Connect with Us

Përmbyset autobusi/ Plagosen 26 studentë maqedonas

Kosova & Rajoni

Përmbyset autobusi/ Plagosen 26 studentë maqedonas

Publikuar

-

Një autobus me studentë nga Maqedonia e Veriut është aksidentuar paraditen e sotme në Serbi.

Mediat maqedonase raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin dhe autobusi është përmbysur në rrugën Bllacë-Belolin, në afrësi të Kopaonikut të Serbisë, për shkaqe ende të panjohura.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, bën me dije se si pasojë kanë mbetur të plagosur 26 studentë, 18 prej të cilëve janë duke marrë akoma mjekim në spital.

Gjithashtu raportohet se një person është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Tiranë/ Përplasen dy automjete, mes të lënduarve edhe një foshnje

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd është në komunikim të vazhdueshëm me organet kompetente. Nga MPB e Serbisë jemi njoftuar se po këqyret vendi i ngjarjes dhe deri tani nuk mund të jepen informacione më të detalizuara”, njofton MPJ e Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shënohet vikitima e dytë nga stuhia ‘Ianos’/ Humb jetën fermeri shqiptar në Greqi

Publikuar

-

Nga

Shënohet vikitima e dytë nga Stuhia ‘Ianos’/ I merr jetën fermerit shqiptar në Greqi

Është shënur  viktima e dytë në Greqi, si pasojë e stuhisë që godit Greqinë natën e shkuar.

Viktima është një fermer 63-vjeçar, trupi i të cilit u rrëmbye nga uji për shkak të shirave.

Sipas mediave greke është arritur të gjendet trupi i pajetë i shqiptarit, por identiteti i tij nuk dihet.



Po ashtu, raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm është ndërprerë edhe energjia elektrike.

LEXO EDHE:  Aksident me nje viktime

LEXO EDHE:  Aksident me vdekje në Durrës/Makina përplas këmbësorin

Gjithsej janë konfirmuar 2 viktima , ndërsa një grua rezulton ende zhdukur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

 “Cikloni në Greqi” U ngjitën në pemë për t’i shpëtuar ujërave të rrëmbyeshëm/ Ja çfarë ndodhi me to  

Publikuar

-

Nga

Një ciklon i rrallë ka goditur kohët e fundit Greqinë dhe si pasojë moti është përkeqësuar në mënyrë drastike. Tre persona ishin ngjitur në pemë për t’i shpëtuar ujërave të rrëmbyeshëm në Almyros të Volos. Me bashkëpunimin e EMAK dhe ushtrisë, zjarrfikësit kanë rrezikuar edhe veten e tyre për t’i shpëtuar.

Ky operacion për shpëtimin e 3 personave, një inxhinier nga Volos, një gjeometër-inxhinier nga Larisa dhe një nën-inxhinier nga zona e Almyros që punonin për ndërtimin e një rezervuari, zgjati afërsisht 10 orë.



Menjëherë pas shpëtimit ata u dërguan në Qendrën Shëndetësore Almyros ku u raportua se ishin në gjendje të mirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Cikloni “Ianos’ ndryshon kurs/ Ja zonat që pritet të godasë në Greqi

Publikuar

-

Nga

Një ciklon i rrallë mesdhetar ka goditur Greqinë. Cikoni ‘Ianos’ fillimisht  goditi Thesalinë dhe Fthiotidën, ndërsa tashmë duket se ka marrë një kurs të ri drejtimi.

Sipas një harte më të re harku i stuhisë, pak para orës 7 të mëngjesit, duket se është transferuar në Evia dhe ishujt e Egjeut, ndërsa një front i dytë, më i vogël, manifestohet në vargmalin e Parnassos.



‘Protothema’ shkruan se fatmirësisht duket se fronti i tretë në zonën e Thesalisë dhe Volos, duket se është tërhequr.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Plagosen katër persona

LEXO EDHE:  Aksident me vdekje në Durrës/Makina përplas këmbësorin

Të dy frontet e stuhisë – Jon dhe Thesali – u bashkuan në lartësinë e Evijës juglindore, duke formuar një hark që shtrihet nga Evia veriore dhe Fthiotida, në zonën detare në jugperëndim të Peloponezit, duke kaluar Kythira, prefektura e Chania./CNA.al

LEXO TE PLOTE