LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Ekstradohet nga Italia 32-vjeçari shqiptar

7 Dhjetor 2019, 08:17, Kronika CNA
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Ekstradohet nga

Një shtetas shqiptar, i dyshuar për vrasje, është arrestuar në Itali dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë.

Sipas burimeve zyrtare, nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar E. A. alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë,  ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve?.

Policia bën të ditur se shtetasi E. A. dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur  në lagjen ?Pavarësia?, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V. D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga