LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama dhe Basha e përdorën tërmetin për politikë”/ Klosi: S’do arrijnë konsensus as në 2020-ën

8 Dhjetor 2019, 16:42, Politikë CNA
“Rama dhe Basha e përdorën tërmetin për

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi akuzon qeverinë dhe opozitën se kanë përdorur për politikë gjendjen e rënduar të qytetarëve pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një intervistë për gazetën ?Sot?, teksa po fliste për ftesën e kryeministrit Edi Rama ndaj Lulzim Bashës, Klosi deklaron se mazhoranca ka reklamuar punën e bërë, ndërsa opozita është munduar të nxjerë në pah defektet duke përdorur raste konkrete.

?Kjo është një ftesë normale në situata të kësaj natyre. Kështu që, është fare normale që në situata të tilla, për mua është gjynah që të përdoren këto situata për të bërë politikë. Megjithatë, pak a shumë të dyja palët e përdorën këtë situatë për politikë. Nga njëra anë, është qeveria që po përpiqet të tregojë që ka bërë gjithçka që mundi. Ndërkohë që, opozita ka qenë akoma më e fortë sa i takon të bërit politikënë këto raste, pasi ka zbritur në terren dhe ka gjetur raste të veçanta, duke i përgjithësuar ato dhe thënë se: ?Shiko këtu, shteti iu ka kthyer krahët banorëve të prekur nga tërmeti, etj?. Kështu që, në kësisoj rastesh duhet njëri që t?i thotë opozitës: ?Ore ti çfarë ke bërë për t?u ardhur në ndihmë banorëve?? Pra, të gjithë duhet të bëjnë dhe të ndihmojnë në këto raste, kështu që nga kjo pikëpamje them se situata po përdoret politikisht nga të dyja palët. Megjithatë, pozicioni i opozitës në këtë rast nuk më pëlqen fare?, tha ish-kreu i SHISH, ndërkohë që theksoi se nuk beson se palët politike do të bien në konsensus edhe gjatë vitit 2020.

?Jo, nuk e besoj. Nuk ka asnjë shenjë që vitit 2020 do të sjellë një ndryshim në Shqipëri, ku të gjendet konsensusi mes palëve politike. Lufta politike në Shqipëri është shumë e ashpër dhe nuk bëhet paqja brenda ditës. Kështu që, nuk besoj se palët do të gjejnë konsensusin. Por në këtë situatë që është e veçantë, vërtet të vjen keq që po përdoret politikisht, në një kohë që kemi shumë viktima, plotë njerëz pa banesa, etj. Janë gjithë këto probleme të mëdha, që ky tërmet ka prekur me dhjetra mijëra njerëzish dhe është gjynah që përpara fatkeqësisë së tyre këta të shikojnë hallin e karriges së tyre, duke bërë politikë. Kjo pasi politika bëhet për karrigen, ta marrësh apo të mos e lëshosh?, u shpreh ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga