Connect with Us

Pasojat e tërmetit/ Pas punonjësve të policisë, Rama u mban rrogën edhe arsimtarëve

Denoncim

Pasojat e tërmetit/ Pas punonjësve të policisë, Rama u mban rrogën edhe arsimtarëve

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e disa punonjësve të administratës, të cilët shkruajnë, se pas tërmetit të 26 nëntorit, u është thënë se do u mbahet një pjesë e rrogës.

Duke e konsideruar si përdhosje e bujarisë dhe solidariteti njerëzor nga qeveria, Berisha bën thirrje që të mbahen larg duar nga pagat e punonjësve.

Kujojmë që më herët, edhe punonjësit e Policisë së Shtetit u urdhëruan të paguanin me nga rroga e tyre për pasojat e tërmetit.

“Larg duart e zeza nga pagat e punonjesve!

Lexoni denoncimin e punonjesve dixhital!

Ndalimi i rrogave te punonjeseve perdhosje e bujarise dhe solidaritetit njerezor nga narkoqeveria. sb

Pershendetje doktor jam nje punetor i bashkis tiran ne fillim na than qe do ju mbajm gjysmen e pages, pastai ne reaguam dhe se dim ca do bejn Se shperblim jo e jo anonim ju lutem se na heqin nga puna!

LEXO EDHE:  "Burri i Edi Rames, taksisti Bilal Shehu rrezikon 13 vjet burg!

Zoti. Berisha sot mora vesh qe nuses te vellait tim e cila punon ne nje nga qerdhet e kukesit sot ju kan komunikuar qe 10 mi lek te vjetra do ju ndalen nga rroga per termetin. Nuk e di nqs eshte e drejt apo jo. Nuk jam kundra per ti ndimuar por un mendoj qe qeveria ka detyrime sepse ne paguajm taksa. Me respekt kukes

O i nderuar sali berisha jam nje mesues i shqetesuar se spo na hedhin akoma rogat mir termeti qe ishte nga zoti po na ka zene dhe termeti i rogave as do te di njeri.”shkruan Berisha në njoftimin e plotë./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandali Mina Kusta ”Albcontrol”/ Gylenisti i jep gylenistit 410 milionë me tender formal

Publikuar

-

Nga

Shoqëria “Albcontrol”,  e  drejtuar nga Mina Kusta, është përfshirë në një skandal me tenderat publikë.

Pa pasur garë, pa konkurencë  “Albcontrol”  ka firmosur një kontratë pas një tenderi formal me spitalin Amerikan me 24 dhjetor të vitit 2019, për kontrollin mjekësor. Ashtu siç ka raportuar më herët CNA.al, vlera e kontratës është 41 000 000 lekë pa TVSH dhe 100% të vleres i eshte dhene nje kompanie private.

Për më tepër në vlerën totale përfundimtare të kontratës (duke përfshirë lotet opsionet dhe nënkontraktimin), e cila kap vlerën e 41 000 000, TVSH nuk aplikohet. ( lexoni këtu).

Në fakt, zanafilla e skandaleve ku lakohet emri i Mina Kustës, nis që me emërimin e tij në krye të “Albcontrol” në fillim të vitit 2019. Dhe  tenderi i dhënë nga kompania që ai drejton ka lidhje me emërimin e tij, ose thënë më qartë duket si kthimi i nderit, ndaj atij që i dha “karrigen” drejtuese të “Albcontrol”.

Në Shqipëri është bërë praktikë që ndërmarrjet shtetërore si “Albcontrol” të përdoren dhe të zhvaten për interesa private.

Pa  garë pra pa asnjë operator tjetër në konkurim, fondi prej 41 000 000 lekë i është dhënë spitalit Amerikan, pronë e njeriut, Klodjan Allajbeu.

Siç ka shkruar më herët CNA.al, Mina Kusta dhe Klodian Allajbeu kanë qënë miq dhe të dy kanë mbaruar kolegjin turk. Por Allajbeu në një prononcim për CNA pak kohë më parë e mohoi njohjen me Kustën.

LEXO EDHE:  “Batutat e Ramës e banalizojnë tragjedinë”/ Duma: Opozita po rindërton pa u dukur

LEXO EDHE:  “Batutat e Ramës e banalizojnë tragjedinë”/ Duma: Opozita po rindërton pa u dukur

Por sot, Allajbeu dhe Kusta janë kapur mat. Shokë e miq mund të mos jenë, po tenderi 410 milionë me 100% të vlerës?!

Akti është publik dhe ka sfiduar ligjin, një tender i cili i eshte dhene me 100% te vleres. SPAK kërkon korrupsion, tenderat me 100% janë sheshit. Prokuroria, kurrë nuk ka pasur fakte më shumë se sa sot, për të çuar drejt prangave abuzuesit.

Mina Kusta, ne disa media është lakuar edhe si Gylenist, dhe deklarohej se ka qënë i pari në listën e qeverisë Turke dhe ambasadës së saj në Tiranë për personat gylenistë që zhvillonin aktivitet në Shqipëri, pas grushtit të shtetit që ndodhi në Turqi. Një nga Gylenistët kryesorë në Shqipëri është dhe Klodian Allajbeu. Kuptohet shumë rastësisht.

Por pavarësisht rrymës gyleniste që Kusta dyshohet se mbron, në Shqipëri, ndryshe nga gylenistët e tjerë, është i paprekur. Për më tepër jo vetëm drejton një ndërmarrje shtetërore, por e përdor atë duke dhënë tendera me 100% të vlerës.

Në opinionin publik emri i Mina Kustës është lakuar edhe në lidhje me ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica. Ky i fundit, u tha se kishte përdorur emrin e tij, pasi ishte arrestuar nga policia italiane për një rast vjedhjeje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncim-Kontrabandë në doganën e Durrësit/ Jepet alarmi

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kalimin e një kamioni me goma kontrabandë në doganën e Durrësit, më datë 24 dhjetor 2019.

Berisha duke iu referuar mesazhit të një qytetari, thotë se në  kamion ka qenë edhe një makinë për hetuesin doganor Besnik Tare.

Sipas tij, drejtori i doganave është vënë në dijeni të këtij rasti dhe nuk ka marë asnjë masë.

Në mesazhin denoncues dërguar Berishës, thuhet se ” Me dt.24 dhjetor në doganën Durrës ka kaluar një kamion me goma kontrabandë. E ka marrë vesh dhe drejtori i doganave dhe i ka thirrur doganierët, por asnjë masë ndaj tyre, ndoshta janë doganierët e partisë. Paradoksi qëndron se në kamion ka qenë një makinë e sjellë nga Italia për hetuesin doganor Besnik Tare që ka pasur çështje të tjera të këtij kontrabandisti po për goma, të cilat me çfarë duket u mbyllën. Anonim të lutem./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Video- Denoncim/ Fabrika e Pepsit në Shqipëri rrezikon jetët e qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Kompania “Agna Grup” përfaqësuese e importimit, prodhimit dhe tregtimi të Pepsit në Shqipëri, po rrezikon jetën e qytetarëve.

Kompania djeg mbetjet e saj duke dëmtuar fshatrat, kontaminuar tokën por edhe ndotur ujërat e lumit “Drino” përgjatë superstradës “Gjirokastër-Janinë” ku  dhe ngrihen fabrikat kryesore të saj.

Ndërkohë, videot e mëposhtme, publikuar nga gazeta Tema, tregojnë qartë situatën, ku shihet sesi tymi toksik që çlirohet çdo ditë në ajër po helmon qytetarët.

Pavarësisht denoncimeve të herë pas hershme, kompania e distributorit të “Pepsit” për Shqipërinë, Vasil Naçi, vijon punën duke shpërfillur institucionet mjedisore.

Ja se si fabrika e Pepsit në Shqipëri po rrezikon jetët e qytetarëve

Vijojnë denoncimet publike ndaj kompanisë “Agna Grup”, përfaqësuese e importimit, prodhimit dhe tregtimit në territorin e Shqipërisë të Pepsit.Përgjatë superstradës “Gjirokastër-Janinë” ku ngrihen edhe fabrikat kryesore të saj, qytetarët shprehin ankesën se kompania djeg mbetjet e saj duke dëmtuar fshatrat pranë, kontaminuar tokën por edhe ndotur ujërat e lumit “Drino”.

Gepostet von Gazeta TemA am Sonntag, 5. Januar 2020

LEXO TE PLOTE