LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi i kryeministrit me ndërkombëtarët/ Shehu: Hipokrizi! Motoja e Ramës “Shty sa ta shtysh”

8 Dhjetor 2019, 15:49, Politikë CNA
Takimi i kryeministrit me ndërkombëtarët/ Shehu: Hipokrizi!

Ish-deputeti Tritan Shehu ka akuzuar pak më parë kreun e qeverisë Edi Ramën se po përpiqet t?ju ofrojë shqiptarëve ?qiejtë? për kalimin e pasojave të tërmetit, por sipas tij vetëm në 3D.

Shehu thotë në një postim në rrjetet sociale se motoja e Ramës është ?Shty sa ta shtysh?, teksa i cilëson si hipokrizi, takimet e këtij të fundit me ndërkombëtarët, të cilëve i ka kërkuar të ndihmojnë Shqipërinë.

?Mire ben qe i takon, por nderkaq nuk nderpret si domosdoshmeri apo si nje mesazh serioziteti ndaj qytetareve apo partnereve financimet abuzive qofte dhe te PPP-ve me skandaloze, per tja kaluar ato fonde perballimit te gjendjes, kur vetem per shendetesine me 2020 do te paguhen 40 M$ per ato.

Te aktrosh me shqiptaret e t?i kerkosh partnereve te te ndihmojne, kur vazhdon te keq perdoresh te ardhurat publike, eshte nje hipokrizi e dyfishte!?, deklaron demokrati, ndërkohë që thekson se shqiptarët në këto momente duhen mbështetur dhe jo shfrytëzuar.

?Shqiptareve u duhet thene e verteta, donacionet nga jashte do te jene vetem nje pjese ndihmese per cfare do te nevojitet nga buxheti yne ne kaperximin e katastrofes; kjo do te jete shume dhe e veshtire per ne, pra duhen mire shfrytezuar kapacitetet tona.

Prandaj per te siguruar edhe ate mbeshtetje te partnereve duhet t?i bindim ata se nuk do te abuzohet me fondet e tyre, gje qe nuk mund te behet duke vazhduar te abuzohet me buxhetin, sic po kembengul Kryeministri.

Praktika e ?Strucit? nuk funksionon me partneret, por dhe me shqiptaret nuk mund ?ta shtysh gjate? keshtu!?, përfundon Shehu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga