Connect with Us

SPD-ja gjermane ende ne koalicion

Bota

SPD-ja gjermane ende ne koalicion

Publikuar

-

58-vjeçarja Saskia Esken dhe 67-vjeçari, Norbert Walter-Borjans, u zgjodhën zyrtarisht edhe nga kongresi i partisë në krye të SPD-së.
Pak pas orës 16, ajo vezullon shkurtimisht, shkëndija e revolucionit në Partinë Socialdemokrate (SPD) të Gjermanisë, kur aty mban fjalën një nga ish-kryetaret e socialistëve të rinj, Franziska Drohsel.
“Ku mbetën reformat, ku mbeti kthesa përmbajtesore, ku mbeti tatimi mbi pasurinë?” – thërret ajo para 600 delegatëve që po diskutojnë arritjet e SPD-së në koalicionin qeverisës.

Në pyetje është se a i bën mirë partisë që të vazhdojë bashkëqeverisjen me partitë konservative, CDU/CSU?

Franziska Drohsel thotë jo: “Ne duhet të guxojmë më në fund të themi atë që duam pa kufizime,” thotë ajo, duke bërë thirrje për një jo të koalicionit të madh dhe një riorientim të demokracisë sociale.

Të njëjtat gjëra kërkon gjysmë ore më pas deputetja e  Bundestag-ut, Hilde Mattheis: “Ne nuk dalim dot nga 15-përqindëshi, ne perceptohemi si rimorkio, e jo si forca shtytëse”.

Kritikët nuk kanë shans

Por Drohsel dhe kundërshtarët e tjerë të koalicionit të madh nuk i dëgjon askush në kongresin e SPD-së.

Me shumicë të madhe votash, delegatët miratojnë mocionin kryesor, d.m.th rekomandimin e udhëheqjes partiake për të vazhduar bashkëqeverisjen me partitë e Unionit. Por, me zotimin se do të flitet me Unionin se cilat tema të reja ose të ndryshme nga ato të marrëveshjes së bashkëqeverisjes, do të trajtohen në dyvjeçarin e mbetur.

Bisedimet do të udhëhiqen nga udhëheqësit e rinj të SPD-së. Pas votimit të anëtarëve të SPD-së një javë më parë, 58-vjeçarja, Saskia Esken dhe 67-vjeçari, Norbert Walter-Borjans, u zgjodhën zyrtarisht edhe nga kongresi i partisë në krye të SPD-së.

Informatikania Esken mori 75,9 përqind të votave, ndërsa ekonomisti dhe ish-ministri i financave të landit Nordrhein-Westfalen 89,2 përqind. Rezultati e bën të qartë se delegatët nuk duan revoltë, ata ndjekin drejtimin që ka vendosur javën e kaluar udhëheqja partiake.

LEXO EDHE:  Qytetarët "kryëzojnë" Ramën: Vendin ia keni lënë mafies

Revolucioni u anulua

Dalja nga koalicioni i madh, të cilën e kishin premtuar dy udhëheqësit e rinj në fushatën e tyre zgjedhore, tani u shty: “Unë kam qenë dhe jam skeptik për të ardhmen e këtij koalicioni madhështor, kështu që nuk kam ndryshuar mendim,” tha Saskia Esken në fjalimin e saj në kongres. Por ajo u justifikua me faktin që SPD tani dëshiron të bisedojë me Unionin për përmbajtjen politike.

Negociatat e kërkuara nga SPD janë “një shans për vazhdimin e koalicionit të madh, jo më shumë dhe jo më pak”.

Në tre fusha SPD planifikon të negociojë me CDU dhe CSU: klima, investimet dhe paga minimale.

Kjo e fundit, sipas SPD-së duhet të rritet në 12 euro: “SPD-ja mund të bëhet përsëri e fortë, nëse u përmbahet parimeve të saj: e qendrueshme, sociale, demokratike”, tha në fjalën e saj Esken.

Norbert Walter-Borjans gjithashtu kërkoi që SPD “të bëhet përsëri partia e shpërndarjes së drejtë”. Ai tha se në Gjermani ka një rishpërndarje nga poshtë-lart. “Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë”. Kjo do të thotë, se kush fiton më shumë duhet të japë një kontribut më të madh për vendin.

Deutschland | Kevin Kühnert Juso-Bundeskongress 2018 (picture-alliance/dpa/M. Becker)

Shefi i socialislteve te rinj, Kuehnert

Shefi i Socialistëve të Rinj do të bëhet zëvendës

“Unë besoj se ju do të qëndroni të patundur në negociata”, thotë një delegat i ri. “Të gjithë në kongresin e partisë tani duhet të shtrëngojnë radhët”,  këerkoi një tjetër. Kështu mendon edhe kreu i Socialistëve të Rinj, Kevin Kühnert.

Kundërshtari i deklaruar i Koalicionit të Madh konsiderohet koka që qëndron pas fitores së Esken dhe Walter Borjans. 30-vjeçari u bë një nga pesë zëvendësit e tyre, edhe pse duhet të jenë vetëm tre. Por për këtë do të duhej të bëhej një garë mes kandidatëve. (ashu)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sulm me raketa mbi Ambasadën amerikane në Bagdad

Publikuar

-

Nga

Një sulm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ambasadën amerikane në Bagdad, e cila ndodhet në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit të Irakut.

Mediat e huaja raportojnë se dy raketa kanë goditur Ambasadën, dy ditë pas ekzekutimit të gjeneralit iranian Kasem Sulejmani, me urdhër të presidentit të SHBA, Donald Tump.

Agjencia franceze e lajmeve AFP raportoi se fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por kanë mbetur të plagosur 4 persona të një familjeje.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet rajonale në Gjermani/ Sukses për AfD, humbje për CDU-në

LEXO EDHE:  Sot zgjedhja e presidentit të Gjermanisë

Bombardimi ndodhi pasi më parë Parlamenti i Irakut shprehu mbështetje për urdhërimin e tërheqjes së trupave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe përfundimin e bashkëpunimit me koalicionin ndërkombëtar.

Ndërkohë pritet që kjo ngjarje t’i tensionojë edhe më tepër marrëdhëniet, pasi presidenti i SHBA paralajmëroi se nëse preket qoftë edhe një shtetas amerikan, Irak do të goditet fort.

Të njëjtin raportim ka bërë dhe rrjeti i njohur “Al Jazeera”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Prish marrëveshjen me BE dhe SHBA/ Irani merr vendim të mos respektojë Paktin Nuklear

Publikuar

-

Nga

Pas vrasjes së komandantit suprem, Qasim Soleimanit, në një mbledhje të jashtëzakonshme, mbrëmjen e së dielës, Irani ka marrë vendim që të mos respektojë më marrëveshjen e vitit 2015 me shtetet e BE-së dhe SHBA-në për limitim të pasurimit me uranium.

Marrëveshja e vitit 2015 limitonte pasurimin me uranium të shtetit persik dhe lehtësonte sanksionet ekonomike të vendosura nga vendet perëndimore. Irani përkushtohej që uraniumi të përdorej vetëm për energji.

Gjithsesi, presidenti amerikan, Donald Trump u tërheq nga kjo marrëveshje vitin e kaluar pasi e konsideronte jo të denjë për popullin amerikan, dhe pasi që nuk besonte se Irani po i përmbahej marrëveshjes.

LEXO EDHE:  Shqiptari vret vajzën dhe burrin e saj gjerman

LEXO EDHE:  Kush është 21 vjeçari që vrau babain polic/ Para 2 vitesh ai...

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur shumë muajt e fundit, dhe ato kulmuan pas sulmit me dron ndaj komandantit të ushtrisë iraniane.

Tani pas tërheqjes nga kjo marrëveshje, Irani nuk do të limitojë prodhimin e uraniumit, shkruan NY Times. Qeveria iraniane ka lënë derën hapur për kthim në respektimin e marrëveshjes nëse sanksionet ndaj saj hiqen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidencialet në Kroaci/  Sondazhi i exit poll-it tregon kush është kandidati fitues

Publikuar

-

Nga

Kroacia ka mbajtur, sot, raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kutitë e votimit të të cilave janë mbyllur në orën 19.00. Sipas raportimeve të ardhura nga mediat lokale dhe ato rajonale mësohet se sondazhet e para të exit pollit, lidhur me rezultatin, tregojnë se, presidentja në detyrë, njëherësh dhe kandidate garuese për një raund të dytë, Kolinda Grabar Kitaroviq, del ta ketë humbur garën.

LEXO EDHE:  Simfonia e paplotë e Bethovenit do të përfundohet/ Çfarë e bëri të mundur

LEXO EDHE:  Kush është 21 vjeçari që vrau babain polic/ Para 2 vitesh ai...

Ndërkohë Zoran Milanoviq, ish kryeministri i Kroacisë, po sipas rezultatit të exit-pollit, rezulton të jetë fitues dhe president i ri i Kroacisë me 53,25 %. Milanoviq ka dalë fitues edhe në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve, ku Kitaroviq u rreshtua pas tij.

LEXO TE PLOTE