Connect with Us

Pse NATO është ende thelbësore për paqen në botë

Blog

Pse NATO është ende thelbësore për paqen në botë

Publikuar

-

Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”

Për mendjet e përqëndruara, nuk ka gjë më negative sesa kërcënimi nga Armagedoni bërthamor. Kjo ishte të paktën e vërtetë për NATO-n, gjatë dekadave që pasuan themelimin e saj në vitin 1949. Gjatë Luftës së Ftohtë, aleanca kishte një qëllim të përbashkët (mbrojtjen kolektive), një hapësirë të përbashkët (Atlantikun e Veriut), dhe një kundërshtar të përbashkët (Bashkimin Sovjetik).
Parimet ishin të thjeshta. Të tilla ishin edhe në vitin 1989, pasi ra Muri i Berlinit, dhe kur shtetet e Evropën Qendrore dhe Lindore iu bashkuan aleancës. Megjithatë më 3 dhjetor 2019, kur udhëheqësit e saj u mblodhën në Londër, për të kremtuar 70-vjetorin e lindjes së NATO-s, u shtruan pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e saj.
Madje Emanuel Makron, e shpalli NATO-n “klinikisht të vdekur”, gjatë një interviste që tha për “The Economist” muajin e kaluar. Deklaratat e tij synonin të provokonin, dhe në këtë aspekt pati sukses. Atlantistët e tronditur nga Uashingtoni në Varshavë, e kritikuan papërgjegjshmërinë e një qasje të tillë.
“Ky nuk është këndvështrimi im i bashkëpunimit në NATO”- deklaroi Angela Merkel. Rexhep Tajip Erdogan ishte më pak diplomatik. Presidenti turk, tha se ishte Makron ai që kishte pësuar “një vdekje klinike”. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump, i quajti “fyese” komentet
e Makron.
Është e vërtetë:gjuha e presidentit francez ishte shumë e ashpër. Neni 5 i traktatit të NATO-s, mbi mbrojtjen kolektive, bazohet në parimin se një sulm ndaj njërit prej anëtarëve, është një sulm ndaj të gjithëve. Në këndvështrimi komod i Parisit, kjo gjë mund të duket si abstrakte.
Por në skajet lindore të Evropës, ai nen është shumë domethënës.
Vizitoni për pak ditë vendet e Balltikut, që po vëzhgojnë me nervozizëm ndërtimin e pozicioneve të reja ushtarake në enklavën ruse të Kaliningradit. Aty Neni 5, nënkupton ndryshimin midis sovranitetit paqësor, dhe luftës hibride që Rusia ka zhvilluar në Ukrainë dhe Gjeorgji.
Por ndërhyrja e Makronit, nuk ishte tërësisht e pajustifikuar. Në nivelin intelektual dhe strategjik, NATO në mos ka vdekur, është dukshëm në agoni. Nëse misioni i saj është të mbrojë Perëndimin nga Rusia, atëherë pse Turqia po ble sistemet ruse të mbrojtjes, dhe me bekimin e heshtur të SHBA-së, po lufton tani kurdët në Sirinë Veriore, bashkë me trupat ruse?
Nëse misioni i NATO-s, është të garantojë sigurinë, pse Trumpi ka sugjeruar që SHBA-ja të mos ndërhyjë për të mbrojtur anëtarët më të vegjël të aleancës, siç është për shembull Mali i Zi? Nëse misioni i saj është të kundërbalancojë fuqitë jo-perëndimore, pse vetë Makron deklaroi kohët e fundit se “armiku ynë i përbashkët është terrorizmi”?
Përplasjet dhe përçarjet janë të shumta. NATO ka dështuar të ndërtojë një kulturë të përbashkët strategjike, ka shmangur debatet e mëdha mbi të ardhmen e saj, dhe e ka nënçmuar mendimin e opinionit publik. Por në veprim, janë edhe shumë forca të tjera të mëdha.
Në horizont, po shfaqet një rend i ri shumëpolar botëror, në të cilin interesat dhe përparësitë e anëtarëve të NATO-s, nuk janë më dhe aq të njëjta sa dikur. Evropianët e marrin shpesh si të mirëqenë mbrojtjen nga aleanca, edhe kur flirtojnë me fuqitë e jashtme. Të njëjtët udhëheqës gjermanë që kritikuan komentet e Makron, janë duke e ftuar me entuziazëm kompaninë kineze Huauei të instalojë rrjetin e tij të ri celular 5G.
Sulmet e SHBA-së ndaj aleatëve të saj, kontrastojnë shumë me frikën nga rritja e Kinës, një tendencë që nuk do të marrë fund me presidencën Trump. Makron veçoi me të drejtë ngjarjet në Siri, ku “nuk ka pasur asnjë planifikim dhe koordinim të NATO-s”.
Presidenti francez, pyeti nëse duhet të zbatohet Neni 5, nëse Siria hakmerret kundër Turqisë, dhe pyeti sërish se sa të përkushtuara mbeten SHBA-të për të ofruar garanci, në një rajon që po lëshon ndaj sferës ruse të ndikimit. Leksoni, përfundon Makron, është se “Evropa duhet të jetë autonome, në aspektin e strategjisë dhe aftësisë ushtarake”.
Dhe kjo nënkupton sipas tij, rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë, dhe përqendrimin mbi zgjidhjen e krizave në periferi të kontinentit. Sa më jofunksionale që duket NATO, aq më shumë ndikim do kenë mendimet e Makron. Evropa po ecën përpara.
Buxhetet e saj të mbrojtjes, po shkojnë drejt mesatares prej 2 për qind të PBB-së, që është dhe objektivi i NATO-s. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Anegret Kramp-Karrenbauer, iu përgjigj komenteve të Makron, duke rikthyer angazhimin e vendit të saj për arritjen e kuotës 2 për
qind.
Dhe evropianët janë duke u përmirësuar në shpenzimin e parave për mbrojtjen. Por përpjekjet e Evropës, janë më tepër hapa të vegjël në drejtimin e duhur, sesa një zëvendësues serioz i fuqisë kolektive të NATO-s. Rusia e Putinit, mbetet një kërcënim gjeopolitik.
Hendeku midis kërkesave më të gjera që po shpalosen në shekullin XXI, dhe kapaciteteve
të një Evrope post-NATO, mbetet shumë i madh. Gjermania mund të ketë si synim 2 për qind shpenzime në mbrojtje, por do ta arrijë këtë vetëm në vitet 2030 në rastin më të mirë.
Aleancës mund t’i mungojë një kulturë e përbashkët strategjike, dhe po kështu ndodh edhe me BE-në. Qasja e Makron është pra realiste. SHBA-ja po bëhet ralisht më pak e besueshme, dhe Evropa duhet të mbrojë interesat e saj, duke bërë më shumë për sigurinë e vet, dhe duke u përpjekur të sigurojë një autonomi në këtë aspekt./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse nuk ishim gati për këtë virus?

Publikuar

-

Nga

Për dekada të tëra, bota ka injoruar paralajmërimet për pandemitë nga ekspertët. Ndoshta koronavirusi do e ndryshojë këtë.

Në javët e para të pandemisë së koronavirusit, unë nuk duroja dot të lexoja për gabimet tona të hershme kolektive. Jo vetëm sepse qortimi i nënkuptuar ndihej i kotë – ç’qëllim kishte të dinim se realiteti i zymtë që po jetonim mund të ishte shmangur? – Por sepse, në rastin tim, kjo ndihej thellësisht personale. Çdo artikull që lexoja për injorimin e shenjave paralajmëruese të një virusi të ri shkatërrues, më kujtonte se dekada më parë, shkencëtarët ishin shqetësuar për atë gjë, dhe disa gazetarë të shkencës kishin shkruajtur për alarmin e shkencëtarëve. Unë isha një prej tyre.

Kur fillova ta hulumtoja këtë në 1990, termi “viruse në zhvillim” sapo ishte krijuar nga një virolog i ri, Stephen Morse. Ai do të bëhej personazhi kryesor në librin tim “Një Matricë Vallëzimi”, botuar tre vjet më vonë. Atëherë e përshkrova si një asistent profesor: i sinqertë, me syze, një njeri që e jetonte jetën kryesisht në mendje.

Morse dhe shkencëtarë të tjerë po identifikonin kushtet – ndryshimin e klimës, urbanizimin masiv, afërsinë e njerëzve me fermat ose kafshët e egra që ishin rezervuarë viralë – që mund të lëshonin mikrobe, të cilat kurrë nuk ishin parë te njerëzit dhe për këtë arsye, qenë jashtëzakonisht vdekjeprurëse. Ata po paralajmëronin që, falë një ekonomie gjithnjë e më të madhe globale, lehtësisë së udhëtimit ajror ndërkombëtar dhe lëvizjes së refugjatëve për shkak të urisë dhe luftërave, këto patogjenë vrasës mund të përhapeshin lehtësisht në të gjithë botën. Tingëllon e njohur?

“Kërcënimi i vetëm më i madh për vazhdimin e dominimit të njeriut në planet është virusi”. Në prezantimin e librit tim e përdora atë citim të guximshëm nga Joshua Lederberg, një biolog molekular që fitoi një çmim Nobel për punën e tij mbi bakteret. Në atë kohë mendova se Lederberg mund të ishte pak melodramatik. Tani thënia e tij më godet si jashtëzakonisht aktuale dhe parathënëse.

Kur numri i vekjeve në SHBA nga COVID-19 nuk kish arritur ende një mijë dhe kishin kaluar tre ditë kur guvernatori ynë, na kish bërë thirrje ne njujorkezëve të rrinim në shtëpi, unë i telefonova Morse për të parë se si po ndihej. Ai jep leksione epidemiologjie në Shkollën e Shëndetit Publik Mailman të Universitetit të Kolumbias dhe tani është në moshën e atyre që janë më të prekur nga pasojat më të këqija të koronavirusit. (Edhe unë jam.) Ai dhe gruaja e tij u vetëkarantinuan në apartamentin e tyre në Manhattan, vetëm disa milje larg nga imi.

“Jam dekurajuar, po, kur shoh se nuk jemi më të përgatitur pas gjithë kësaj, dhe se jemi ende mohues,” tha Morse. Ai më përmendi madje një citat të preferuar, nga guruja i menaxhimit Peter Drucker, i cili dikur u pyet: “Cili është gabimi më i keq që mund të bësh?” Përgjigja e tij, sipas Mors ishte: “Të kesh të drejtë para kohe”.

Unë dhe Morse nuk kishim të drejtë, para kohe apo jo. Askush nuk e kishte gjetur. Kur më pyetën në turneun e prezantimit të librit tim, se cila do të ishte pandemia tjetër, unë thashë që shumica e burimeve të mia të ekspertëve besonin se do të ishte gripi. “Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer listat,” më tha Morse gjatë telefonatës sonë; ai tha se gjithmonë e dinte se epidemia e radhës mund të vinte nga kudo. Por në fillim të viteve 1990 ai dhe kolegët e tij prireshin të përqëndroheshin te gripi, ashtu si edhe unë. Ndoshta ka qenë gabim; nëse pandemia tjetër do të ishte gripi, kjo nuk do të shkaktonte shumë alarm. Gripi? Njerëzit e marrin çdo vit. Ne kemi një vaksinë për të.

Kështu që ndoshta ishte e kollajtë të injoroje paralajmërimet si “thjesht një grip”, apo mendim katastrofik i një shkrimtari. POr gazetarë të tjerë po shkruanin libra të ngjashëm, dhe disa prej tyre ishin shumë të shitur, si “Zona e NXehtë” i Richard Preston, dhe “Epidemia e Ardhshme”, nga Laurie Garrett, që doli një vit pas librit tim. Të gjithë ne përshkruanim të njëjtat skenare të zymta, të njëjtat lojëra lufte, të njëjtat thirrje që ishin të papërgatitur. Përse nuk mjaftuan?



I njeri Edvin Kilbourne mund të ketë patur diçka për të thënë në lidhje me këtë. Një prej kryeshkencëtarëve që merrej me kërkime të vaksinave, në një konferencë në mesin e viteve 1980 Kilbourne sajoi një skenar për një virus të tmerrshëm me cilësi që do e bënin tejet ngjitës, tejet vdekjeprurës, dhe shumë të vështirë për t’u kontrolluar. Ai e quajti një “virus monstër tejet malinj”, ose MMMV. Siç e përshkruante Kilbourne, ai do të transmetohej në ajër si gripi, do të ishte i qëndruesëm në mjedis si poliomeliti, dhe do fuste gjenet e veta direkt në bërthamën e qelizës, si HIV.

LEXO EDHE:  Pse u rrëzua anija hapësinore “Challenger”, që i mori jetën 7 astronautëve?

LEXO EDHE:  Pse u rrëzua anija hapësinore “Challenger”, që i mori jetën 7 astronautëve?

Koronavirusi i ri nuk është MMV i Kilbourne, por ka shumë prej cilësive të tij më të frikshme. Transmetohet në ajër, replikohet në traktin e poshtëm të frymëmarrjes, dhe mendohet të zgjasë me ditë në mjedis. Veç kësaj njerëzit mund të kenë shenja të buta apo të jenë asimptomatikë, që do të thotë se, ndonëse janë infektues, shpesh herë ndjehen të shëndetshëm për të dalë, shkuar në punë, dhe kollitur duke na e ngjitur. Në këtë mënyrë, ai është më keq se gripi dhe më i vështirë për t’u kontrolluar.

Kilbourne më tha 30 vjet më parë se e kishte krijuar MMMV për arsye lustruese. “Me viruset, ku vetëm pak ndryshime mund të bëjnë një ndryshim shumë të madh në sjelljen e mikrobeve, të përpiqesh të parashikosh rrugët e evolucionit dhe zhvillimit është pothuaj e pamundur”, më paralajëmroi ai.

Në vende si imi, ne mund të jemi lodhur nga kërcënimi i një pandemie globale sepse kemi parë kaq shumë kërcënime “Ky është i Madhi”, është një gjë që e kemi dëgjuar shumë herë, por kanë qenë të kufizuara në rajone që i kemi ndjerë si të largët. Me përjashtim të SIDA-s, epidemitë e forta kanë qenë prirur të mos bëhen globale: SARS në 2003 mbeti kryesisht në Azi, MERS në vitin 2012 nuk u largua nga Lindja e Mesme, Ebola në 2014 ishte kryesisht një mallkim për Afrikën Perëndimore. Ndërsa vazhduam të “shmangnim plumbat”, ishte e lehtë t’u atribuohej infeksioni në vendet e tjera, sjelljeve që nuk ekzistonin në shoqëritë tona. Shumica prej nesh nuk udhëtonin me deve, nuk hanin majmunë, nuk merreshin me lakuriqë nate të gjallë ose mace nëpër tregje.

Ky tëhuajëzim i rrezikut, në shumë drejtime, ka qenë gabimi i madh që na ka sjellë këtu. Teksa rilexoja librin tim kohët e fundit, gjeta një fjali e cila vë theksin në këmbënguljen tonë tek kjo sjellje turpëruese: “Pyet një virolog terreni se cili është lloji i epidemisë që ia vlen të ruhemi”, shkruaja unë, “dhe ai do të të përgjigjet me cinizëm: Vdekja e një njeriu të bardhë”.

I kam kthyer përmbys sirtarët e dosjeve të mia për të gjetur një bllok shënimesh, ku mund të kem shkruar emrin e virologut të terrenit, por më kot. Por edhe pa atë informacion, unë besoj në thelbin e asaj fjalie. Ne kemi lozur prej dekadash me sigurinë e species tonë. Po e bëjmë ende, duke ushqyer një vetëkënaqësi zyrtare dhe personale që në fund, e gjunjëzoi njerëzimin.

Si ka qenë të shoh shpalosjen e pandemisë, tre dekada pasi shkruajta që një pandemi do të shpaloset pak a shumë në këtë mënyrë? Të jem i sinqertë, më ka shkaktuar një marramendje të çuditshme. Më ka shkaktuar edhe një lloj të panjohur solipsizmi, aq sa për të më bërë të pyes veten: Nëse atëherë do të kisha thirrur më fort për mbikëqyrje dhe përgatitje më të madhe, a do të gjendeshim sot këtu ku jemi?

Megjithatë, ka diçka iluminuese kur lexon historitë e librit mbi epidemitë e shekullit të kaluar, kur viruse të reja vazhdonin të shfaqeshin, duke bërë kërdinë nëpër popullata, dhe më pas duke u zhdukur vetë. Por kurrë më parë, që nga gripi spanjoll i 1918-1919, nuk ka patur një pandemi të kësaj përmase, dhe kurrë me këtë përzierje të transmetueshmërisë dhe vdekshmërisë. Ne pothuaj i nxorrëm mësimet e duhura në vitet 1990, dhe më pas i injoruam. Ndoshta këtë herë, kur parashikimet janë bërë realitet, ato mësime do të ngjisin.

Robin Marantz Henig është gazetare nga Nju Jorku dhe autore e nëntë librave. / Nationat Geographic – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Një revolucion shumëngjyrësh në Bjellorusi? Ndoshta, por jo tani

Publikuar

-

Nga

Një revolucion shumëngjyrësh në Bjellorusi? Ndoshta, por jo tani

Nga Genadi Rudkevich “The Moscow Times”

Bjellorusët do të shkojnë në votime këtë të diel, ku do të shohin të njëjtin emër në fletëvotim për herë të gjashtën herë radhazi. Të gjithë kundërshtarët kryesorë të Aleksandër Llukashenkos – përfshirë disa që kohët e fundit ishin pjesë e elitës bjelloruse – janë dëbuar nga vendi ose janë  burgosur.

Madje presidenti Llukashenko, “zbuloi” një komplot të minutave të fundit nga mercenarët rusë për të nxitur trazira në vend, edhe pse ai është një komplot i ngjashëm me atë që  “zbuloi” në vitin 2017. Rezultatet e zgjedhjeve, nuk janë në dyshim në një sistem zgjedhor ku presidenti e pranon hapur se e manipulon rezultatin final.

Megjithatë, këto zgjedhje po dëshmohen si sfida më e madhe për sundimin 26-vjeçar të Llukashenkos. Me dhjetëra mijëra njerëz që morën pjesë në tubimet e opozitës në mbarë vendin, a mund të sinjalizojnë këto zgjedhje fundin e regjimit të tij? Me pak fjalë, jo, ose të paktën jo tani.

Me përjashtim të disa protestave në vazhdën e një “taksë mbi parazitët” për të papunët, Llukashenko nuk është përballur me një kundërshtim serioz në më shumë se një dekadë, një fakt që nuk i ka penguar disa analistë të parashikojnë rregullisht rrëzimin e tij.

Por sipas tyre, nuk është populli bjellorus, por presidenti rus Vladimir Putin, ai që do të luante rolin kryesor në rrëzimin e Llukashenkos. Përplasjet e mëdha midis Moskës dhe Minskut – dhe tashmë ka shumë të tilla- janë pasuar nga spekulime të shfrenuara për një pushtim rus apo aneksim të plotë të Bjellorusisë nga Moska.

Në vitin 2015, RISI – një think tank rus që merret më seriozisht në Perëndim sesa në Rusi – parashikoi një pushtim rus të Bjellorusisë, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme të kësaj të fundit për aventurat e Rusisë në Ukrainë. Stërvitja ushtarake “Zapad” e vitit 2017, do të ishin preteksti i një pushtimi rus.

Ashtu siç ishte mosgatishmëria e Bjellorusisë për të lejuar një bazë ushtarake ruse në tokën e saj. Putini u akuzua se dëshironte të aneksonte Bjellorusinë për të qëndruar në pushtet. Ose për shkak të besnikërisë së pamjaftueshme të Llukashenkos. Ose thjesht sepse është gusht.

Por në këto histori mungon dimensioni popullor. Dhe nuk ka revolucion pa njerëzit. Po sa jopopullor është Llukashenko? Shifra të besueshme nuk mund të jepen, por një studim i Instituti të Sociologjisë të Akademisë Kombëtare të Shkencave të Bjellorusisë – që financohet nga shteti – thotë se vetëm 24 për qind e banorëve të Minskut, kanë besim tek Llukashenko.

Kjo shifër ka të ngjarë të jetë sot më e ulët, pas një reagimi skandaloz ndaj koronavirusit dhe tubimeve masive të opozitës. Por ky nivel i ulët popullariteti, nuk ka shumë të ngjarë të pasqyrohet në rezultatet e zgjedhjeve të së dielës. Sfidantët kryesorë të Llukashenkos në tre zgjedhjet e fundit presidenciale, nuk arritën të merrnin më shumë se 7 për qind të votave, ndërsa vetë Llukashenko nuk ka marrë më pak se 80 për qind që nga viti 2001.

Pavarësisht kundërshtimit të madh ndaj Llukashenkos në kryeqytetin Minsk, ai arriti sërish të “merrte” 74 për qind të votave atje në zgjedhjet më të fundit presidenciale. Çështja e vërtetë është se çfarë do të ndodh pas këtyre zgjedhjeve. Së pari, rezultati i zgjedhjeve do të tregojë shumëçka.

Nëse Llukashenko këmbëngul të “fitojë” 80 për qind të votave, shumë prej njerëzve që kanë marrë së fundmi pjesë në mitingjet e opozitës, ka të ngjarë të dalin në rrugë të zemëruar nga shkalla e lartë e manipulimit. Ndërkohë, mosarritja e “fitimit” të 70 për qind të votave në shkallë vendi dhe 50 për qind në Minsk, do të forconte opozitën, dhe potencialisht do të çonte në disa dezertime në radhët e elitës drejtuese.



LEXO EDHE:  Fotot që do ju ndryshojnë mënyrën se si e shikoni botën

Së dyti, reagimi ndaj protestave do të jetë ai që do të vulosë me tepër fatin e Llukashenkos, sesa zgjedhjet apo protestat që mund të shkaktojnë ato. Një reagim i dobët, mund të çojë fare mirë në një situatë si ai në Maidan në Ukrainë. Ndërkohë, një reagim i dhunshëm ka të ngjarë të ketë sukses, por me koston e ndërprerjes së lidhjeve me Perëndimin edhe për shumë nga vite që do të vijnë.

LEXO EDHE:  Emrat e bebeve që kanë një kuptim të papërshtatshëm në gjuhë të tjera

Një reagim e tipit “Putin”, duke ndëshkuar ashpër drejtuesit e protestës, dhe më butë protestuesit e thjeshtë ka shumë të ngjarë të ruajë statuskuonë.

Së treti, legjitimiteti i Llukashenkos bazohet kryesisht në aftësinë e tij për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe shoqëror në Bjellorusi. Por kjo pjesë e kontratës sociale, është dëmtuar nga sulmet e tij ndaj të papunëve, dhe mos-reagimi i duhur ndaj krizës së koronavirusit.

Nga njëra anë, ky dëm do të jetë i vështirë për tu riparuar, veçanërisht duke pasur parasysh personalitetin kokëfortë të Llukashenkos. Nëse “ekuacionit” i shtojmë dobësitë strukturore në ekonominë Bjelloruse dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme me Rusinë, situata ka më shumë të ngjarë të përkeqësohet. Por nga ana tjetër, ekonomia nuk po shkon në kolaps, dhe mbështetja e elitës ndaj Llukashenkos po tregon vetëm disa çarje të lehta.

Së katërti, rrëzimi i Llukashenkos përmes protestave, do të kërkonte një shoqëri civile të fortë civile. Presidenti ka qenë i suksesshëm në pengimin e rritjes së shoqërisë civile në vend.Sipas USAID-it, gjendja e shoqërisë civile në Bjellorusi është e katërta më e keqe në botën post-sovjetike dhe Evropën Lindore, pas vetëm Turkmenistanit, Azerbajxhanit dhe Uzbekistanit, kur asnjëra nuk ka të ngjarë të përjetojë ndonjë revolucion shumëngjyrësh në të ardhmen e afërt.

Megjithatë, sipas një raporti më të fundit, shoqëria civile në Bjellorusi ka marrë një mbështetje më të madhe nga Perëndimi, dhe ka pasur një mbështetje në rritje nga publiku në 5 vitet e fundit. Kjo ka të ngjarë të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në madhësinë e tubimeve të opozitës në këtë fushatë, në krahasim me ato të mëparshmet.

Së fundmi, faktorët strukturorë përgjithësisht e favorizojnë Llukashenkon. Këtu përfshihet kontrolli që ka presidenti mbi pjesën më të madhe të ekonomisë, partitë e dobëta të opozitës, gjasat e ulëta të mbështetjes së jashtme për ndryshimin e regjimit, dhe një administrate e sigurisë besnike ndaj tij, dhe që ka treguar një gatishmëri për të shtypur popullsinë.

Gjithsesi, situata për opozitën nuk është e pashpresë. Bjellorusisë i mungon një parti reale qeverisëse, siç është Rusia e Bashkuar e Putinit në Rusi, apo një ideologji koherente. Asaj i mungon lloji i burimeve natyrore, që mund të përdoren për të ruajtur besnikërinë e elitës, në rastin e shtimit të problemeve ekonomike ose sociale.

Kur këta faktorë analizohen në tërësinë e tyre, duket se nuk ka gjasa që Bjellorusia të jetë në prag të një revolucioni shumëngjyrësh. E megjithatë, vendi është më afër një revolucioni të tillë, sesa çdo moment të mbretërimit 26-vjeçar të Llukashenkos.

Tikanuskaja – kandidatja e opozitës – po thotë dhe po bën të gjitha gjërat e duhura, edhe pse Lukashenko nuk e konsideron atë një kundërshtare të rrezikshme. Llukashenko po e humbet ngadalë por me siguri mbështetjen e publikut dhe elitës.

Në mungesë të një represioni në shkallë të gjerë, ai do ta ketë edhe më të vështirë të  qëndrojë në pushtet teksa avantazhet e tij strukturore po zbehen dhe defektet strukturore po bëhen kapicë. Një dështim tjetër si ai me koronavirusin, mund të parathotë fundin e pushtetit të tij./Përshtati në shqip CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

“Vampiri i Hanoverit” Fric Harman/ Kasapi popullor, që për 6 vite shiti mish njeriu

Publikuar

-

Nga

“Vampiri i Hanoverit” Fric Harman/ Kasapi popullor, që për 6 vite shiti mish njeriu

Në vitet 1920, Fric Harman ishte i njohur si një shitës i suksesshëm i rrobave të dorës së dytë, ndërsa ishte popullor midis grave shtëpiake, për shkak të furnizimit të tyre me mish me çmime shumë të lira. Kjo derisa të gjithë mësuan se si rrobat ashtu edhe mishin, ai e merrte nga djemtë e rinj që i kishte vrarë.

Njerëzit në Hanover, e shihnin që Fric ishte disi i çuditshëm si karakter, megjithatë e konsideronin miqësor dhe sigurisht të padëmshëm. Edhe policia kishte simpati për të, teksa në disa raste ai shërbeu si informator për zbulimin e krimeve.

Por ku u zbuluan krimet e tij, Harman mori nofkën “Vampiri i Hanoverit”, teksa u quajt edhe “Kasapi i Hanoverit”. I lindur në vitin 1879 si më i vogli nga 6 fëmijë, Fric donte çuditërisht të luante me kukulla dhe të shmangte fëmijët e tjerë, sidomos djemtë.

Në përpjekje për ta burrëruar disi të birin, i ati Olle e regjistroi Fricin në shkollën ushtarake në qytetin jugor gjerman të Breisah kur ishte 16-vjeç. Megjithëse po i shijonte si përvojë, pas vetëm disa muajve ai zbuloi se vuante nga epilepsia. I përjashtuar nga shkolla për shkak të sëmundjes, ai nisi punë në fabrikën e cigareve që zotëronte i ati.

Një vit më pas nisi të kryente krimet e tij të para:arrestohet nga policia me akuzën e ngacmimit seksual të djemve të rinj, dhe u mbyll më pas në një spital psikiatrik. U arratis pas 6 muajsh dhe shkoi në Zvicër. Aty u fejua me një grua të re të quajtur Erna Lovert. Raporti mes çiftit u acarua kur ajo mbeti shtatzënë, dhe u rikthye në Gjermani në vitin 1900 për të përfunduar shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Për shkak të epilepsisë dhe sëmundjes së tij mendore, Harman u shtrua sërish në spital për katër muaj në vitin 1901, dhe u largua nga ushtria në vitin 1902. I ati bëri përpjekje të përsëritura për ta mbyllur përherë të birin në një spital psikiatrik, por Fric u largua përgjithmonë nga familja.

Në vitin 1913, policia e arrestoi sërish për vjedhje. Dënimi me 5 vite burg, i dha mundësi të shmangë rekrutimin në Luftën e Parë Botërore. Në burg, u takua me homoseksualin 24-vjeçar Hans Grans, me të cilin nisi një lidhje. Pas lirimit të tyre, ata vendosën të jetojnë bashkë.

Në shtatorin e vitit 1918, 17-vjeçari Fridel Rohe u largua nga shtëpia e tij, duke u endur rrugëve të Hanoverit. Kur i ati i Rohes nisi ta kërkonte, mësoi se Fridel ishte miqësuar me Harman, që merrte shpesh djemtë e rinj në apartamentin e tij për t’u argëtuar.

Por kur Rohe e denoncoi këtë fakt në policia, autoritetet nuk donin të ndërhynin, pasi e përdonin Fricin si spiun. Pas këmbënguljes së madhe, policia ra dakord të kontrollonte shtëpinë e Harman. Ata e gjetën në shtrat me një djalë 13-vjeçar, por pa asnjë gjurmë të Fridel.

Sipas ligjeve të kohës, policia mundej vetëm ta arrestonte Harman për abuzim seksual me një të mitur. Me vonë vrasësi, tha se policia nuk kontrolloi shumë me imtësi. Koka e Fridel Rohe ndodhej pas sobës. Harman ishte bërë tashmë i mirënjohur në qytet si një kasap në tregun e zi, popullor për shumë njerëz për mishin e lirë që tregtonte.



LEXO EDHE:  Motoçiklistja që kërkon të sfidojë ligjin në Iran

Në vitin 1919, Gjermania ishte në gjendje të vështirë ekonomike, dhe shumë familje mezi arrinin të ushqeheshin. Gjatë fillimit të viteve 1920, Harman e kalonte pjesën më të madhe të kohës duke qëndruar në këmbë përreth stacionit të trenit në Hanover, duke kërkuar djem adoleshentë të vetmuar, të cilët i joshte të shkonin me të në shtëpinë e tij, përmes premtimeve për ushqim dhe rehati.

LEXO EDHE:  Fotot që do ju ndryshojnë mënyrën se si e shikoni botën

Në atë kohë, mijëra fëmijë ishin arratisur nga shtëpitë e tyre për shkak të vështirësive të pasluftës, kështu që ai kishte shumë viktima për të zgjedhur. Pasi i ushqente viktimat e tij, Harman do t’i vriste duke i kafshuar në qafë, përpara se të përdhoste kufomat e tyre.

Më pas i copëtonte trupat e tyre, duke e grirë mishin e tyre për ta bërë sallam ose duke i copëtuar në tigan për t’i tregtuar si mish “viçi” apo “derri”. Pasi mbaronte punë, i hidhte eshtrat e tyre në lumin Leine. Për 6 vjet, Harman besohet se vrau mbi 50 djem, shpesh të përzgjedhur nga Grans.

Në majin e vitit 1924, policia u detyrua të kthejë vëmendjen ndaj Harman, kur disa fëmijë zbuluan një kafkë në brigjet e lumit Leine. Pas kërkimeve u gjetën disa kafka dhe skelete të tjerë. Në fund, u zbuluan kufomat e të paktën 22 djemve adoleshentë apo djemve të rinj.

Hanoveri u përfshi nga paniku, dhe dyshimet e para ranë pikërisht mbi Harman, për  shkak se ai njihej nga shumëkush për marrjen në banesë të djemve të larguar nga familjet e tyre. Hetimi u mor përsipër nga autoritetet në Berlin. Dy detektivë nga Berlini e gjetën Harmanin në një cep të errët të stacionit të trenit, duke sulmuar një djalë të ri.

Ai u arrestua menjëherë, ndërsa detektivët shkuan në banesën e tij. Ata u përballen më një skenë të tmerrshme. Muret dhe dyshemeja ishin të lara në gjak, ndërsa u gjetën më shumë se 100 palë rroba të viktimave. Në paraburgim, “Vampiri i Hanoverit” ishte shumë i lumtur të rrëfente për krimet e tij.

Kur u pyet se sa njerëz kishte vrarë ai u përgjigj:”Tridhjetë ose dyzet, nuk e di”. Më vonë, tha se kishte vrarë ndoshta 50-70 djem. Gjithsesi, policia ishte në gjendje të identifikonte vetëm 27 nga viktimat e tij. I shpallur fajtor për 24 nga 27 vrasjet për të cilat u akuzua, Harman u dënua me vdekje dhe u ekzekutua me prerje koke në gijotinë më 15 prill 1925.

Partneri i tij, Grans, u dënua me burgim të përjetshëm, por më pas dënimi iu ul në vetëm 12 vjet burg. Pas vdekjes, koka e Fric Harman u ruajt dhe iu dha shkollës mjekësore në Gotingen./Përshtati në shqip CNA.al

 

LEXO TE PLOTE