Connect with Us

Morën peng të riun dhe i kërkuan 250 000 euro/ E pësojnë keq autorët

Kronika

Morën peng të riun dhe i kërkuan 250 000 euro/ E pësojnë keq autorët

Publikuar

-

Dy persona të cilët akuzohen se kanë marrë peng një 23-vjeçar, kanë rënë në prangat e policisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Lake”, janë arestuar shtetasit me inicialet A. Xh., 41 vjeç, dhe S.M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.

LEXO EDHE:  Berisha nuk kursehet ndaj Lleshajt/ Arrestoi të “fortin” e Lezhës

Sipas uniformave blu, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen në flakë kabina te Tregu Elektrik/ Zona zhytet në errësirë

Publikuar

-

Nga

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët vetëm pak minuta më parë te Tregu Elektrik, në Tiranë.

Mësohet se, si pasojë, ka mbetur pa energji elektrike e gjithë zona.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i shpërthimit të kabinës ka qenë ngarkesa e madhe.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Era e fortë rrëzon pemët në Kopshtin Botanik/ Dëmtohet linja e tensionit

Publikuar

-

Nga

Disa pemë janë rrëzuar në Kopshtin Botanik nga stuhia e fortë e erës, që ka mbërthyer ditën e sotme të gjithë vendin.

Mësohet se pemët kanë dëmtuar linjën e tensionit të mesëm dhe kanë lënë pa drita një pjesë të Tiranës, konkretisht zonën e Selitës.

OSHEE bën me dije se grupet e punës ndodhen në terren dhe po mundohen të riparojnë defektin.

LEXO EDHE:  Berisha nuk kursehet ndaj Lleshajt/ Arrestoi të “fortin” e Lezhës

LEXO EDHE:  Video-Policia sekuestron makinat superluksoze/ Ishin blerë me para të ardhura nga krimi

Ndërkohë, kujtojmë se, era e fortë ka shembur dhjetëra pemë dhe kanë mbetur pa drita edhe disa zona të Krujës dhe Mamurrasit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor, mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Blutë raportojnë se, si pasojë,  ka ndërruar jetë këmbësori 45-vjeçar, me iniciale L.R., trupi i të cilit është dërguar në morg.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Letra e komisarit të dorëhequr: “Personi që në 79-n më dënoi babain për agjitacion, tani më dënon mua për dritat”

LEXO EDHE:  Person me rrezikshmëri të lartë/ Arrestohet 45-vjeçari në Berat

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit fatal, por grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër, ku po kryhen veprimet proceduriale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE