbrëmjen e së dielës, Irani ka marrë vendim që të mos respektojë më marrëveshjen e vitit 2015 me shtetet e BE-së dhe SHBA-në për limitim të pasurimit me uranium.

Marrëveshja e vitit 2015 limitonte pasurimin me uranium të shtetit persik dhe lehtësonte sanksionet ekonomike të vendosura nga vendet perëndimore. Irani përkushtohej që uraniumi të përdorej vetëm për energji.

Gjithsesi, presidenti amerikan, Donald Trump u tërheq nga kjo marrëveshje vitin e kaluar pasi e konsideronte jo të denjë për popullin amerikan, dhe pasi që nuk besonte se Irani po i përmbahej marrëveshjes.

LEXO EDHE:  MASHTRIMI/”Nike” dhe “Adidas” i prodhojnë shqiptarët, kjo është fabrika

LEXO EDHE:  Banesat u përfshinë nga flakët në Fier/ Zbardhen detajet

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur shumë muajt e fundit, dhe ato kulmuan pas sulmit me dron ndaj komandantit të ushtrisë iraniane.

Tani pas tërheqjes nga kjo marrëveshje, Irani nuk do të limitojë prodhimin e uraniumit, shkruan NY Times. Qeveria iraniane ka lënë derën hapur për kthim në respektimin e marrëveshjes nëse sanksionet ndaj saj hiqen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidencialet në Kroaci/  Sondazhi i exit poll-it tregon kush është kandidati fitues

Publikuar

-

Nga

Kroacia ka mbajtur, sot, raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kutitë e votimit të të cilave janë mbyllur në orën 19.00. Sipas raportimeve të ardhura nga mediat lokale dhe ato rajonale mësohet se sondazhet e para të exit pollit, lidhur me rezultatin, tregojnë se, presidentja në detyrë, njëherësh dhe kandidate garuese për një raund të dytë, Kolinda Grabar Kitaroviq, del ta ketë humbur garën.

LEXO EDHE:  Nepal/ Më shumë se 2 000 të vdekur dhe 4 000 të plagosur pas tërmetit shkatërrues

LEXO EDHE:  Nepal/ Më shumë se 2 000 të vdekur dhe 4 000 të plagosur pas tërmetit shkatërrues

Ndërkohë Zoran Milanoviq, ish kryeministri i Kroacisë, po sipas rezultatit të exit-pollit, rezulton të jetë fitues dhe president i ri i Kroacisë me 53,25 %. Milanoviq ka dalë fitues edhe në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve, ku Kitaroviq u rreshtua pas tij.

LEXO TE PLOTE