Connect with Us

Rama në konferencën e donatorëve në Turqi/ Kam ardhur të kërkoj ndihmën tuaj

Politikë

Rama në konferencën e donatorëve në Turqi/ Kam ardhur të kërkoj ndihmën tuaj

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama marrë pjesë në konferencën e donatorëve myslimanë në Turqi në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka shprehur falenderime për të gjithë ata që kanë mbështetur Shqipërinë në këtë situatë të vështirë.

Kryeministri u shpreh para donatorëve se kërkon ndihmë nga të jashtmit për të përballuar situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Është për t’u vlerësuar se si të rinjë dhe të reja kanë lënë punën dhe gjërat e tyre për të qenë vullnetarë. Megjjthatë ky solidaritet nuk mjafton për gjendjen që mbizotëron në Shqipëri, ndaj kam ardhur të kërkoj ndihën tuaj. Për premtimin fisnik të presidentit Erdogan për të ndërtuar 500 banesa, për gjithë mbështejen për tokën e plagosur të Shqiprisë kam ardhur t’ju kërkoj të bashkoheni në këtë rrugëtim të dhimbshëm të paharruar.
Katastrofa qe po përballemi të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë dhe shkatërrimi të shndërrohet në një peisazh të bukur në të ardhmen.
Tërmeti na ka sfiduar në mëyrën më të pakrahsueshme me asnjë sfidë tjetër gjatë historisë moderne”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeroportin Nënë Tereza

Publikuar

-

Nga

Rama jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeroportin Nënë Tereza

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në aeroportin Nënë Tereza sapo kanë mbërritur 40,800 doza vaksinash Astrazeneca.

Përmes një postimi, Rama shkruan se në ditët në vijim pritet të vijnë edhe doza të tjera, për të mos ndalur ritmin e lartë të vaksinimit.

Këto doza vijnë nga marrëveshja që është nënshkruar me Covax.

LEXO EDHE:  Rama humb kontrollin në studio: Stop!/Ja si ja kthen gazetarja

LEXO EDHE:  Zyrtari i DASH mbërrin në Tiranë/Nis takimin kokë më kokë me Ramën

Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos e ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar 🇦🇱 të mbrohet nga virusi i rrezikshëm“, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Basha: Kompensim për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral në Kurbin u ka bërë thirrje qytetarëve që me 25 prill të votojnë numrin 9.

Më tej, Basha u shpreh se për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti do të ketë një proces vlerësimi në transparencë të plotë.

“Shikoni se çfarë bën me rindërtimin. Sot nga ky shesh është vendi ti them të gjithë të dëmtuarin nga tërmeti se detyra e qeverisë së re dhe e imja si kryeministër  do të jetë vlerësimi në trasprencë dhe kompensim për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Ejani bashkohuni me shpresën. Më 25 prill, ne të gjithë bashkë do të votojmë numrin 9. Më 25 prill, shqiptarët do largojnë me votë Edi Ramën. tetë vjet dështime dhe guxon e vjen prapë e kërkon edhe katër vite të tjera mandate.

Ne e duam Shqipërinë në BE, ndërsa Rama pasuron pak oligarkë në kurriz të shqiptarëve.  Edhe pak ditë na kanë ngelur nga ndryshimi i vendit. Më prekin lotët e prindërve që kanë fëmijët në emigracion. Bashkë për ndryshim. Kurbini fiton, Lezha fiton dhe Shqipëria fiton. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore”, u shpreh Basha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bylykbashi takim me profesionistët e lirë/ 25 prilli, një shans për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Bylykbashi takim me profesionistët e lirë/ 25 prilli, një shans për ndryshim

Kandidati për deputet i PD në Durrës, Oerd Bylykbashi deklaroi se qytetarët kanë mundësinë të bëjnë ndryshimin më 25 prill.

Në një takim me profesionistët e lirë, Bylykbashi premtoi mbështetjen e tij për ta, kur të marrë mandatin e deputetit.

Në takimin me profesionistët e lirë ekonomistë bashkëbiseduam mbi problematikat dhe zgjidhjet eventuale që ofrohen përmes programit të Partisë Demokratike, sidomos në taksim dhe rritje profesionale.

Unë si deputet i Qarkut Durrës jam i vendosur ti mbështes profesionistët e fushave të ndryshme por protagonistët e ndryshimit të vërtetë janë ata! Suksesi i tyre është i lidhur me këmbënguljen, talentin dhe angazhimin! Pakënaqësitë ndëshkohen me votë prandaj me 25 Prill kthejini këto aspirata në realitet. Këto zgjedhje janë një shans për ndryshim dhe për të dhënë një mesazh të qartë që kjo qeverisje ka dështuar”, tha Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE