Connect with Us

Paralajmërimin “bombë” i Spartak Ngjelës/ Këta tre politikanë do të fundosen së shpejti

Opinione

Paralajmërimin “bombë” i Spartak Ngjelës/ Këta tre politikanë do të fundosen së shpejti

Publikuar

-

Gjendja e pas – tërmetit të 26 nëntorit është e rënde. Shumë e rëndë. Madje, po të ecet kështu, ajo do të rëndohet edhe më shumë ekonomikisht për shqiptarët.

Qeveria shqiptare as ka para, dhe as nuk po gjen dot para. Por, ajo është edhe jashtë karakterit profesional të një qeverie. Kurse Rama po i lutet Turqisë dhe Erdoganit, që të shpëtojë nga goditja penale.(!)

Ky kryeministër dhe kjo qeveri duhet të largohen se nuk pranohen si individë nga Perëndimi, por edhe mazhoranca duhet të nxjerrë domosdoshmërisht një kryeministër të pakorruptuar dhe të pranuar nga Uashingtoni e Brukseli, por, një qeveri me karakter të theksuar profesional. Ky akt tani është imperativi i kohës për Shqipërinë.

l.
Askush nga shtetet e mëdha nuk po i jep sot para si ndihmë Shqipërisë.
Pse?
Sepse qeverinë Rama e kanë në listë si të korruptuar. Kjo është arsyeja. Por ky është edhe shkaku. Dhe kanë të drejtë. Kur gjithë Perëndimi të akuzon për korrupsion, dhe kur vendi i dërmuar nga një periudhë dymbëdhjetëditore tërmetesh që po zgjat, ka nevojë për ndihma në para, kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Kjo duhet të ndodhë sepse, fakti real i mospranimit moral të Ramës nga Perendimi, e dëmton rëndë edhe Shqipërinë, edhe shqiptarët.

ll.
Pse nuk jep dorëheqjen kryeministri Rama, mos ndoshta ka në mendje idenë e ligë të Luigjit të XV-të, a près moi la déluge? (mbas meje qameti)
Apo ndoshta këtë tjetrën e Luigjit të XIV – L’etat c’est moi. (Shtetit jam unë). Sepse po kuptohet që mediokriteti i tij, në këtë formim e ka ndërtuar këtë kryeministër.

Nëse Rama ecën kështu, do të shkojë shumë thellë kundër vetes, sepse destabilizimin e Shqipërisë nuk e lejon Uashingtoni dhe as Berlini.
E vetmja rrugë për të është dorëheqja, që të lejojë frymëmarrjen e Shqipërisë.

Kjo është arsyeja politike dhe historike e këtij Çasti Historik me rrezik të jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Por, ky është edhe kushti i nënkuptuar i politikës së lartë perëndimore.

LEXO EDHE:  Task-forcë ndërinstitucionale anti-covid/ Kontrolle të rrepta në çdo subjekt

lll.
Mafia e ndërtimit tani u kap. Por, bashkë me të, janë kapur dhe tre kryeministra: Rama Berisha, Meta.

Të tre, kot e kanë që bashkohen. Nuk shpëtojnë dot nga kontrolli apo nga akuza penale, sepse për t’u pasuruar familjarisht me mafien shqiptare të ndërtimit, krijuan krimin më të shëmtuar në historinë e shtetit shqiptar: vranë shqiptarit e pafajshëm, dëmtuan shqiptarët e varfër dhe i krijuan Shqipërisë disa miliardë euro dëm.
Hetimi penal është domosdoshmëri, dhe ai duhet t’i ndëshkojë të gjithë: ndërtuesit mafiozë, dhe pushtetarët e korruptuar.
Kurse Rama shkon të lypë në Turqi me syret e Kuranit. Kaq i lehtë mendërisht është ky kryeministër shkatërrues vlerash kombëtare!!!
Po Erdogani, nuk do pyesë: pse nuk po i afrohet Perëndimi qeverisë Rama? Nuk e di Erdogani që autorët e kësaj tragjedie shqiptare janë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë?

lV.
Këta të korruptuar krijuan në fakt një kohë të ligë: pasi iu grabitën shqiptarëve të varfër 10 miliardë euro me korrupsion, i dëmtuan tragjikisht edhe me miliarda të tjetëra në tërmetin e 26 nëntorit.
Drejtësia duhet të jetë me qëndrim drastik kundrejt tyre.

Politika amerikane duhet të ringjallë në këto çaste drejtësinë shqiptare për të ndëshkuar këtë krim kaq mafioz në Shqipëri. Por duhet të denoncojë edhe miliardat e dollarëve që iu ka gjetur pushtetarëve shqiptarë nëpër bankat e zonave ofshore.

Kjo ishte tragjedi kombëtare, por, po të fillojë këtu goditja penale e drejtësisë së re, drejtuar nga politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian, historia e Shqipërisë do të hyjë realisht në rrjedhën e moralitetit shtetëror dhe prosperitet shoqëror.

Po Turqia, aty ku po përqëndrohet tani Rama, çfarë do të bëjë me krimin shqiptar?
Presidenti turk Erdogan duhet t’i kujtojë Ramës ndëshkimin penal drastik që u bë në Turqi pas tërmetit tragjik të saj.

Pa ndëshkimin e krimit të ndërtimit korruptiv, asgjë nuk arrihet dot për rimëkëmbjen e Shqipërisë.
Kjo është e vërteta e kësaj kohe tragjike në Shqipëri.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Dritan Shano/ Të zhytur në borxhe!

Publikuar

-

Nga

Nga Dritan Shano/ Të zhytur në borxhe!

Nuk ka më kohë, Rilindjes i duhet shkulur dora nga xhepi i shqiptarëve.

Qeveria raporton se borxhi publik ne Qershor 2020 arriti 10.2 miliard Euro ose 80% e PBB. Është niveli më i lartë i borxhit në rajon. Në 7 vjet qeveria e Rilindjes pranon se ka marrë rreth 4 miliard Euro borxh ose 30% të PBB. Në fakt, edhe drurët e Shqipërisë e dine se borxhi është akoma dhe më i lartë sepse Rilindja refuzon të njohë borxhet e PPP-ve dhe detyrimeve të prapambetura – këto e çojnë borxhin publik në mbi 90% të PBB. Sot, çdo shqiptar sapo lind ka 4500 Euro borxh, ose 1800 Euro më shumë se në vitin 2013, kur Rilindja morri pushtetin.

Të gjitha Qeveritë marrin borxh për të mbështetur rritjen ekonomike, për të ulur taksat, për ta bërë ekonominë më produktive, për të krijuar një klimë të mirë biznesi që tërheq investimet e huaja, për të rritur punësimin dhe prosperitetin aftagjatë.

Dhe qeveria e Rilindjes borxh ka marrë. Në emër tonë! Në këto 7 vjet, ajo ka qeverisur me dorën në xhepin tonë dhe të brezave që do vijnë, si asnjë qeveri tjetër para saj. Atëhere pse nuk i kemi punët mirë? Pse jemi më të varfërit? Pse ekonomia nuk prodhon të ardhura e punësim?

Pse në këto 7 vjet qeveria e rilindjes ka rritur borxhin më shumë se ekonominë, pa qenë në gjendje të prodhojë mirëqenie dhe punësim, përkundrazi ka shtuar emigrimin në nivele të një vendi në luftë. Pse, shqiptarët vazhdojnë të jenë më të varfërit e Ballkanit dhe numri i të varfërve sipas UNDP pritet të shtohet me disa qindra mijë?

Pse borxhi i marrë gjatë kësaj kohe nuk ka shërbyer si mjet që qeveria e Rilindjes të mos rriste taksat për më shumë të ardhura në buxhet, kur përkundrazi ajo i rriti taksat dhe barra fiskale që rëndon mbi bizneset dhe qytetarët është me 36.5%, nga më të larta në rajon?

Pse, borxhi i marrë nga Rilindja nuk ka shërbyer për një arsim apo për një shëndetësi më cilësore, përkundrazi, pagesat vjetore të borxhit në kufijtë 3 4% e PBB kanë ulur seriozisht mundësinë për të investuar në këta sektorë, alokimi buxhetor për të cilët është respektivisht vetëm 2.5% dhe 2.9% e PBB-se?




Dritan Shano, ekspert i Ekonomisë

LEXO EDHE:  Task-forcë ndërinstitucionale anti-covid/ Kontrolle të rrepta në çdo subjekt

LEXO EDHE:  Publikoi mesazhet e diplomatit të huaj/ Rama-Metës: Veprim i turpshëm

Pse Rilindja ka marrë gati 1 miliard Euro borxh nga Janari deri në Qershor 2020, dhe nga këto vetëm 120 milionë euro kanë shkuar që shqiptarët të mbanin vetëm frymën gjallë me 5.5 euro në ditë në këto muaj të vështirë? Ku kanë shkuar paratë tjera të marra borxh? A do zhyten ato në humnerën e vjedhjes së pastër në rrugën Milot-Fier? Apo do përdoren për të paguar ushtrinë e vet elektorale me rroga dhe pensione tash e mbrapa?

Pse Rilindja e cila ka notuar në para në këto 7 vjet – 2 miliard Euro i vijnë vetëm nga rritja e taksave, dhe më shumë se 5 miliard Euro nga rritja e borxhit publik – e ka ulur sot Shqipërinë në gjunjë? Pse shqiptari, i madh e i vogël, do të marrë arratinë prej saj?

Por ka edhe më! Rilindja nuk është ngopur ende. Pse Rilindja parashikon të marrë akoma dhe më tepër borxh në vitin 2021, duke e rritur borxhin publik me 30% më shumë?

Ka vetëm 2 përgjigjë për të gjitha këto pse. Paratë e marra borxh nga qeveria e Rilindjes janë para të harxhuara keq. Ato para nuk kanë hyrë në shtëpitë e shqiptarëve. Kjo mënyrë të harxhuari e parasë publike nga qeveria e Rilindjes e ka futur ekonominë në gropë, ka rritur taksat, ka asfiksuar biznesin dhe punësimin, dhe ka shtuar emigracionin si kurrë ndonjëherë.

Përgjigjet janë: në rastin më të mirë nga paaftësia e qeverisë, në rastin më të keq me qëllim për të financuar trillet urbane të liderit të vet suprem, dhe sidomos e veçanërisht, për të pasuruar në mënyrë selektive, hapur, pa frikë nga ndëshkimi i ligjit, grupin e vet të strukturuar të oligarkëve.

Në të dyja rastet qeveria e Rilindjes duhet rrëzuar nga pushteti pa vonesë dhe asnjë hezitim. Ajo nuk ka frikë nga ndëshkimi i ligjit, se ligjin e ka bërë kaps. I vetmi mjet që kemi në dorë është ndëshkimi i popullit. T’ja japim një orë e më parë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mentor Kikia/ Çfarë do të bëja nëse do të kisha një ditë pushtet?

Publikuar

-

Nga

Nga Mentor Kikia/ Çfarë do të bëja nëse do të kisha një ditë pushtet?

Pa u menduar shumë, do të thoja se do ti përzë të gjithë të korruptuarit dhe të këqijtë nga zyrat e shtetit. Por kjo nuk është e mundur të bëhet ashtu, si me magji.

Megjithatë, ajo që do të bëja me siguri, është që nuk do të vidhja vetë asnjë kacidhe, dhe pastaj do ti “bija” duarve pa frikë dhe me forcë, gjithkujt që do ti zgjaste ato në mall të shtetit.

Por ajo të cilës do tia kushtoja energjitë më të mëdha do të ishte sistemi arsimor.

Ajo që do të bëja në mënyrën më serioze, do të ishte ndërtimi i një sistemi me themele të shëndosha edukimi dhe arsimimi. Do ti rrisja dinjitetin mësuesit dhe shkollës, që prej saj të dilnin njerëz jo vetëm të zotë, por mbi të gjitha të edukuar, si qytetarë dhe atdhetarë. Për tu bërë njerëz që nuk kanë asnjë drojë të thonë me zë të lartë se e duan vendin e tyre.



LEXO EDHE:  “Kohë e çuditshme tempujsh të kyçur”/ Rama uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

Do të “ngrija në këmbë” të tërë mekinerinë shtetërore, e do ti jepja fund shëmtisë së ndotjes së mjedisit me plehra nëpër këmbë, nga maja e malit në fund të detit.

LEXO EDHE:  Task-forcë ndërinstitucionale anti-covid/ Kontrolle të rrepta në çdo subjekt

E di që kjo është vetëm një ëndërr.

Edhe pse nuk kam gjë në dorë, unë mendoj se gjithkush duhet të mendojë sikur e ka pushtetin e tij dhe duhet ta ushtrojë atë, duke vepruar vetë si qytetar e atdhetar, e duke ngritur zërin e tij.

LEXO TE PLOTE

Opinione

SHBA e tha fjalën/ President a pronar mediash, drejtësia do ta gjunjëzojë për krimet

Publikuar

-

Nga

SHBA e tha fjalën/ President a pronar mediash, drejtësia do ta gjunjëzojë për krimet

Nga Frrok Çupi

Çfarë janë të parët dhe çfarë janë ‘çështjet’?

Shtetet e Bashkuara, përmes së përfaqësisë së vet diplomatike në Tiranë, sot  bëri një emërtesë  të re mbi anëtarët e mafies shtetërore. Aty nga viti 1996, diplomacia e Perëndimit i kishte quajtur ‘gangsterë’ dhe ‘regjim gangsterësh’. Mirëpo ata vazhduan punën e tyre derisa dogjën vendin, ekonominë dhe stabilitetin në vitin 1997. Pas 23 vjetësh janë po këta, por të elaboruar, dhe po tentojnë ta zhysin vendin përsëri në fatkeqësi, me qëllim që të shpëtojnë krimet e tyre.

Mirëpo çuditërisht, sot këta quhen vetëm thjesht ‘çështje të rëndësishme’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Domethënë Amerika i quan sende pa shumë vlerë, ose thjesht ‘çështje’,  këta që po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e vendit. Njësoj si poeti Majakovski, aty nga fillimi i shekullit të kaluar që thoshte se njëshi është ‘send i kotë’. Pra edhe këta, edhe pse në krye të shtetit ose në krye të mafies, ose në krye të medias, quhen ‘çështje’  nga aleati ynë, SHBA.

Pse ka ndodhur kjo? Vallë SHBA do që t’i thotë popullit shqiptar të mos ketë frikë nga përbindëshat e korrupsionit dhe mafies? Kjo është njëra anë. Por ana tjetër, kaq e afërt, është se këta vërtet janë thjesht ‘çështje’, madje aspak më shumë para Drejtësisë. Le të jetë tjetri edhe president i Republikës, ose edhe miku i tij pronar i fuqishëm në media, por kur ka kryer krime, ka trafikuar drogë dhe njerëz, ka rrezikuar paqen e njerëzve të lirë, ka dhunuar Kushtetutën e vendit…, atëherë ky është thjesht ‘një çështje’ para Drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara sot paralajmëruan edhe se nuk pinë më ujë ‘të pandehurit që kërcënojnë’, as ata që penguan Drejtësinë dhe Drejtësia të veprojë ‘pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur’, tha ambasadorja, zonja Yuri Kim. Pak kohë më parë, zonja Kim, në emër të Shteteve të Bashkuara kishte lëshuar thirrjen ndaj dikujt në krye të shtetit që ‘po pengon Reformën në Drejtësi’ dhe menjëherë i shkoi në zyrë presidentit të Republikës.

LEXO EDHE:  “Babale” zbarkon në parlament/ Rama ironizon Bashën



Ndërsa sot jemi një hap më përpara: Shtetet e Bashkuara përkrah ‘fuqishëm’ SPAK dhe Policinë. ‘Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre re për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë’, kërkon ambasada në emër të Shteteve të Bashkuara. Tani nuk është më nevoja për t’i marrë dorën dikujt apo për të trokitur te Presidenti.

LEXO EDHE:  Çlirim Gjata zbulon detajet tronditëse/ Ja pse i duhet Ramës kapja e ILD-së

‘Të pandehurit, e mëdhenj, ose ‘çështjet e rëndësishme’ nuk mund të mposhten pa ndihmën ne Shteteve të Bashkuara. Aleati i madh i kombit tonë, para të gjithëve, kishte kuptuar se krimi 30 vjeçar i ardhur nga gangsterët e vitit 1996 e deri në kodin mafioz ‘me qetësi e dashuri’,  po i zinte frymën individit, familjes, kulturës, ekonomisë dhe të ardhmes së vendit.

Armiku ynë shqiptar nuk mund të mposhtej pa fuqinë e madhe të Shteteve të Bashkuara. Sikur dikush prej nesh të guxonte të prekte fajet e presidentit të vendit ose trafiqet e pronarit të medias, atëherë do të na bënin copë copë. Siç edhe bëri presidenti që akuzoi kritikët si ‘agjentë të UDB’. Pas kësaj akuze presidenciale, dikush mund ta qëllojë kritikun në rrugë për vdekje, ose duhet të burgoset njeri prej tyre: O agjenti, o presidenti.

Sapo SPAK preku pronarin e madh të medias që ‘Mercedesi i ka dalë nga moda’ u ngritën të gjithë gazetarët shërbëtorë në mbrojtje të mafies. Media po kthehej në qen roje të mafies dhe mafia po kthehej në dashuri ‘popullore’ si në Sicilinë e shekullit të kaluar.

Me gangsterët dhe ‘çështjet e rëndësishme’ u bashkua edhe një pjesë e madhe e opozitës, sidomos lakenjtë.

Ja tani ku jemi: Shtetet e Bashkuara prezantuan pozicionin e vet në krah të Drejtësisë dhe kundër mafies… Por megjithatë mafia e rafinuar në shtet mund të bëjë manovra e vetëm të ulë veshët…. Por nuk e besoj se ka shpëtim.

LEXO TE PLOTE