Connect with Us

Dëmet nga tërmeti/ Qendra Operacionale e Emergjencave bën bilancin në Lezhë

Sociale

Dëmet nga tërmeti/ Qendra Operacionale e Emergjencave bën bilancin në Lezhë

Publikuar

-

Qendra Operacionale e Emergjencave në Lezhë ka bërë me dije bilancin e dëmtimeve në këtë qark, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas Etjen Xhafaj, përfaqësues i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile, jo të gjitha pallatet që janë shpallur të pabanueshëm do të shemben, pasi do të ketë një proces të dytë rivlerësimi, gjatë të cilit do të mendohet edhe për ndonjë ndërhyrje të mundshme.

“Pikë së pari duam të informojmë qytetarët që jetojnë në pallate se jo të gjitha pallatet të cilat janë përcaktuar si të pabanueshme do të shemben. Pra do të ketë një proces të dytë rivlerësimi, gjatë së cilit do të vlerësohet edhe ndërhyrja e mundshme. Ka raste kur do të ndërhyhet strukturalisht, ndërsa për raste të tjera do të ketë një vendim specifik nga Këshillat Bashkiakë të bashkive për të specifikuar atë që do të ndodhë. Pastaj do të mundësohet edhe afrimi në këto godina i qytetarëve, të shoqëruar nga policia, si dhe nga instancat e tjera ligjore e shtetërore për të mundësuar tërheqjen e orendive shtëpiake dhe mjeteve të qytetarëve.

LEXO EDHE:  Lezhë/ Kërkohej nga policia, arrestohet 22-vjeçari

Sot ka vijuar vlerësimi dhe certifikimi i banesave, në bashkëpunim me 6 grupe nga Kosova. Nesër do të ketë një trajtim dhe rishpërndarje të re të grupeve të vlerësimit nga të treija bashkitë në territor. Po ashtu është marrë një vendim i Këshillit Bashkiak Lezhë për të vijuar me bonusin e qirave për qytetarët e Lezhës. Nesër do të ketë mbledhje të Këshillave Bashkiak në Kurbin dhe në Mirditë, për të marrë vendime në lidhje me këto çështje. Këshilli Bashkiak Kurbin do të marrë vendim dhe njëhere për pallatet e dëmtuara. Sot është bërë evakuimi i një pjese të Spitalit të Laçit, në Bashkinë Kurbin në drejtim të Spitalit Lezhë. Kemi shtuar shërbimet ambulantore. Kemi mbajtur hapur në qytetin e Laçit shërbimet e emergjencës. Është shumë e rëndësishme të kemi mirëkuptimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin me grupet e vlerësimit por dhe me ekipin e gjithë ndihmës shtetërore dhe të Shtabit të Emergjencave Civile”, tha Xhafaj.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka parë babain teksa është vetëvrarë”

Publikuar

-

Nga

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Pastori Fitor Muça, i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Opinion”, ku po mflitet për dramën e familjes Josifi, ai tha se i kishte njohur Blertën dhe Anisën gjatë kohës që ato frekuentonin kishën “Rilindja”, që ai drejton.

Pastori bëri me dije se vajzat janë shkëputur prej këtij besimi që në vitin 2013, ndërsa i ka cilësuar vajza të mira.

Ai tregoi dhe se Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i pallatit.

“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare. Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013. Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë. Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Publikuar

-

Nga

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja sa i përket aludimeve mbi sektin fetar në të cilin vajzat Josifi bënin pjesë.

Lala tha se dyshohet që vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar dhe me rituale të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sket që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri”, tha Lala në “Opinion”.

LEXO EDHE:  Operacion “blic” në mesnatë/ Kapen mbi 2 tonë drogë në Lezhë e Tepelenë

LEXO EDHE:  Operacioni "Acari" në Lezhë/Sekuestrohen 22 kg lëndë narkotike , arrestohen 3 shtetas në flagrancë

Sipas të dhënave të deritanishme, është bërë e ditur se vajzat kishin frekuentuar për një periudhë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe më pas “Kishën Ungjillore”. Por nëse të parët kishin mohuar faktin që ato të ishin pjesë e tyre, përfaqësuesit e Ungjillorëve, thanë se ato ishin shkëputur prej tyre që në vitin 2013./CNA.al

LEXO TE PLOTE