LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i ashpër për situatën pas tërmetit në Kurbin/ Boll më me shfaqje

8 Dhjetor 2019, 19:05, Politikë CNA
Basha i ashpër për situatën pas tërmetit në Kurbin/

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka shkuar sot pranë banorëve të Kurbinit, për të cilët thotë se janë akoma në gjendje emergjence.

Basha akuzon qeverinë se nuk është interesuar për këta banorë dhe nuk i janë vlerësuar dëmet e banesave, ndaj edhe kërkon riparimin apo rindërtimin sa më të shpejtë të tyre.

?Kurbini është në gjendje emergjence por shumë prej familjeve të prekura nga tërmeti janë lënë në mëshirë të fatit.

Shtëpitë e tyre janë të shkatërruara ose me dëmtime serioze, por deri më sot askush nuk ka shkuar ti shohë në çfarë gjendje janë, të vlerësojë dëmet që kanë, të përcaktojnë nëse janë apo jo të banueshme.

Ngricat, shirat, lagështira me të cilën bashkëjetojnë banorët mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin e fëmijëve dhe të banorëve të tjerë që kalojnë netët në tenda plastmasi.

Duhet të nisë sa më parë riparimi apo rindërtimi i banesave, dhe për këtë duhet përfunduar vlerësimi i shpejtë dhe i drejtë i dëmeve te shkaktuara. Duhen gjetur mundësi strehimi për të gjithë banorët e pastrehë, pa diskriminim?, shkruan kryedemokrati në rrjetet sociale.

Me tone të ashpra, Basha deklaron se duhet të ndalojnë shfaqjet dhe të fillojë puna menjëherë.

?Ndonëse ndër zonat më të varfera në Shqipëri, askush nga institucionet shtetërore nuk u ka çuar asnjë ndihmë për të perballuar këtë fatkeqësi. Kjo është skandaloze, kur po hyjmë në javën e tretë nga tërmeti. 150 milion dollarë të taksave të qytetarëve shkojnë për dhjetë oligarkë e mijëra qytetareve nuk u është dërguar as një bukë e vetme nga shteti.

Boll me shfaqje që nuk e fshehin mjerimin e banorëve dhe dështimin e shtetit për tu ardhur në ndihmë! Duhet ndërhyrje e menjëhershme për çdo banor dhe familje që po kalon momente të vështira?, thekson ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga