LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një ditë pas marrjes së detyrës si kryeprokuror/ Olsian Çela zbarkon në Durrës

7 Dhjetor 2019, 08:57, Kronika CNA
Një ditë pas marrjes së detyrës si kryeprokuror/ Olsian

Një ditë pas marrjes së detyrës së Kryeprokurorit, Olsian Çela do jetë sot në Durrës, për të vizituar zonat e prekura nga tërmeti si dhe për të parë nga afër hetimet për ndërtesat e shembura.

Kujtojmë këtu se Çela mori dje zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit dhe gjatë dorëzimit të detyrës nga Arta Marku, ai theksoi se do e nisë punën e tij pikërisht me çështjen e tërmetit dhe hetimet në lidhje me abuzimet që janë bërë me ndërtesat.

Çela tha se populli kërkon drejtësi dhe shpreson që prokuroria të krijojë të gjitha mekanizmat e duhur dhe të veprojë ndaj padrejtësive në të njëjtin nivel që pret populli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga