Connect with Us

Nora Malaj akuza të forta / 11 pyetje për Ministrinë e Arsimit

Politikë

Nora Malaj akuza të forta / 11 pyetje për Ministrinë e Arsimit

Publikuar

-

Ish-deputetja e LSI Nora Malaj ka komentuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për rifillimin e procesit mësimor më datë 9 nëntor, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.
Në një deklaratë për shtyp, Malaj e cilësoi rifillimin e mësimit si një lajm të mirë, ndërsa akuzon Ministrinë e Arsimit për indiferencë dhe mostransparencë për dëmet që kanë përsuar godinat e shkollave apo universiteteve
“Indiferenca totale e institucioneve përgjegjëse dhe mostransparenca, bëri që një pjesë e institucioneve arsimore të lëna pa vëzhgim dhe jashtë vëmendjes, të rrezikonin shembjen e një pjese të godinave të sistemit arsimor, më datën 9 dhjetor, nxënësit në Shkollën e Bubqit, nuk do të kenë fatin të shkojnë dot në këtë shkollë, si rezultat i shembjes, pas tërmetit të 26 nëntorit. Fatkeqësisht, sot, për herë të parë përballemi me një fenomen që kurrë më parë as e kemi e parë dhe as e kishim dëgjuar”, deklaroi ish-deputetja, teksa shtroi 11 pyetje për Ministrinë e Arsimit.
“Pyetjet që i shtrohen në këtë prag fillimi të procesit mësimor institucionit të Ministrisë së Arsimit janë:
1. A është bërë verifikimi, vlerësimi dhe a është hartuar nga grupi i ekspertëve, lista e të gjitha kopshteve dhe shkollave publike dhe jopublike, të cilat janë prekur nga tërmeti, por edhe ato që nuk janë prekur, që janë të sigurta, sipas parametrave tekniko- inxhinierik, për fillimin dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor, në drejtim të godinave, të standartit të tyre të mirëmbajtjes dhe të funksionimit të tyre edhe pasisjes se tyre me shkallët e emergjencës, në rast rreziku?
2. Ndonëse thuhen se janë 30 numri i shkollave dhe mjediseve të dala jashtë përdorimit, ende nuk janë bërë të ditur, cilat janë shkollat, me emra dhe vendndodhje, sa është dëmi i tyre dhe si do të veprohet, në ditët në vazhdim, për riparimin e tyre dhe kur parashikohet koha që do të kthehen në gjendje funksionale?
3. Minsitria e Arsimit ende nuk ka nxjerrë emrat dhe listën e kopshteve apo çerdheve publike dhe jo publike, që kanë pësuar dëme, të cilat nuk mund të jenë pjesë e rifillimit të aktivitetit të tyre. Si do të operohet me fëmijët që kanë zhvilluar mësimin në këto mjedise, për vijimin e procesit mësimor?
4. Cili është plani, nëse ka, i hartuar nga Ministria e Arsimit për koordiminim dhe për vijimin e procesit mësimor për fëmijët dhe nxënësit, që rezultojnë pa qendra të banuara dhe janë vendosur në qendra pritëse, si hoteleritë, çadra, apo mjedise të tjera, në qytete të tjera, për mbarëvajtjen e mësimit? Si do të veprohet për zhvendosjen e fëmijëve nga mjedisi ku janë akomoduar në drejtim të shkollës dhe kopshteve dhe anasjelltas? Po për ato që nuk janë pranë qendrave të banuara, po që gjenden në qytete të tjera?
4. Cili do të jetë intinerari dhe cilat do të jenë mjetet që do t’i shoqërojnë këta fëmijë për në shkolla dhe kopshte, kush do të paguajë shpenzimet dhe si do të procedohet për ata fëmijë që janë me aftësi ndryshe dhe e kanë të pamundur lëvizjen nëpër shkolla, në këtë situatë?
5. Si do të operohet, nëse minsitria ka hartuar një plan veprimi, për fëmijët që janë më të traumatizuar, me pos trauma, dhe cilat janë mekanizmat që do të ndihmojë mbarëvajtjen e procesit që të mos krijohen situata kaotike, pasigurie dhe njëkohësishtë situata të pamenaxhuara ?
6. A e ka mbledhur Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Këshillin Kombëtar të Prindërve, për t’ua bërë me dije të gjithë planveprimin e vijimit të procesit shkollor dhe mbarëvajtjen e tij, në këtë situatë të jashtëzakonshme, për të koordinuar veprimtarinë me prindërit dhe komunitetin, për sigurinë dhe garancinë e jetës së fëmijëve gjatë dhe pas procesit mësimor, si detyrim ligjor dhe si mënyrë për të monitoruar mbarëvajtjen e situatës post traumatike?
7. A ka trajnuar mësuesit gjatë kësaj periudhe, për mënyrën sesi do të menaxhohet pas trauma, nëpërmjet specialistëve të fushës dhe ekspertë, stafin pedagogjik, për mekanizmat e mbrojtjes dhe mënyrën sesi të sillen me nxënësit dhe fëmijët pas situatës së kaluar nga tërmeti, për të krijuar një atmosferë pozitive dhe për të çliruar ato kategori fëmijësh, të cilët në raste të caktuara mund të kenë sjellje të veçanta, si rezultat i post traumas që kanë kaluar?
8. A është e përgatitur Minsitria e Arsimit dhe institucionet arsimore për të rritur prezencën e psikologëve dhe punonjësve socialë, vullnetarëve, në menaxhimin në javët e para dhe muajve në vijim, për grupet e fëmijëve, apo nxënësve të cilët kanë nevoja bazike, në menaxhimin e procesit mësimor dhe atë jetësor, për të mos shkaktuar trauma dhe për të menaxhuar raste të ndryshme?
9. Si do të koordinojë ajo punën dhe cilat do të jenë institucionet që do ta monitorojnë këtë proces në vijimësi, dhe si do të operohet për trasparencën e plotë të saj, si një nevojë dhe e drejtë kushtetuese për të krijuar një mjedis mbrojtës dhe siguri për fëmijët, mësuesit dhe prindërit?
10. 4800 nxënës të prekur nga ky tërmet kanë shtëpi të pabanueshme. 620 mësues kanë situatë të ngjashme. Pyetja që vijon është, a janë siguruar librat falas dhe mjetet didaktike që këta fëmijë apo të rinj të mos jenë në vështirësi? Si do të vijohet procesi mësimor që këta fëmijë të jenë të garantuar, për mbarëveajtjen e tyre, dhe të mos pësuar trauma si në aspektin emocinal dhe atë material, në mënyrë që për ta shteti të dalë garant?
11. A është përgatitur plani për realizimin e programit mësimor, në mënyrë, që nxënësit të mos humbasin temat mësimore, por edhe të mos ngarkohen dhe krijohet gjendje ankthi, stresi, për t’iu kthyer normalitetit, pa sforcime dhe me standard?”,kërkoi të dijë Malaj.
Sipas ish-deputetes, “sot nuk ka kohë për show, por për punë të mira që bëhen me dashuri, dhe investim të dedikuar për të kaluar këtë situatë pastraumatike që ka mbërthyer shoqërinë tone”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Publikuar

-

Nga

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e detit me Greqinë që ka ringjallur debat të ashpër.

Dervishi tha se ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi në një fazë të tretë. Ose marrëveshje me një mbikëqyrës, ose gjykatë Ndërkombëtare. Ashtu si marrëveshja e 2009 edhe marrëveshja Bushati-Kotzias ka vdekur. Tani rruga është marrëveshja përmes një pale të tretë. Rama kërkon një palë të tretë mbikëqyrëse më shumë se një ndarje të Detit nga Gjykata Ndërkombëtare. Ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai në emisionin “Open”.



Gazetari deklaroi se problem qëndron te ishulli Barketa, njohja e të cilit sipas tij mund të na bëjë të humbasim shumë milje detare.

LEXO EDHE:  Burri i shtetit foli!

LEXO EDHE:  Skandali i mësuesit që kërkonte favore seksuale/ Malaj kërkon dorëheqjen e ministres Shahini

Ai tha se baraslargësia matet duke hequr vijë të drejtë nga ky ishull, ndërkohë që toka greke është shumë larg në distancë.

“Problemi është një shkëmb që gjendet pothuajse midis Greqisë dhe Shqipërisë. Problemi është se merr atributet e një ishulli. Në kohën e Berishës ndarja është bërë nga ishulli Barketa dhe kjo është shumë abuzive. Nuk mund të lejojmë që ishulli Barketa të ketë efekt të plotë, se do na vinin deri në Sarandë”, nënvizoi Dervishi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fitorja e PD është e sigurt”/ Berisha: Doja që zgjedhjet të mbaheshin në 20 shkurt, e ka simbolin brenda

Publikuar

-

Nga

“Fitorja e PD është e sigurt”/ Berisha: Doja që zgjedhjet të mbaheshin në 20 shkurt, e ka simbolin brenda

“Fitorja e opozitës është e sigurt. Do të arkivohet në koshin e plehrave të historisë. Shipëria do të çlirohet nga një aventurier”.

Kështu pretendon ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha se zgjedhjet e 25 prillit do të fitohen nga opozita e Lulzim Bashës.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike tha në emisionin “Rubikon” se fitorja është parashikuar edhe nga sondazhet.



“Sondazhet tregojnë një fitore të thellë të opozitës së bashku me LSI-në dhe partitë e tjera. Tani ky ka filluar manipulimin e listave të zgjedhësve por fatmirësisht edhe miqtë tanë, partnerët ndërkomëbtarë e kanë zbuluar se ky po ndryshon listat.

LEXO EDHE:  MASH, monoteksi gati në 2016

LEXO EDHE:  MASH, monoteksi gati në 2016

Këtu është thënë që zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, zgjedhjet duhet të ishin më 20 shkurt, se ky do të bëjë gjithçka të mos ikë, por ky do mundet në mënyrën më të… do mjerohet shumë keq. 20 shkurti është dita e shembjes së bustit të Enver Hoxhës, e ka simbolin ajo brenda”, deklaroi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

Publikuar

-

Nga

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

“A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?” Kjo është pyetja që i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa po fliste për çështjen e kufijve të Kosovës dhe luftën me Serbinë.

Berisha tha se më përpara ka pasur kontakte për shumë çështje me Gjykatën e Hagës

“Jo, unë jam kontaktuar për shumë gjëra kur u ngrit Gjykata sepse edhe Shqipëria edhe Kosova kanë firmosur një marëveshje me përfaqësuesit e gjykatës. Ajo marrëveshje është firmosur në të dy parlamentet. Unë kam kundërshtuar raportet e Dick Marty”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Pyetjes nëse është kontaktuar kohët e fundit, Berisha iu përgjigj duke thënë jo.

LEXO EDHE:  Deputetja e LSI: Jemi forcë e parë nga fundi

LEXO EDHE:  “Dy fjalë për ty njeriu i të gjithëve”/ Nora Malaj për ndarjen nga jeta të Xhevdet Ferrit

“Nuk jam kontaktuar. Nuk kam asnjë gjë konkrete për asnjë rast”, theksoi ish-kryetari i PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE