Connect with Us

Deklarata që trazoi rrjetin/ Rama: Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!

Kultura

Deklarata që trazoi rrjetin/ Rama: Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!

Publikuar

-

“Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!” Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama, e cila ka trazuar rrjetin gjatë ditës së sotme.

Këtë deklaratë kryeministri e ka bërë në filmin “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit, e cila nuk ka dalë akoma në treg.

Në këtë film, Rama është xhaxhai i Ermalit dhe luan rolin e një njeriu të keq, që nuk e respekton ligjin.

Ajo çfarë tërhoqi fillimisht vëmendjen e mediave dhe qytetarëve, ishte pamja e kreut të qeverisë, i cili shfaqej me flokë të gjata dhe me një sy të verbër.

LEXO EDHE:  Ironizon deputeti/ Na u mbush Shqipëria me autostrada e aeroporte 3D

Ndërkohë është publikuar traileri i filmit, ku shfaqet më qartë look-u i Ramës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Pashka e Verës!

Publikuar

-

Nga

Pashka e Verës!

Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepeshkopatës

Më 15 Gusht Kisha Orthodhokse kremton me madhështi të kremten e Fjetjes dhe Transferimit në qiell të Hyjlindëses, Gjithmonë Virgjëreshës Mari.

Kjo e kremte paraprihet nga një kreshmë dy javore,me karakter asketik ashtu siç kreshmohet për Kreshmat e Mëdha.

Kisha Orthodhokse, për këtë të Kremte Mariologjike, mbështet në Traditën e Shenjtë, që për kishën ka të njëjtin autoritet si Shkrimi i Shenjtë.

Sipas Ungjillit, pasi Zoti Jisu Krisht mbaroi veprën që Ati Perëndi i ngarkoi për shpëtimin e njerëzve, u ngjit në qiej, nga ku dhe zbriti. Ai i la apostujt në përkujdesjen e Ngushëllimtarit, Shpirtit të Shenjtë, por dhe në përkujdesjen e Hirplotës Hyjlindëses, Gjithmonë Virgjëreshës Mari, ashtu si na e tregon libri, Veprat e Apostujve: “Të gjithë këta ngulmonin me një mendje të vetme në lutje dhe përgjërim së bashku me gratë, me Marinë, nënën e Jisuit, dhe me vëllezërit e tij.”( Veprat.apost 1:14)

Tradita e Shenjtë na thotë se Hyjlindësja Mari, pas ngjitjes në qiejt të Zotit, qëndroi në shtëpinë e apostull Joanit, në malin Sion, kjo u bë sipas dëshirës dhe vullnetit të vet Birit të saj Jisuit, i cili në kryq u përkujdes për jetën e saj duke e lënë në përkujdesjen e Joanit, siç na i përshkruan Ungjilli: “Atëherë Jisui, kur pa nënën e tij dhe pranë saj dishepullin që donte, i tha nënës së tij: “O grua, ja biri yt!”. Pastaj i tha dishepullit: “Ja nëna jote!”. Dhe që në atë moment ai e mori në shtëpinë e vet.”( Joani 19 26-27).

Zonja Shën Mari lutej shpesh te Kopshti i Gjesthemanisë, në atë vend ku i`u lut edhe Biri i saj në agoni Atit Perëndi duke i thënë: “O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im por i yti” (Luka 22 42-43)

Edhe Hyjlindësja i lutej në atë vend Perëndisë Atë, nëpërmjet emrit të Jisuit, për Kishën Apostolike, për Apostujt, për popullin e Perëndisë (të krishterët) dhe për të gjithë njerëzit dhe kombet në botë, që të gjithë të besonin shpëtimin e përjetshëm, që vjen prej Birit Perëndisë dhe Birit të saj, Zotit Krisht.

Kështu i kalonte vitet e saj në tokë duke pritur me durim momentin që të ribashkohej sa më shpejt me Birin e saj në qiej.

Tri ditë përpara fjetjes (vdekjes) së Hyjlindëses, Zoti Krisht dërgon Kryeëngjëllin Gabriel për t’i komunikuar asaj se do të shkëputej nga jeta e përkohshme dhe do të transferohej në atë të përjetshme.

Pasi falenderoi Zotin dhe u lut si zakonisht, u kthye në shtëpi për të përgatitur shtratin e vdekjes. Tradita thotë se selvitë e rrugës u përkulën në shenjë nderimi përpara saj si nëna e Krijuesit. Pastaj, grumbulloi gratë e fisit dhe ato që i shërbenin dhe u tha për fjalët që kishte marrë me anën e Kryeëngjëllit Gabriel. Gratë menjëherë filluan të vajtonin, por Hyjlindësja i ngushëllonte duke u thënë se nga qielli do t’ju gjendej pranë dhe do t’i mbronte nga çdo e keqe.



Atë çast, kur ajo u shtri në shtratin e saj, u dëgjua një bubullimë dhe re të shumta filluan të mbushnin shtëpinë. Menjëherë, nga retë filluan të shfaqen apostujt, të cilët vinin nga vendet e ndryshme të botës. Ata i dhanë përshëndetjen e fundit Nënës së Zotit dhe Nënës së tyre. Në atë çast u shfaq me lavdi bashkë me fuqirat qiellore dhe vetë Zoti Jisu Krisht, i cili zbriti nga Qielli për të marrë shpirtin e të Tërëshenjtës në duart e tij si një foshnje, ashtu si na i paraqesin ikonat orthodhokse. Atëherë, apostujt psalën vajtimet dhe e ngritën trupin e saj në shtratin e vdekjes për ta varrosur në Malin e Ullinjve, në një shpellë, tek varri i prindërve të saj .

Nga të gjithë apostujt mungonte vetëm apostull Thomai, që ndodhej për apostullim në Indi. Ai erdhi ditën e tretë pas fjetjes së saj. Kur i thanë që Hyjlindësja kishte vdekur nuk besoi dhe kërkoi që ta shikonte dhe trupin e saj, ashtu siç e kishin parë edhe apostujt e tjerë. Atëherë, u detyruan që ta hapin varrin dhe menjëherë të gjithë mbetën të mrekulluar dhe të habitur, sepse varri ishte i zbrazët. Apostujt ranë në gjunjë menjëherë dhe iu falën varrit të zbrazët të Tërëshenjtës. Në këtë moment, apostull Thomai shikon të Tërëshenjtën duke u transferuar në qiejt nga ëngjëjt. Ajo, në shenjë besimi dhe bekimi, i hedh prej së larti Thomait brezin e saj. Thomai e priti nga qielli si një bekim dhe ngushëllim. Gjatë shekujve, kjo relike e vetme e Tërëshenjtës Virgjëreshës Mari është nderuar si mbrojtje për botën nga të krishterët dhe ruhet sot në Malin e Shenjtë, në Manastirin e Vatopedit.

Në këtë të kremte Mariologjike, Kisha Orthodhokse beson dhe dëshmon se me fjetjen (vdekjen), ngjalljen dhe transferimin e lavdërimin e Nënës së Krishtit si Mbretëreshë e qiellit dhe dheut, e Tërëshenjta, përfundimisht, i kapërceu kufijtë e kohës dhe të hapsirës, dobësitë e natyrës njerëzore, siç është dhe vdekja, duke jetuar tani jetën e përjetshme nga jeta e Birit të saj, sikurse Krishti tha: “Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë.” (Joani 11:25-26)

LEXO EDHE:  “Lela nuk është dhunuar”/ Rama: Fragment i teatrit të viktimizimit që u vu në skenë për mediat

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Armiku është vetë Rama o kapter

Sipas Doktrinës Othodhokse, e gjitha kjo gjë madhështore dhe e përmbinatyrshme që ndodhi me Tërëshenjtën, Virgjëreshën Mari, do të ndodhë një ditë për të gjithë besimtarët orthodhoksë, kur Zoti Jisu Krisht të vijë për së dyti në botë, siç besojnë dhe e thonë në Simbolin e Besimit orthodhoksët: ”Dhe do të vij përsëri me lavdi që të gjykojë të gjallë e të vdekurit… Presim ngjalljen e të vdekurve. Dhe jetën e ardhshme të amëshuar. Amin.”

Këtë pritje për ngjallje dhe transferim nga vdekja në jetë, nga toka në qiell, na e shpjegon edhe apostull Pavli, në letrën drejtuar Korinthasve dhe Thesalonikasve: “Se, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin, por secili sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tij” ( 1 kor 15 22 -23) “Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë. Sepse, po të besojmë se Jisui vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jisuit, ata që kanë fjetur. Dhe këtë po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur, sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët; pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin. Ngushëlloni, pra, njëri-tjetrin me këto fjalë.” ( 1 Thesal 4 13-18)

Vdekja e Gjithmonë Virgjëreshës Mari nuk ishte një vdekje vullnetare si ajo e Krishtit i Cili si Zoti jetës edhe i vdekjes dhe njeri i pamëkatshëm askush nuk mund t`ia merte dot jetën por e dha vullnetarisht për shpëtimin e njerëzve, ashtu si na thuhet tek ungjilli sipas Joanit:”Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im” (Joani 10-18)

Kisha Orhodhokse mëson se edhe pse e Tërëshenjta Mari nuk kishte mëkate personale ajo trashëgonte si bijë e Adami mëkatin stërgjyshor ose hijen e mëkatit fillestar, prandaj ajo nuk mund të shpëtonte nga vetë vetja skllavëris së botës së vdekjes.Si gjithë njerëzit e tjerë edhe ajo edhe pse Nëna e Jisuit kishte nevojë të shpëtohej nga mundimet, vuajtjet dhe vdekja e tyre me vdekjen vullnetare dhe ngjalljen triunfusese të Krishtit Zotit dhe Birit të saj, ashtu si vetë ajo tha : ” Shpirti im madhëron Zotin dhe mendja ime u ngazëllua për Perëndinë, Shpëtimtarin tim” (Luka 1-47)

Zoti Jisu Krisht, për të Tërëshenjtën Mari, Nënën e Tij, bëri një përjashtim, duke e ngjallur atë dhe e transferuar në qiell para se të vijë dita e madhe e ngjalljes së të vdekurve, sepse vdekja nuk mund të mbante dhe të prishte trupin e Tërëdlirë të Gjithmonë Virgjëreshës Mari, e cila sipas vullnetit të Atit, me anë të Shpirtit të Shenjtë, i dha trup Birit të Perëndisë, që u bë Bir-Njeriu në mitrën e saj, Jisu Krishtit, për shpëtimin e njerëzimit që kishte rënë në tiraninë e djallit, mëkatit dhe vdekjes.

Prandaj, kjo e kremte është një e kremte për të gjithë të krishterët, sepse ajo çfarë ndodhi me Fjetjen, Ngjalljen dhe Transferimin e Nënës së Zotit, pritet të ndodhë më të gjithë besimtarët orthodhoksë, që i binden vullnetit të Atit dhe zbatojnë porositë e Birit dhe japin frutat e Shpirtit të Shenjtë, sipas shembullit të saj, që tha : “Ja, shërbëtorja e Zotit u bëftë sipas fjalës sate…”(Luka 1; 38)

Kisha Orthodhokse, në këtë kremte të madhe, që quhet edhe Pashka e Verës i këndon me nderim të Tërëshenjtës Gjithmonë Virgjëreshës Mari : “Në lindjen tënde virgjërinë e ruajte, në fjetjen tënde se neverite botën o Virgjëreshë, në jetën e qiellit shkon, Jetën si linde këtu mbi dhe dhe i shpëton gjithënjë prej vdekjes shpirtret tona o Hyjlindëse”. (Përlëshorja e festës)

LEXO TE PLOTE

Kultura

FOTO- Zbulohet kisha 1600-vjeçare në qytetin e lashtë të Turqisë

Publikuar

-

Nga

FOTO- Zbulohet kisha 1600-vjeçare në qytetin e lashtë të Turqisë

Ndërtesa e hershme tetëkëndore e krishterë u gjet gjatë një misioni arkeologjik në qytetin antik Tyana, në Anadoll.

Një thesar i ri antik i zbuluar në Turqi. Gjatë gërmimeve të kryera në qytetin e Tianës, kryeqyteti i parë i mbretërisë së Hitejve, në provincën e Ni -de-s së sotme, nga toka doli një kishë tetëkëndore.

“Kisha tetëkëndëshe është gjetja më e rëndësishme që nga fillimi i gërmimeve, të cilat filluan në kohën tonë. Ka shumë pak ekzemplarë të ngjashëm në Anadoll, ” tha Osman Doğanay, akademik dhe ekskavator. Është madje kisha e vetme me këtë madhësi në të gjithë rajonin e vendosur në rrugën e pelegrinazhit të krishterë. Falë zbulimit të monedhave që datojnë nga shekulli i IV, arkeologët kanë qenë në gjendje të datojnë ndërtimin e saj.



LEXO EDHE:  Ironizon deputeti/ Na u mbush Shqipëria me autostrada e aeroporte 3D

Qyteti, ish-kryeqyteti i Perandorisë Hiteze 4000 vjet më parë, u kolonizua më pas nga Grekët, Romakët dhe ishte një nga qendrat e para të krishtërimit.

LEXO EDHE:  Pse duhet të largohet Edi Rama?/ Përgjigjet Kryemadhi

Sipas Osman Doğanay, qyteti antik ka mbetur aktiv ndër shekuj pasi ndodhet në rrëzë të Pass Gülek, një rrugë tranziti midis Anadollit Qendror, pellgut Mesopotamian dhe deri në bregdetin e Mesdheut. Megjithë pasurinë e trashëgimisë së saj dhe praninë e një ujësjellësi të bukur romak, rajoni mbetet i izoluar nga qarqet moderne turistike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Arti në zi!/ Ndahet nga jeta muzikanti i njohur korçar

Publikuar

-

Nga

Arti në zi!/ Ndahet nga jeta muzikanti i njohur korçar

Muzikanti i njohur korçar, Ilir Tasellari është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare. Tasellari vuante nga një sëmundje e rëndë ndaj së cilës nuk mundi ta fitonte betejën. Ilir Tasellari do të mbahet mend për të gjithë kontributin që i dha muzikës deri në momentet e tij të fundit.

Të shumtë kanë qenë artistët që kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një nga muzikantëve më të njohur korçarë.



Këngëtari Devis Xherahu bëri të ditur lajmin e trishtueshëm nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit dhimbjen e thellë për humbjen e artistit.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha publikon videon/ Çfarë do të ndodhë me hetimin e presidentit Meta?

LEXO EDHE:  Ironizon deputeti/ Na u mbush Shqipëria me autostrada e aeroporte 3D

“Nuk dua ta besoj qe ti u largove kaq shpejt,buke e vjeter, kemi ndare kaq aktivitete dhe festa familjare bashke, kaq ore provash per tu bere keta qe jemi sot,Lamtumire miku im Ilir Tasellari.. jam i bindur qe ti do prehesh ne paqe..�”, shkruan Xherahu në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE