LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Albin Kurti tha se nuk bashkëpunon me Vuçiç/ Reagon ministri i Jashtëm serb

8 Dhjetor 2019, 19:34, Kosova & Bota CNA
Albin Kurti tha se nuk bashkëpunon me Vuçiç/ Reagon ministri

Pas deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, se nuk ulet në tryezë për bisedime me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç.
Daçiç heq përgjegjësinë nga Serbia, teksa pretendon se Kosova nuk është e interesuar për vazhdimin e dialogut dhe për arritjen e një kompromisi.
?Nëse ata (Kosova), vazhdojnë kështu, ne nuk jemi optimistë kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës?, deklaroi Daçiq para fillimit të seancës së Bordit Kryesor të Partisë së tij.
?RTS.rs? raporton se ministri serb e cilësoi si ?çmenduri politike? qëndrimin e Kosovës, teksa e fajësoi këtë të fundit si faktorin më të madh të paqëndrueshmërisë.
?Ky është një tregues se ata nuk kujdesen për dialogun dhe kompromisin. Problemi i vetëm është se ata nuk e kuptojnë se situata ka ndryshuar shumë?, theksoi Daçiç.
Sipas zyrtarit serb, qëllimi i qeverisë aktuale në vendin e tij është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga