Connect with Us

Thumana pas tërmetit/ Zëri i Amerikës: Banorët presin përgjigje përfundimtare se çfarë do bëhet me banesat e tyre

Sociale

Thumana pas tërmetit/ Zëri i Amerikës: Banorët presin përgjigje përfundimtare se çfarë do bëhet me banesat e tyre

Publikuar

-

Kur kanë kaluar disa ditë nga termeti i 26 nëntorit, i cili në Thumanë mori jetët e 24 personave dhe shkatërroi një numër të madh banesash, gjithçka duket se ka ndryshuar. Rrugët janë thuajse të boshatisura duke ja lënë vendin dhjetëra makinerive të rënda që largojnë pjesët e mbetura nga banesat e shembura.

Fusha e sportit në Thumanë, e cila në ditët e para të tërmetit ishte e tejmbushur me disa dhjetëra çadra, tashmë është boshatisur. Ymer Çanja, banor i Thumanës, thotë se banorët janë larguar drejt Shëngjinit.

Capture

“Po banori i vetëm jam unë këtu. S’ka banorë këtu. Ikën në Lezhë te hotelet të gjithë banorët. I kanë sistemu atje. Unë kam pasurinë, kam kopështin dhe gjënë e gjallë këtu dhe nuk u largova. Jam vendali.”

Disa nga pallatet dhe banesat, që u shkatërruan gjatë tërmetit, tashmë janë shembur përfundimisht nga ekipet e specializuara për të mos rrezikuar jetë të tjera njerëzish, ndërsa një numër i madh mjetesh të rënda po punojnë për largimin e mbetjeve.

Në Thumanë vetëm dy prej pallateve 5 katëshe, të ndrëtuara në fundin e periudhës së komunizmit u morën jetën 24 banorëve gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Tashmë, në rrënojat e mbetura shikohen herë pas here familjarë që kërkojnë të gjejnë një dokument apo një kujtim nga familja pasi, siç thotë Arian Ndoka banor i njërit prej pallateve, nën rrënojat ka përfunduar gjithëçka që kanë patur.

LEXO EDHE:  “Kur i shoh sot fëmijët qaj dhe i puth”/ Dëshmitë e personave që i shpëtuan tërmetit

“Kam qenë në katin e pestë në momentin kur ka ra tërmeti dhe kam dalë me gjithë familje. Kam ardhë këtu me gjet ndonjë pasaportë, ndonjë dokument. Ësht shembë gjithçka, asht një tmerr i vërtetë, nuk e di çfarë mund të them. Këtu kanë vdekë 17 përsona, asht krim. Unë nuk du asgjë, asgjë nuk më interëson, thjeshtë të marr ndonjë dokument, ndonjë kujtim të vjetër që kam pasë. Gjithë djersa jonë këtu asht. Djersa e 30-40 vjetëve, këtu e në Greqi.”

Në Thumanë janë të pakët banorët që vazhdojnë të qendrojnë ende në çadra, ose në banesat e tyre, që i kanë shpëtuar shkatërrimit nga tërmeti. Ata presin një përgjigje përfundimtare nga ekipet e inspektimit se çfarë do të bëhet me shtëpite e tyre, do të shemben apo do të riparohen./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër “ngrin” Shqipëria/ Termometri shkon -10 gradë celsius

Publikuar

-

Nga

Dita e hënë pritet të sjellë temperatura shumë të ulta ne vendin tonë.

Në fillimin e javës priten rryma ajri shume të ftohta me origjine polare që do të prekin gjithë Ballkanin duke përfshirë edhe vendin tone.

Moti do të jetë i kthjellët por do të bëjë shumë ftohtë pasi termometri do të zbresë nën zero.
Temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë në veri, -5 në onat e ulëta dhe -2 në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët lënë Shqipërinë pas festave/ Fluks lëvizjesh në pikat kufitare

Publikuar

-

Nga

Pas pushimeve në Shqipëri, për emigrantët është koha të lënë vendin e tyre dhe të rikthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Në pikat kufitare të vendit, janë shënuar radhë të gjata dhe fluks në qarkullim.

Vetëm  ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3527 dhe kanë dalë 5515 shtetas.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Audi përplas makinën e OSHEE, disa të plagosur

LEXO EDHE:  Olsian Çela “tregon dhëmbët” nga Durrësi/ Askush nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë para ligjit

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 3387 dhe kanë dalë 2882 shtetas./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisin reshjet e borës në Korçë/ Probleme në disa akse

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Zonat me reshjet intensive janë aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri sasia e borës ka arritur 7 cm dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Qarr ka probleme pasi është bllokuar rruga nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.

LEXO EDHE:  Situata e rëndë në vend/ Meta anullon pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë

LEXO EDHE:  Foto-Shembja e shtëpive/ Banorët përplasen me policinë,nuk kursejnë fëmijët

Ndërkaq, sipas  Sherbimit Meteorologji, në vijim moti do të vij duke u përkeqësuar. Reshje dëbore priten në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE