Connect with Us

Raportuesja për Shqipërinë në PE optimiste/ Besojmë se negociatat do hapen në mars

Lajme

Raportuesja për Shqipërinë në PE optimiste/ Besojmë se negociatat do hapen në mars

Publikuar

-

Tejet optimiste është shprehur raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Izabel Santos, teksa foli për hapjen e negociatave në muajin mars.

Santos deklaroi se është e kënaqur me angazhimin e Shqipërisë për reformat e ndërmarra dhe për krijimin e institucioneve të drejtësisë dhe se pret të merret një vendim pozitiv.

“Është angazhimi i tij dhe ne jemi shumë të kënaqur me këtë angazhim. Ne jemi të gatshëm për mbështetje. Presim përgjigjen e Shqipërisë. Besoj, se do bëhet e mundur. Reforma elektorale duhet të bëhet sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR. E njoh shumë procesin e reformës elektorale, pasi kam qenë zëvendëspresidente e asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe kryetare e komisionit të të drejtave të njeriut në këtë asamble. Kjo reformë është shumë e rëndësishme për demokracinë tuaj, për transparencën e sistemit tuaj elektoral, si dhe besimin e qytetarëve në procesin elektoral. Sigurisht që funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë është një kërkesë më se e kuptueshme. Vendi duhet të sigurojë që këto dy struktura thelbësore të jenë funksionale dhe të ketë një proces elektoral transparent dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”, u shpreh Santos në një intervistë për ABC News./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

S’ka më pushim për studentët/ Mësim edhe të shtunave në fakultetet që u dëmtuan nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës do të zhvillojnë mësim edhe të shtunave.

Mësohet se procesi mësimor do të zhvillohet edhe në fundjavë, për të zëvendësuar orët e humbura pas dëmtimit të godinave nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Tashmë raportohet se dëmtimet janë riparuar dhe studentët mund të kthehen në auditore.

LEXO EDHE:  Këshilltari i Bashës kundër integrimit të Shqipërisë/ Akil Kraja: Mos hapni negociatat

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Ngjela zbulon kush fshihet pas tyre

Raportohet se mësimi do të zhvillohet për të shlyer orët në 3 të shtuna të muajit janar, si dhe në 3 të shtuna dhe 1 të dielë të muajit shkurt. Ndërkohë, studentët e Inxhinierisë do të zhvillojnë mësim edhe të shtunave të muajve mars, prill dhe maj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Stuhia e erës ka kapluar vendin/ Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas erës së fortë që ka shkaktuar dëme të mëdha ditën e sotme në të gjithë vendin dhe ka rrëzuar disa pemë.

Ministria i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

“Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Çfarë kërkoi Balili/ Artan Hoxha zbulon negociatat me nipin dhe vëllain

LEXO EDHE:  Faktet/Meta-Basha, negociata në sfond, Rama në alarm

Gjithashtu bëhet me dije se deri më tani situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme nga era dhe bora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndarja nga jeta e Robert Andonit/ Berisha: Mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të profesor Robert Andonit.

Berisha thotë se mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar.

Ish kryeministri shpreh ngushëllimet për familjen e Andonit, duke u lutur qq shpirti i tij të gjejë paqene merituar.

“Miq, dje u nda nga jeta Prof. Robert Andoni, njëri prej personaliteteve më të shquara të mjekësisë shqiptare në fushën e bakteriologjise. Dr. Robert Andoni ishe nje pedagog i talentuar, humanist i vertet, kërkues serioz shkencor, autor i dhjetra punimeve shkencore, teksteve, monografive të arrira, me të cilat ai dha një kontribut te çmuar në zhvilimin e shkencave bakteriologjike në Shqipëri.
Me këtë rast une i shpreh familjes së tij ngushellimet e mia me të ndjera dhe, duke ndarë dhimbjen, lutem se bashku me ta që shpirti i mirë i Robertit, njeriut të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Ngushellime”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE