Connect with Us

Tërmeti dhe rindërtimi i antishtetit të rënë të propagandës!

Politikë

Tërmeti dhe rindërtimi i antishtetit të rënë të propagandës!

Publikuar

-

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se termeti i 21 shtatorit dhe me pas ai shkaterrimtari i 26 nentorit nxoren ne shesh shumeçka, por kryesorja dhe mbi te gjitha sipas tij, ishte Antishteti Rilindas i Propagandes.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se 26 nentori si termeti i shkaterrimit te madh fillon nga hetimi i pergjegjesise se rende te qeverise dhe pergjesise penale te Kryeministrit per termetin e 21 shtatori, i cili ishte preludi tragjik dhe i nenvleftesuar i 26 nentoritt.

“Banda e te paafteve dhe te liqve ne pushtet duke keqinterpretuar 21 shtatorin, qe nuk u shoqerua me viktima, bindën veten se termet te tille kaq te forte nuk do te kete me dhe e rendesishme eshte te valojë propaganda dhe te cfaqet kryeministri me idiotesine e tij proverbiale e te thote se me te mire se ai nuk ka.

Antishteti i Propagandes coi drejt gremines se 26 nentorit shqiptaret me hipokrizine dhe pacipesine e tij mediatike, qe perqeshnin dhimbjen e njerezve pas 21 shtatorit.”-shkruan ndër të tjera Petrit Vasili.

Postimi i plotë:

Tërmeti dhe Rindërtimi i AntiShtetit të rëne të Propagandës!!

Termeti i 21 shtatorit dhe me pas ai shkaterrimtari i 26 nentorit nxoren ne shesh shumeçka, por kryesorja dhe mbi te gjitha ishte Antishteti Rilindas i Propagandes.

Nje shtet i kapur e inekzistent edhe ne funksionet bazike,nje shtet apatik dhe i çthurur organizativisht,nje shtet i paafte dhe i decerebruar,nje shtet i propagandes dhe arrogant ky ishte shteti qe realisht sundon ne Shqiperi kunder dhe jo ne interes te qytetareve.

26 nentori si termeti i shkaterrimit te madh fillon nga hetimi i pergjegjesise se rende te qeverise dhe pergjesise penale te Kryeministrit per termetin e 21 shtatori, i cili ishte preludi tragjik dhe i nenvleftesuar i 26 nentoritt!!

Banda e te paafteve dhe te liqve ne pushtet duke keqinterpretuar 21 shtatorin, qe nuk u shoqerua me viktima, bindën veten se termet te tille kaq te forte nuk do te kete me dhe e rendesishme eshte te valojë propaganda dhe te cfaqet kryeministri me idiotesine e tij proverbiale e te thote se me te mire se ai nuk ka.

Antishteti i Propagandes coi drejt gremines se 26 nentorit shqiptaret me hipokrizine dhe pacipesine e tij mediatike, qe perqeshnin dhimbjen e njerezve pas 21 shtatorit.

Ndaj kreu i Antishtetit te Propagandes Edi Rama eshte sot nen akuze direkte pas termetit shkaterrimtar te 26 nentorit nga i gjithe populli shqiptar.

Termeti i 26 nentorit ishte kronike e nje fatkeqesie te paralajmeruar, qe ne 21 shtator.

LEXO EDHE:  Debatet në grupin e PS/ Zbulohet porosia e Ramës

Por situata e pas 21 shtatorit u fsheh dhe u manipulua tragjikisht nga Antishteti kapur i Propagandes.

Shqiptaret kuptuan qarte se nuk kishin ne anen e tyre nje qeveri,qe i mbron, por kishin nje qeveri, qe shet minuta televizive propagande dhe, qe nuk zgjidh asgje, bile poshteron viktimat me dizinformimin e struktuar kriminal mediatik te saj.

Sot shqiptaret duan pergjigje per te pakten 10 pyetje asgjesuese per Kreun e Antishtetit te Propagandes Edi Rama te cilit i kerkojne perse:

1.Nuk shpalli Gjendjen e Fatkeqesise Natyrore megjithese vendi u perball me nje katastrofe te jashtezakonshme ne 21 shtator.

2.Nuk izoloi ndertesat e demtuara rende dhe teper te rrezikuara,megjithese Ministrja e Mbrojtjes deklaroi publikisht ne 23 shtator se 915 banesa u demtuan ndonese numri real ishte teper me i larte.

3.Nuk evakuoi banoret nga ndertesat e demtuara dhe per pasoje teper te rrezikuara per jeten e qytetareve.

4.Nuk mobilizoi nje ekspertize nderkombetare te kualifikuar per evidentimin e ndertesave te demtuara rende.

5.Nuk mori asnje mase per plotesimin e Rezervave te Shtetit me te gjithe materialet e nevojshme per perballimin e situatave te tilla.

6.Nuk ju drejtua per ndihme asnje shteti apo institucioni nderkombetar per plotesimin dhe gadishmerine ekipeve te shpetimit, qe rezultonin ne nje gjendje te mjere.

7.Nuk ishte ngritur fare perpara 21 shtatorit Agjensia Kombetare e Emergjences Civile edhe pse ligji i Emergjencave Civile ishte miratuar qe me pare.

8.Nuk u moren fare ne konsiderate dhe nuk u be asgje lidhur me kerkesat e qarta dhe te drejtperdrejta te Presidentit per gadishmerine e perballimit te situatave emergjente nga termeti si edhe ato te dates 23 shtator,kur u kerkua vleresimi i ndertesave dhe kerkesa per ndihme Agjensise Atomike.

9.U deklaruan te sigurta ne menyre te pavertete dhe pa ekspertize inxhinierike te gjitha shkollat,kopshtet ,cerdhet, qe jane me qindra e qindra vetem 24 ore pas 21 shtatorit duke vene ne rrezik jeten e qindra e mijra femijeve qe frekuentojne keto shkolla.

10.Prishjet e banesave me insistimin e Kryeministritu kryen pa hetim te thelluar e shterrues, duke fshehur e prishur provat qe do te conin pergjegjesit e tragjedise se vdekjes se 51 qytetareve para ligjit.

Rindertimi duhet te filloje urgjentisht me shkaterrimin e Antishtetit Kriminal te Propagandes, ndryshe as shpirtrat e 51 shqiptareve qe humben jeten nuk do te gjejne paqe,por edhe as mijrat e shqiptareve te tjere, qe kane humbur gjithshka nuk do te shohin rreze shprese.

Ky Rindertim i veshtire i Shtetit duhet te filloje sot,duhet te filloje tani,cdo minute e humbur eshte rivrasje e te ardhmes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Taulant Balla i jep të drejtë Topallit/ “Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora”

Publikuar

-

Nga

Video-Taulant Balla i jep të drejtë Topallit/ “Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka dhënë pak më parë të drejtë ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Balla ka publikuar në rrjetet sociale një video të kryetarit të Republikës së Re Lulzim Basha dhe thotë se ky i fundit gënjen edhe kur e pyet sa është ora.

Në video dëgjohet Basha të thotë se listat e hapura janë një ide e vlefshme, ndërsa tashmë i ka refuzuar ato.

LEXO EDHE:  Rama mbledh kryesinë e PS/ Asamble brenda korrikut

LEXO EDHE:  Berisha: Vendi po ecën me shpejtësi drejt kolapsit

“Jozefina ka gjithmonë të drejtë: Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora. Pak kohë më parë thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme. Sot është kundër listave të hapura, kundër votës së qytetarëve jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin që preferon”, shkruan socialisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PE fshin deklaratën e tre eurodeputetëve/ Kërkuan që parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit

Publikuar

-

Nga

PE fshin deklaratën e tre eurodeputetëve/ Kërkuan që parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit

Tre eurodeputetë lëshuan një deklaratë të fortë pasditen e sotme për miratimin e reformës zgjedhore të 5 qershorit në vendin tonë, duke theksuar se presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor.

Por gjatë mbrëmjes deklarata është fshirë nga faqja, dhe për nga forma, nuk duket të jetë një problem teknik i faqes, por një  dorë që e ka fshirë me apel apo edhe pa dashje.

LEXO EDHE:  Berisha: Vendi po ecën me shpejtësi drejt kolapsit

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet Petrit Vasili/ Maskarenjtë gjakosin qytetarët e ndershëm

Linku i fshirë i deklaratës

Deklarata e përbashkët e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, David McAllister (EPP, DE), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë, Isabel Santos (S&D, PT) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë, Manolis Kefalogiannis (EPP, EL) e përkthyer në shqip me një fjali përmbledhëse citonte se Shqipëria rrezikon pa miratimin e marrëveshjes. /CNA.al

Tre eurodeputetë “shuplakë” Ramës/ Mos shkatërro marrëveshjen, mund të ngadalësojë integrimin

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kastriot Islami spurdhjak e hajdut”/ S’përmbahet Murrizi: Është për ta vrarë me bukë në gojë

Publikuar

-

Nga

“Kastriot Islami spurdhjak e hajdut”/ S’përmbahet Murrizi: Është për ta vrarë me bukë në gojë

Deputeti Myslim Murrizi, nuk është përmbajtur dhe ka “shpërthyer” ashpër ndaj ish-deputetit Kastriot Islami.

Murrizi e cilësoi Islamin si spurdhjak dhe hajdut, që sipas tij ka të kyçur në kokë kohën e diktatorit Enver Hoxha.

Deputeti deklaroi në emisionin “Real Story” se Islami është për ta vrarë me bukë në gojë.

“Ka ikur koha e spurdhjakëve. Kjo paçavure Kushtetute e 2008 është e Kaç Ismalit, që e ka të kyçur në kokë kohën e Enverit. Është një hajdut, që dërdëllit. Ai s’ka shans të vijë të marrë votat as për kryeplak. Këta janë t’i vrasësh me bukë në gojë dhe prapë është pak”, theksoi Murrizi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE