Connect with Us

Qeveria ngrin në TV rrugën Milot-Balldren, pa dijeninë e koncesionarit

Lajme

Qeveria ngrin në TV rrugën Milot-Balldren, pa dijeninë e koncesionarit

Publikuar

-

Zëvendëskryeministri Erion Braçe sugjeroi se një nga kontratat më kontroverse koncesionare të qeverisë së tij, ajo për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren “nuk bëhet”, duke shprehur skepticizëm për një kontratë që shumë e kanë parë me dyshime. Sipas Braçes, qeveria e ka bërë të ditur këtë që para një muaji “kur i pa se kompania nuk i përgjigjet dot kontratës”. Braçe nuk bëri të ditur se kur e si qeveria “e ka bërë të ditur” para një muaji që kjo kontratë “nuk bëhet”.

Por Ndue Kola, drejtor i kompanisë ANK që ka fituar koncesionin, i tha BIRN se ai ishte informuar mbi deklaratën e Braçes vetëm të shtunën në mëngjes dhe se ai ishte duke vijuar punën normalisht për zbatimin e saj.

“Unë jam duke aplikuar për kredi. Kontrata ka hyrë në fuqi më 4 tetor dhe unë kam afat deri në 4 tetorin e ardhshëm për fillimin e zbatimit,” tha Kola në një bisedë telefonike.

Braçe, i cili gjendej në emisionin Prokokacija në një kohë që qeveria është nën presion për të anuluar disa nga projektet më të debatueshme të qeverisë Rama për të zhvendosur fondet në ndihmë të familjeve të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve me SMS të BIRN nëse komentet e tij ishin një opinion, d.m.th., ai mendon se kontrata nuk do të realizohet, apo ishin një fakt i llojit “qeveria ka vendosur të tërhiqet prej saj”.

Kryeministri Edi Rama është prej vitesh nën kritika si nga opozita politike ashtu edhe nga organizmat ndërkombëtare si FMN apo Banka Botërore, të cilat vlerësojnë se kontratat koncesionare të tij janë produkt i procedurave jokorrekte të prokurimit,  mbartin rreziqe të larta për financat publike dhe nuk ofrojnë vlerë për të justifikuar kostot.

Koncesioni në fjalë synon të ndërtojë një autostradë me distancë 17 kilometra e cila lidh kryqëzimin e Milotit me fshatin Balldre në veri të Lezhës dhe ka një kosto prej afro 32 miliardë lekësh. Koncesioni është fituar nga dy kompani vendëse, të cilat hodhën fillimisht një propozim të pakërkuar dhe më pas dolën fituese të tenderit ku nuk kishte garë të mirëfilltë.

LEXO EDHE:  HEC-et mbi Osum/ Koncesionari sfidon Ramën, çon betejën në Apel

Pasi tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të shumta, qeveria u përball me kërkesën e anulimit të së paku një pjese të këtyre kontratave koncesionare për zhvendosjen e fondeve të tyre në ndihmë të familjeve dhe bizneseve të goditura nga tërmeti. Pak ditë më parë, Partia Demokratike në opozitë iu bashkua thirrjeve për anulimin e kontratave koncesionare në kushtet e katastrofës natyrore por kryeministri Edi Rama deklaroi se ai nuk ka ndër mend të heqë dorë prej tyre. Sipas Ramës, koncesionet si ai i kontrollit shëndetësor apo i seteve kirurgjikale janë shumë të mira dhe nuk duhet të hiqen. Rama vetë nuk ka folur mbi propozimin për anulimin e së paku dy kontratave koncesionare të cilat nuk kanë nisur ende zbatimin: segmenti Milot-Balldre dhe ai Orikum-Dukat.

Vetë Braçe në Provokacia ndërsa shprehu opinionin e tij personal “kundër koncesioneve në tërësi” u  përpoq të mbronte koncesionet e dhëna nga qeveria “Rama” ndërsa sulmoi si të këqija koncesionet e dhëna nga qeveria “Berisha” deri në vitin 2009 apo nga qeveria “Berisha-Meta” deri në vitin 2013. Braçe i quajti koncesionet e qeverisë së tij “partneritet publik privat” ndërsa ato të qeverisë “Berisha” si vetëm koncesione.

Sipas Braçes, koncesionet e Berishës në përgjithësi i paguajnë qytetarët drejtpërsëdrejti ndërsa ato të Ramës i paguan “buxheti i shtetit”.

Pavarësisht nëse janë koncesione apo partneritete publike-private, për të trija qeveritë këto lloj kontratash janë bërë simbol i lidhjeve të ngushta mes qeverisë dhe bizneseve klienteliste, ku investimet private të premtuara në këto kontrata janë një pjesë e papërfillshme e sasisë së fondeve të thithura, qoftë drejtpërsëdrejti nga qytetarët, qoftë në mënyrë indirekte nga qytetarët përmes taksave dhe buxhetit të shtetit./ Reporter.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

S’ka më pushim për studentët/ Mësim edhe të shtunave në fakultetet që u dëmtuan nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës do të zhvillojnë mësim edhe të shtunave.

Mësohet se procesi mësimor do të zhvillohet edhe në fundjavë, për të zëvendësuar orët e humbura pas dëmtimit të godinave nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Tashmë raportohet se dëmtimet janë riparuar dhe studentët mund të kthehen në auditore.

LEXO EDHE:  “Mashtrimi i paralajmëruar”/ Agron Shehaj zbulon pse u zhbë kontrata Milot-Balldren

LEXO EDHE:  Çfarë parashikon kontrata për “Rrugën e Kombit”?/ Nga detyrimet e qytetarëve, deri te ato të shtetit…

Raportohet se mësimi do të zhvillohet për të shlyer orët në 3 të shtuna të muajit janar, si dhe në 3 të shtuna dhe 1 të dielë të muajit shkurt. Ndërkohë, studentët e Inxhinierisë do të zhvillojnë mësim edhe të shtunave të muajve mars, prill dhe maj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Stuhia e erës ka kapluar vendin/ Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas erës së fortë që ka shkaktuar dëme të mëdha ditën e sotme në të gjithë vendin dhe ka rrëzuar disa pemë.

Ministria i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

“Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Çfarë parashikon kontrata për “Rrugën e Kombit”?/ Nga detyrimet e qytetarëve, deri te ato të shtetit…

LEXO EDHE:  “Shpërthen” ish-deputeti/ Të hiqen simbolet e "pushtuesve"

Gjithashtu bëhet me dije se deri më tani situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme nga era dhe bora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndarja nga jeta e Robert Andonit/ Berisha: Mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të profesor Robert Andonit.

Berisha thotë se mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar.

Ish kryeministri shpreh ngushëllimet për familjen e Andonit, duke u lutur qq shpirti i tij të gjejë paqene merituar.

“Miq, dje u nda nga jeta Prof. Robert Andoni, njëri prej personaliteteve më të shquara të mjekësisë shqiptare në fushën e bakteriologjise. Dr. Robert Andoni ishe nje pedagog i talentuar, humanist i vertet, kërkues serioz shkencor, autor i dhjetra punimeve shkencore, teksteve, monografive të arrira, me të cilat ai dha një kontribut te çmuar në zhvilimin e shkencave bakteriologjike në Shqipëri.
Me këtë rast une i shpreh familjes së tij ngushellimet e mia me të ndjera dhe, duke ndarë dhimbjen, lutem se bashku me ta që shpirti i mirë i Robertit, njeriut të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Ngushellime”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE