LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Busti i Skënderbeut vendoset në Parma të Italisë

8 Dhjetor 2019, 20:19, Sociale CNA
Foto/ Busti i Skënderbeut vendoset në Parma të Italisë

Busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është vendosur në parkun ?Eunice Kennedy? në qytetin e Parmës, Itali.

Inaugurimi i bustit u bë në kuadër të edicionit të 13-të të muajit të Kulturës Shqiptare në Parma, e promovuar dhe mbështetur nga shoqata ?Skënderbeg?.

Nisma, e promovuar dhe mbështetur nga shoqata ?Skënderberg?, u mbështet nga kryetari Federico Pizzarotti, drejtoresha e Kulturës në Bashkinë e Parmës Nicoletta Paci, Këshilltari për Pjesëmarrje dhe Këshilltari I bashkise se Parmes Marion Gajda.

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Adrian Andreja në Milano dhe nga Anila Pojani, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Milano falenderuan administratën dhe qytetin për iniciativën.

Busti është vepër e skulptorit të njohur durrsak, Idriz Balani./CNA.al

Lajmet e fundit nga