Connect with Us

Rama nuk kursen batutat/ Zbulon “shejtanin” më të madh të qeverisë

Politikë

Rama nuk kursen batutat/ Zbulon “shejtanin” më të madh të qeverisë

Publikuar

-

Edhe pse vendi po kalon ditë mjaft të vështira për shkak të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama sërish nuk ka kursyer batutat.

Në shoqërinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama ka shkuar sot në fshatin Dedej të Vorës, ku ka parë nga afër ecurinë e punimeve në një banesë.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat, as për ministren Balluku, që me humor e quajti “shejtani më i madh”.

“Kjo është shejtani më i madh, po e tha e bo. Njëshi është. Unë jam dyshi pas saj”-tha Rama.

Ndërkohë, një vogëlush i ka kërkuar Ramës që dhe ai të ketë fatin e kësaj familje, dhe vajzës së tyre të vogël Pamela, që dhe ai të bëhet me shtëpi të re. Ndërsa Rama i premton atij se dhe shtëpia e tij do të ndërtohet.

LEXO EDHE:  Peshku qelbet nga koka, Ramës po i vjen era

“Po pra, Pamela e ka bo. Do ta bëjmë dhe ty mos u mërzit”-iu përgjigj Rama.

Ndërkohë, gjatë një vizite në shkollën e Manzës e cila është kthyer në një qendër për fëmijët, Rama shkëmbeu batuta me fëmijët të ndodhur aty.

Ndërsa nuk mungoi edhe një batutë lidhur me gjatësinë e derës së një klase, për zv. kryeministrin Erion Braçe teksa po kalonte nga njëra klasë në tjetrën,“Këtë derën e keni bërë për Erion Braçen“, tha Rama/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“S’është perëndimor siç e shet veten”/ Kadilli: Basha cinik, i detyruar të bashkëjetoj me të!

Publikuar

-

Nga

“S'është perëndimor siç e shet veten”/ Kadilli: Basha cinik, i detyruar të bashkëjetoj me të!

Fatbardh Kadilli i cili garoi për Kreun e Partisë Demokratike, e ka quajtur cinike deklaratën e Bashës i cili u shtriu dorën e bashkëpunimit.

Ai deklaroi se nuk pret ftesa nga Basha për të qenë kundër kryeministri Edi Rama.

“Nuk ka një shtrirje dore në kuptimin pse përdoret. Se di pse është lexuar si shtrirje dore, ka pasur deklaratë cinike nga ana e Bashës. Nuk pres ftesa për të qenë kundër Ramës. Do jem brenda partisë,  do luftoj Ramën ska nevojë të më ftojë njeri për kete.Unë do bëj çmos që manifesti politik të përthithet nga ço anëtar. Unë e kam prezantuar manifestin. Menaxhon pushtet por nuk ka politikë, aksion pulitik, por vetëm pushtet të kryetarit.  Nëse e duam jetën publike dhe të marrim angazhim duhet një shesh i hapur”, tha Kadilli.

Referuar mënyrës si u zhvilluan zgjedhjet, Kadilli  tha se Basha nuk është perëndimor siç e shet veten por është shumë ballkanik.

LEXO EDHE:  “Tërhiq paketën anti-shpifje”/ 37 organizata ndërkombëtare “ultimatum” Ramës

LEXO EDHE:  Rama, një memec përballë Blushit/ Nga Andi Bushati

“Kur je në një garë ke dalë të fitosh mos u fshih pas pjesës se dikush  tjetër ka avantazhe. Ai nuk rezultoi me një standard që e pres, nuk është perëndimor siç e shet veten është shumë ballkanik. Por jam i detyruar që nesër të bashkëjetoj me këtë njeri. Unë e kam goditur fort Bashën dhe vazhdoj ta godas. Unë nuk hyra të bëhen kryetar por të bëhem lider dhe të udhëheq partinë. Basha është lider por se udhëheq Pd”, shtoi ai ne Report Tv./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi i DASH për Berishën/ Hajdari: Nuk dua ta komentoj, raporti me Amerikën nuk duhet cënuar

Publikuar

-

Nga

Berisha i padëshiruar në SHBA/ Hajdari: Nuk dua ta komentoj, raporti me Amerikën nuk duhet cënuar

Rudina Hajdari nuk ka preferuar të komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Hajdari tha se ajo ‘si Rudinë’ nuk është në gjendje të komentojë një vendim të tillë dhe se raporti me Amerikën nuk duhet cënuar.

S’jam unë e aftë të komentoj veprimet e DASH. Kanë arsyet e veta që arrijnë në këtë përfundim por unë si Rudinë nuk jam në gjendje të komentoj mbi një vendim të atillë. Them se duhet të japim pak kohë dhe të mos reagojmë shpejt.

Nëse kanë bërë gabime në këtë vendim, duhet punuar, por nëse këto janë akuza që janë të forta, atëherë duhet bërë sa më transparente, por raporti ynë me Amerikën nuk duhet cënuar asnjëherë. Sot më shumë se asnjëherë i duhet opozitës ky raport i shëndoshë”, tha Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi Biden-Putin/ Ish-ambasadori Vukaj: SHBA po shmang Rusinë, kanë objektiv Kinën

Publikuar

-

Nga

Takimi Biden-Putin, ish-ambasadori Vukaj: SHBA po shmang Rusinë, kanë objektiv Kinën

Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi e konsideron mjaft pozitiv dhe produktiv takimin e mbajtur mes Presidentit të SHBA, Joe Biden dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë një interviste për Euroneës Albania, ish-diplomati tha se “sfera e diskutimit ishte shumë e gjerë që nga marrëdhëniet mes dy vendeve, rritja e marrëdhënieve tregtare mes tyre, sulmet kibernatike deri tek problemet e arktikut”.

Z. Vukaj nënvizoi se kjo ishte e domosdoshme pasi situata ishte shumë e tensionuar dhe shkak sipas tij ishte bërë cilësimi i Putinit si vrasës nga Biden, që çoi në tërheqjen e ambasadorëve.

Shaqir Vukaj tha se e shikon si një taktikë të SHBA këtë hap pasi takimi vjen me iniciativë të Biden, duke bërë kështu njëlloj tërheqjeje.

Dhe e gjitha kjo tha ish-ambasadori shqiptar në Rusi vjen në një kohë kur SHBA ka përqendruar të gjithë forcat në përballjen me Kinën.

“Duhet ulur tensioni mes dy vendeve pasi SHBA sot kanë objektiv Kinën, ku kjo u tregua dhe gjatë takimit të NATO-s. Të bashkojnë dhe Rusinë t’i bëjnë bashkë nuk është e leverdishme për Amerikën. Rusinë në një farë mënyrë po e shmang përmes përmirësimit të marrëdhënieve në ato fusha që u ra dakord”, tha ish-ambasadori.

LEXO EDHE:  A duhet ta përfshijë Rama opozitën në qeveri?/Habit zyrtari amerikan me deklaratën e tij

LEXO EDHE:  “Tërhiq paketën anti-shpifje”/ 37 organizata ndërkombëtare "ultimatum" Ramës

Por, z. Vukaj veçoi një fakt duke thënë se në këtë takim nuk është diskutuar për çështjen e Ballkanit.

Ish-diplomati shprehu habi për këtë fakt duke marrë parasysh se Rusia e konsideron Ballkanin si një zgjatim të saj dhe nga ana tjetër Biden po tregon një vëmendje të veçantë për rajonin tonë ndryshe nga Trump dhe Obama.

“Nuk u zu në gojë problemi i Ballkanit, personalisht prisja që të kishte një pikë. Biden po i kushton rëndësi shumë më të madhe Ballkanit se sa Trump dhe Obama”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE