LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Olsian Çela “tregon dhëmbët” nga Durrësi/ Askush nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë para ligjit

7 Dhjetor 2019, 11:23, Kronika CNA
Olsian Çela “tregon dhëmbët” nga Durrësi/

Kryeprokurori Olsian Çela një ditë pasi mori zyrtarisht detyrën në krye të organit qendror të akuzës, ka zbarkuar në Durrës.

Qëllimi i vizitës është hetimi për pasojat katastrofike që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Në një prononcim për mediat nga Durësi, Olsian Çela është treguar mjaft i prerë, ndërsa theksoi se asnjë person që ka përgjegjësi për situatën nuk do ti shpëtojë ndëshkimit, qoftë ky edhe zyrtar.

?Qëllimi i vizitës janë hetimet për ndërtesat e shembura nga tërmeti. Situata është mjaft e qartë. Puna e bërë nga prokurorët është mjaft e mirë. Shumë shpejt do të kemi rezultate të prekshme. Individë të papërgjegjshëm duke vepruar me koshiencë kanë shkelur ligjin dhe pasojat kanë qënë vdekja e shumë personave. Reagimi i prokurorëve do të jetë zbatimi i ligjit i prerë dhe korrekt. Nga hetimi po dalin edhe probleme me mangësitë e legjislacionit. Do propozojmë edhe ndryshime në ligj që mos përsëriten më situata të tilla, duke sjellë edhe më shumë siguri për qytetarët. Do të përgjigjen para ligjit kushdo qoftë përgjegjësi, qoftë ndërtuesi apo qofshin zyrtarë?.-tha ndër të tjera Olsian Çela./ CNA.al

Lajmet e fundit nga