LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nesër rinis procesi mësimor/ Universiteti “Aleksandër Moisiu” ceremoni nderimi për 51 viktimat

8 Dhjetor 2019, 18:32, Sociale CNA
Nesër rinis procesi mësimor/ Universiteti “Aleksandër

Teksa kanë kaluar dy javë nga tërmeti i fuqishëm që la pas 51 viktima, mbi 700 të plagosur dhe mijëra banesa të dëmtuara, një pjesë e institucioneve arsimore, pritet të rinisin mësimin nesër.

Mësohet se mësimi do të rinisë edhe në Universitetin ?Aleksandër Moisiu? në Durrës.

Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, Senati Akademik sqaron se pas inspektimit të godinave nga specialistë shqiptarë dhe italianë, procesi mësimor të rinisi nesër më datë 9 dhjetor, në kushte dhe mjedise tërësisht të sigurta.

Ndërkaq, nesër në orën 10:00, në Kampusin e Spitallës,  universiteti do të organizojnë dhe një ceremoni nderimi, për të 51 viktimat që humën jetën./CNA.al

Lajmet e fundit nga