LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Strehimi në Kosovë pas tërmetit/ Haradinaj: Shqiptarët të kthehen në vendlindje

8 Dhjetor 2019, 16:24, Politikë CNA
Strehimi në Kosovë pas tërmetit/ Haradinaj: Shqiptarët

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në rrjetet social, shkruan se  tashmë shqiptarët e strehuar në Kosovë duhet të kthehen në vendlindjet e tyre.

Sipas Haradinaj, Kosova hapi dyert edhe i priti, por pas kësaj faze të akomodimit, po hyjmë në një fazë tjetër, të rikthimit të tyre.

Ndërsa thekson se qeveria ka vendosur në dispozicion edhe transportin për rikthimin e të zhvendosurve.

“Kosova ka hapur dyert dhe zemrat, për t?i strehuar dhe ndihmuar gjithë bashkëkombësit tanë, pas tërmetit me pasoja tragjike që preku Shqipërinë.

Tani pas kësaj faze emergjente të përkrahjes dhe akomodimit, ne po hyjmë në një fazë tjetër, të rikthimit të të gjithë banorëve të Shqipërisë në vendlindjen e tyre.

Përkitazi me këtë proces, ne kemi vënë në dispozicion transport për rikthimin e të zhvendosurve, por sot kërkojmë që në këtë etapë të rikthimit vullnetarë të përfshihen edhe të gjitha Komunat, ku ka të strehuar, duke vënë në dispozicion mekanizmat e tyre, numër kontakti, Drejtorit e emergjencave dhe transportin.

Secili qytetarë, meriton një kthim të dinjitetshëm dhe Institucionet tona e kanë për obligim, ta garantojnë dhe të respektojnë këtë të drejtë.

Zyra e Kryeministrit, do të jetë në gjendje gatishmërie për çdo kërkesë eventuale të ndihmës, qoftë për Komunat tona, qoftë për autoritetet shqiptare.

Po nesër, të gjitha ndihmat e grumbulluara nga qytetarët tanë në Kazermën e FSK-së në Prizren, do të dërgohen nga Ushtria jonë, në mënyrë institucionale, në depot e rezervave shtetërore të Shqipërisë.

Kosova do të vazhdojë të jetë në gjendje gatishmërie, për çdo ndihmë të kërkuar, për popullin e Shqipërisë”, shkruan ai në reagimin e plotë./CNA.al

Lajmet e fundit nga