Connect with Us

Rama ultimatum ministrave/ 15 dhjetori është afati i fundit, ja ç’do të ndodhë me banorët e Thumanës

Politikë

Rama ultimatum ministrave/ 15 dhjetori është afati i fundit, ja ç’do të ndodhë me banorët e Thumanës

Publikuar

-

Kryeministi Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka deklaruar se brenda 15 dhjetorit të gjitha familjet që humbën njerëz të dashur të familjes nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin dhe që banesa e tyre u kthye në gërmadhë, do të transferohen nëpër shtëpi.

“Hotelet do të fillojnë të zbrazen pas vitit të ri. Hapja e dyerve për të tjerë, duhet të jetë e kufizuar, pasi hyjmë në fazën ku mund të fillojnë spekulime. Familjeve që janë të hotel do u ofrojmë dy rrugë; atë të dhënies së lekëve në dorë dhe banesën ta gjejnë vet. Brenda atij fondi në zonën e Durrësit dhe Thumanës ka dhe koston e transportit. Dhe rruga tjetër është; ose do ja gjejmë vet. Mos harroni, 15 dhjetori eshte afati i fundit për të sistemuar në shtëpi familjet më fatkeqe. Për ta duhet të mbarojë procesi dhe duhet të jenë në shtëpi.”-theksoi Rama.

Po ashtu, ai tha se për Alesio Cakonin, djalin 10-vjeçar që humbi babanë dhe motrën duhet gjendur një kujdestare, për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.

“Dhe ata fëmijët që isha unë mbrëmë, duhet të shkojnë në shtëpi. Duhet gjetur dhe mënyra se si do të kujdesemi për njërin prej tyre që e ka nënën në spital dhe ka humbur të tjerët. Duhet t’i japim shtëpinë dhe duhet t’i vëmë një kujdestar. S’mund t’i japim një fëmije çelësin e shtëpisë. Daja jeton në Angli dhe ka ardhur përkohësisht. Mund të hyjë përkohësisht, por shtëpia është aty për një kohë të gjatë dhe do të jetë në emër të tij (djalit). Ai është i zoti i shtëpisë. Duhet të marrim masa që të jetë e plotësuar me të gjitha.”-tha Rama.

Ndër të tjera, Rama theksoi se në Thumanë nuk do të ndërtohet asgjë, pasi familjet që kanë humbur njerëz dhe ata që kanë ngelur pa shtëpi, nuk duan që të kthehen në atë vend.

LEXO EDHE:  Ramës i dështon propaganda/ “Masakrohet” nga qytetarët

“Sikundër unë e dija më parë, asnjë nga ata që kanë pasur shtëpitë në pallatet e shembura nuk duan që të shkojë atje, e kanë tmerr. Vetëm ideja që të shkojnë atje është tmerr. Kështu që s’kemi ça të ndërtojmë atje, dhe ata që kanë humbur dhe ata që s’kanë humbur njerëz.”, tha Rama.

Po ashtu, Rama tha se është përgatitur një kërkesë për shtyrjen e periudhës së gjendjes së jashtazakonshme që të kemi një fokus të detyrueshëm për të gjitha institucionet.

“Kemi përgatitur edhe një kërkesë për Kuvendin për shtyrjen e periudhës së emergjencës që të kemi një fokus të detyrueshëm për të gjitha institucionet”, deklaroi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Rama “kokë më kokë” me Tsipras/ Zbardhen detaje nga takimi

LEXO EDHE:  Video/ Kaos pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE