Connect with Us

Miqësia e re ogurzezë midis Rusisë dhe Kinës

Blog

Miqësia e re ogurzezë midis Rusisë dhe Kinës

Publikuar

-

Nga David A.Andelman “CNN”

* Këtë javë nisi nga puna gazsjellësi i ri “Power of Siberia” me një gjatësi 2900 km, dhe më një kosto financere prej 55 miliardë dollarëh, që lidh Rusinë dhe Kinën, Ai është projekti energjetik më domethënës për Rusinë, që nga shembja e e Bashkimit Sovjetik, dhe një dëshmi e lidhjeve gjithnjë e më të ngushta midis 2 vendeve.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo për të shqetësuar jo pak strategët amerikanë në Uashington, edhe Irani ka njoftuar se do t’i bashkohet Rusisë dhe Kinës, në stërvitjet e tyre ushtarake të përbashkëta për 1 muaj me radhë në veriun e Oqeanit Indian, duke nisuar nga data 22 dhjetor.

Projekti i gazjellësit, bashkon 2 kundërshtaret kryesore të Amerikës, të cilat dikur ishin plotësisht kundërshtare me njëra-tjetrin. Sot ato janë më pranë se në çdo periudhë të historisë së tyre.

Gjatë një telekonference të përbashkët në kuadër të përurimit të projektit, presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi atë si një “ngjarje vërtet historike për ne, për Rusinë dhe Kinën”. “Gazsjellësi, e çon bashkëpunimin energjetik Rusi-Kinë në një nivel krejt të ri, dhe na afron me arritjen e synimit të përbashket me presidentin kinez Xi Jinping, për zgjerimin e tregtisë dypalëshe në mbi 200 miliardë dollarë në vitin 2024”- theksoi ai.

Edhe presidenti kinez Xi Jinping, e quajti gazsjellësin si “fillimin e një faze të re të bashkëpunimit tonë”. Por shqetësim më të madh, duhet të shkaktojë këmbëngulja e udhëheqësit kinez, se kjo vepër është prova më e prekshme e një “partneriteti gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimi strategjik, që hyn në një epokë të re”.

Ai theksoi se “zhvillimi i marrëdhënieve Rusi-Kinë, është dhe do të jetë një përparësi e politikës së jashtme të 2 vendeve tona”. Në fakt, mes dy vendeve po diskutohen edhe projekte të tjera të ngjashme, si “Power of Siberia 2”, për të transportuar 30 miliardë metra kub gaz në vit në kufirin perëndimor të Kinës.

Raportet mes dy kombeve fqinje, nuk kanë qenë gjithmonë të tilla. Jo shumë kohë më parë, Bashkimi Sovjetik druhej se mos grupet komuniste kineze mësynin përtej kufirit, ashtu si dikur pasardhësit e Xhengiz Khanit 7 shekuj më parë. Për disa muaj në vitin 1969, mes tyre pati një luftë të nxehtë kufitare.

Në atë kohë Moska, mori madje në konsideratë edhe një sulm bërthamor ndaj Kinës. Tani, që të dyja vendet janë gjithnjë e më shumë të lidhura në aspektet ekonomike dhe politike, me të cilat po i kundërvihen Amerikës dhe Perëndimit. Secila prej tyre po kërkon alternativa ndaj tregjeve evropiane dhe amerikane.

Rusia mbetet peng i sanksioneve perëndimore, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina, dhe për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të shtënë në dorë rajonin e Donbasit të Ukrainën Lindore. Kina mbetet e përfshirë në një luftë të egër tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Me realitetin e ri të një partneriteti të forcuar mes 2 kombeve, që së bashku përbëjnë 26.4 milionë kilometra katrorë, ose 3 herë më e madhe se SHBA-ja, dhe 1.58 miliardë njerëz, ose gati 20 për qind e popullsisë së botës, fuqia e kombinuar e tregjeve të tyre, prodhimit, burimeve natyrore, për të mos përmendur fuqinë e tyre ushtarake, është e frikshme.

LEXO EDHE:  “Sekretet” dhe gënjeshtrat e librit të Xhon Bolton

Në fakt, nëse menaxhohet si duhet, kjo fuqi mund të neutralizojë efektivisht pjesën më të madhe të ndikimit të sanksioneve apo tarifave ndëshkuese. Çfarë mund të ndodhë me një përqendrim kaq të madh të pushtetit? Kina do të ishte me siguri në gjendje të vazhdonte zgjerimin e nismës së saj të Brezit dhe Rrugës, dikur një kundërpeshë e Partneritetit të Trans-Paqësorit të Barak Obamës, që është zbehur në epokën e Trump.

Ndërkohë, Rusia po kërkon mjete për të grumbulluar më shumë para në monedhat e Perëndimimit, sidomos në dollarë, për burimet e naftës dhe gazit, që janë shtylla kurrizore e ekonomisë së saj. Dhe si Rusia ashtu edhe Kina, po synojnë të ndërtojnë një kundërpeshë të bashkuar në aspektin politik dhe ushtarak ndaj Perëndimit, dhe veçanërisht ndaj Shteteve të Bashkuara.

Në qershor të këtij viti, gjatë një vizite shtetërore 3-ditore në Rusi, presidenti kinez Xi Jinping e quajti Putinin e tij si “mikun e tij më të mirë”, një shenjë kjo ogurzezë të një partneriteti të mundshëm që do të ndodhte më vonë. Ajo vizitë u pasua nga 2 stërvitje të njëpasnjëshme ushtarake, që përfshiu ushtritë e të dyja vendeve vitin e kaluar, me pjesëmarrjen e qindra mijëra ushtarëve.

Stërvitjet ushtarake të këtij viti, përfshinë edhe forca ushtarake nga India dhe Pakistani, si dhe shtete kliente të Rusisë, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Fakti që Rusia dhe Kina, arritën të bënin bashkë në atë stërvitje forcat ushtarake indiane dhe pakistaneze, që janë armiqësore mes tyre, është edhe më shqetësues.

Dhe zhvillimet e fundit, ndodhën në prag të samitit të NATO-s në Londër, me rastin e 70 vjetorit të aleancës. Presidenti Trump duket se po synon të bindë NATO-n, se është Kina sfidantja kryesore e aleancës, dhe jo Rusia. Disa anëtarë të NATO-s, sidomos presidenti francez Emanuel Makron, mund të mos kenë dëshirë të ndjekin linjën e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

“Kina është bërë shumë e fuqishme sesa në të kaluarën”-tha Trump në seancën hapëse të samitit në Londër, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai shtoi se “Kina është sot shpenzuesja më e madhe në fushën e mbrojtjes, pas Shteteve të Bashkuara”.

Kjo s’do të thotë, që NATO ka ndonjë qëllim të braktisë fokusin e saj të vjetër mbi Rusinë si një konkurrente kryesore, nëse mos edhe një armike.

E megjithatë, Shtetet e Bashkuara duhet të mësojnë që të përballen me këtë realitet të ri gjeopolitik. Fatkeqësisht, jo të gjithë e kanë mësuar këtë leksion. “Padyshim, Rusia nuk është armiku kryesor i Amerikës”-u tha këtë javë miliona shikuesve të tij në Fox News Taker Karlson. “Asnjë person i arsyeshëm nuk mendon se është. Armiku ynë kryesor është Kina. Dhe SHBA-ja duhet të jetë në një marrëdhënie me Rusinë, dhe e rreshtuar kundër Kinës”.

Është e qartë, se për momentin askush në Rusi ose në Kinë, nuk do që të braktisë raportin e tyre aktual, drejt një marrëdhënie më armiqësore. Njëkohësisht, vështirë se është shumë herët që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, të nisin të përballen me realitetin e kësaj miqësie të re./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Loja e demokratëve me emigrantët ilegalë që jetojnë në SHBA

Publikuar

-

Nga

Nga Tucker Carlson “Fox News”

A keni vënë ndonjëherë, që askush në Uashington nuk mund të bjerë dakord mbi ndonjë shifër të caktuar? për shembull nuk ka konsensus mbi parashikimet e papunësisë, apo nivelet e besimit të amerikanëve tek politika.

Prandaj është mbresëlënëse kur sheh se të gjithë në Uashington, republikanë dhe demokratë, përsërisin saktësisht të njëjtin shifër kur diskutojnë mbi një nga problemet më kritike me të cilat përballemi si vend. Numri është 11 milion, dhe bëhet fjalë për të huajt që jetojnë ilegalisht në SHBA. Një muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, Xho Bajden premtoi:”Brenda 100 ditësh, unë do të dërgoj në Kongres një ligj, për t’i dhënë shtetësinë mbi 11 milion njerëzve që jetojnë këtu pa dokumente”.

Dhe Bajden është tani në Shtëpinë e Bardhë. Partia e tij kontrollon gjithçka, ndaj ai mund ta bëjë atë premtim, dhe po planifikon që ta bëjë këtë. Në fakt, kjo është një nga gjërat e para që ai po bën. Por si do të ndikojë kjo tek amerikanët?

Së pari, përveç 7 shteteve amerikane, gjithë të tjerët kanë më pak se 11 milion njerëz. Dhe nuk po flasim vetëm për Uajoming dhe Dakotën e Jugut, por shtete si Virxhinia, Xhorxhia, Miçigan, Nju Xhersi, Masaçusets dhe kështu me radhë. Sa do të na kushtojë kjo nismë e Bajden? Është disi e vështirë ta dish përgjigjen e vërtetë,. Por nëse po përpiqesh të bësh disa llogari matematikore, sigurohu që të marrësh parasysh kujdesin shëndetësor falas. Nuk ka nevojë te jesh ekonomist për të kuptuar se garantimi i “kujdesit shëndetësor” falas për 11 milion njerëz shtesë mund ta fundosë lehtësisht ekonominë amerikane.

Siç vërejti dikur me mençuri Milton Fridman, ju mund të keni një shtet të mirëqenies sociale ose kufij të hapur, por nuk mund t’i keni që të dyja. Gjithsesi, ne po i marrim të dyja. Në fakt, mund të shohim shumë më tepër se kaq. Le të supozojmë se 11 milion është numri real i të huajve të paligjshëm në këtë vend, por a është vërtet kështu?

Jo nuk është. Në fakt, është një numër krejtësisht i rremë, të cilin njerëzit e përsërisin pafundësisht, ose sepse janë të keqinformuar ose pse janë të pandershëm. Ata e kanë përsëritur këtë shifër për më shumë se 15 vjet. Në vitin 2005, Qendra Kërkimore Pju raportoi se “popullsia ilegale në SHBA, ka arritur në gati 11 milion”. Dhe gjëja e çuditshme është se 12 vjet më vonë, Pju dha afërsisht të njëjtin vlerësim. Kjo do të thotë se ajo shifër ishte një mashtrim. Në 2018, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, foli për 12 milionë emigrantë të paligjshëm. Ndërkohë në prill 2019, kreu i atëhershëm i DSK, Kirstjen Nielsen pranoi se ”ne nuk e dimë” saktësisht se sa njerëz jetojnë në këtë vend në mënyrë të paligjshme.

LEXO EDHE:  “Sekretet” dhe gënjeshtrat e librit të Xhon Bolton

LEXO EDHE:  Rusia i vendos çmimin vaksinës anti-Covid

Po cila është e vërteta? Ja çfarë zbuluam:Thuajse të gjithë ata që flasin për emigracionin përdorin Anketën vjetore të Komunitetit Amerikan të Byrosë së Regjistrimit, për të vlerësuar sa emigrantë të paligjshëm jetojnë në këtë vend. Problemi është se shumë imigrantë të paligjshëm nuk regjistrohen.
Tek e fundit, pse do të tregonin se janë këtu ilegalisht? Shumë nga studimet që parashikojnë se në SHBA jetojnë vetëm 11 milion emigrantë të paligjshëm, e kanë pranuar në fakt që regjistrimi nuk është i përsosur. Ata operuan bazuar në supozimin se vetëm rreth 10 për qind e emigrantëve të paligjshëm, nuk ishin gjurmuar nga regjistruesit.

Thënë ndryshe, modelet e tyre supozuan se 90 për qind e njerëzve që jetojnë në këtë vend në mënyrë të paligjshme, ishin të gatshëm që të bashkëpunonin me regjistruesit. Në vitin 2018, studiuesit e Universitetit të Jeilit vendosën që ta përditësojnë metodologjinë, duke përdorur “të dhëna operacionale” si dëbimet, shkeljet e afateve të vizave, të dhënat demografike, nivelet e vdekjeve, nivelet e imigracionit, etj. Ata i kombinuan ato, dhe përdorën një model matematik për të bërë një sërë vlerësimesh .

Sa njerëz jetojnë këtu ilegalisht? Ja çfarë gjetën ata:Pas përdorimit të 1.000.000 simulimeve të modelit, diapazoni i probabilitetit prej 95 për qind të studiuesve, është 16 milion deri në 29 milion, me 22.1 milion si një mesatare. Pra në SHBA mund të ketë lehtësisht 30 milion (ose më shumë) emigrantë të paligjshëm.Pra më shumë sesa në gjithë shtetin e Teksasit. Atëherë, si do të ndikonte tek “demokraci” jonë, amnistia për kaq shumë njerëz? Në fakt, ajo do t’i jepte fund demokracisë amerikane. Njerëzit që kanë jetuar këtu gjatë gjithë jetës së tyre, kanë paguar taksa, kanë ndjekur rregullat, kanë qenë qytetarë të mirë, do të shihnin dobësimin drastik të peshës së votës së tyre. Dhe kjo do të siguronte një sundim të përhershëm të Partisë Demokratike. Në verën
e vitit 2019, Bajden e pranoi pak a shumë synimin e amnistisë:Të importojë sa më shumë votues të rinj demokratë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.foxnews.com/opinion/tucker-carlson-illegal-immigration-numbers-game

LEXO TE PLOTE

Blog

I mbijetove Covid-it? Ndoshta për këtë duhet të falënderosh paraardhësit e tu

Publikuar

-

Nga

Një studim i ri sugjeron, se njerëzit që e kalojnë Covid-19 me simptoma të lehta apo madje edhe pa simptoma fare, duhet të falënderojnë paraardhësit e tyre të Neandertalit. Studiuesit zbuluan një mutacion gjenetik, që zvogëlon me rreth 22 për qind rrezikun e infeksionit të rëndë me Covid-19.

Mutacioni në fjalë u gjet në të gjitha mostrat që ata morën nga ADN-ja e Neandertalit dhe tek rreth 30 për qind e mostrave nga njerëz me origjinë evropiane dhe aziatike. Ai ndikon në reagimin imunitar të trupit ndaj viruseve të ARN si koronavirusi i ri, si dhe virusi i Nilit Perëndimor apo virusi i hepatitit C, raportuan studiuesit.

“Ky rajon kodifikon proteina që aktivizojnë enzimat, të cilat janë të rëndësishme gjatë infeksioneve me viruset ARN”-shkruajnë ata. Ky mund të jetë një nga ato mutacione që është përcjellë gjatë mijëvjeçarëve, pasi i ka ndihmuar njerëzit që të mbijetojnë”-raportuan Svante Pabo dhe Hugo Zeberg i Institutit Maks Plank për Antropologji Evolucionare në Lajpcig të Gjermanisë.

“Ne tregojmë në këtë studim se një haplotip në kromozomin 12, që lidhet me një rënie prej 22 për qindtë rrezikut relativ të sëmurjes së rëndë nga Covid-19 kur dikush infektohet nga SARS-CoV-2, është trashëguar nga Neandertalët. Rreziku relativ i nevojës për një kujdes intensiv zvogëlohet me rreth 22 për qind për njerëzit që kanë kopje të haplotipit Neandertal”– shkruajnë studiuesit.

Ky mutacion është i pranishëm në frekuenca të konsiderueshme në të gjitha rajonet e botës jashtë Afrikës. Kështu, ai është i pranishëm në popullatat në Euroazi dhe Amerikë me frekuencat që shpesh arrijnë dhe tejkalojnë nivelin 50 për qind.

Kjo gjetje mund të ndihmojë në shpjegimin se përse pacientët zezakë, kanë më shumë të ngjarë që të vuajnë nga një formë e rëndë e koronavirusit. Neandertalët, të cilët u zhdukën rreth 40.000 vjet më parë, jetuan përkrah dhe nganjëherë u çiftuan me njerëzit modernë në Evropë dhe Azi, por jo në Afrikë.

LEXO EDHE:  FOTOT/ Basha e Strazimiri takim me lobin grek të himarjotëve në SHBA

LEXO EDHE:  Grindjet e Hotit dhe Vuçiçit në distancë

Për këtë arsye, njerëzit me origjinë afrikane nuk e bartin ADN-në e Neandertalit. Studimet vlerësojnë se rreth 2 për qind e ADN-së tek njerëzit me origjinë evropiane dhe aziatike, mund të gjurmohen që nga Neandertalët. Ekipi i studiuesve përdori mostra të marra nga më shumë se 2.200 njerëz të gjallë me raste të rënda të koronavirusit.

Ata gjetën një rajon gjenetik që ndikonte mbi ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve të rënda. Pastaj e krahasuan me ADN-në e marrë nga skeletet e 4 njerëzve të lashtë – një Neandertal 70.000 vjeçar nga Siberia, një Neandertal 50.000 vjeçar nga Kroacia, një Neandertal 120.000 vjeçar nga Shpella Denisova në Siberi dhe një Neandertal 80.000 vjeçar po nga Shpella Denisova.

Të katër mostrat, bartën të njëjtat versione të asaj sekuence gjenetike.

Vitin e kaluar, Pabo dhe Zeberg identifikuan një mutacion gjenetik të trashëguar nga Neandertalët, që e shtonte rrezikun e sëmurjes rëndë me Covid-19. Ashtu si me shumicën e tipareve, ndjeshmëria ndaj sëmundjeve dhe rezultateve serioze, ndikohet nga një larmi ndryshimesh gjenetike. / “CNN” – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ekspertët: Ja pse humori dhe e qeshura të zgjatin jetën

Publikuar

-

Nga

Nuk ka nevojë që të jesh shkencëtar, që të kuptosh se e qeshura përjetohet mirë, ndërsa zemërimi shumë keq. Por duhet një i tillë për të shpjeguar, se përse njëra nga këto ndjenja mund ta forcojë sistemin imunitar, ndërsa tjetra mund ta shkatërrojë atë, të dëmtojë zemrën dhe të rrisë rrezikun e prekjes nga demenca.

“Ta themi thjesht, gjendja shpirtërore mund të ndikojë shumë në shëndetin tuaj”-thotë dr. Erin Mishos, drejtoreshë e Shëndetit Kardiovaskular të Grave në Shkollën e Mjekësisë Xhon Hopkins në Baltimora. Studimet tregojnë se emocionet negative – duke përfshirë zemërimin, armiqësinë dhe pesimizmin – janë të lidhura me një rrezik më të lartë të sëmundjes së zemrës, dhe shanse më të dobëta për ta marrë veten nga ngjarje të tilla si sulmet në zemër, si dhe në një shëndet më të dobët njohës.

Në të kundërt, një studim tregon se ndjenja të tilla si lumturia, optimizmi, mirënjohja, një ndjenjë e qëllimit, mirëqenies ose kënaqësisë në jetë, çojnë në shëndet më të mirë të zemrës dhe trurit. Një studim i vitit 2016 në “Health Psychology”, madje zbuloi se të kesh një bashkëshort ose partner të lumtur, mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm të një individi dhe të rrisë sjelljet e shëndetshme, të tilla si të qenit fizikisht më aktiv.

Dhe për këtë ka shumë arsye, thotë Mishos, kardiologe , e cila ishte bashkë-autore i një deklarate shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës, mbi mënyrat se si shëndeti psikologjik ndikon në shëndetin e zemrës dhe trurit. Ndjenjat e forta, negative, si zemërimi dhe stresi që vijnë si nga ankthi apo depresioni, e aktivizojnë amigdalën, rajonin në tru që merret me emocionet.

Ajo aktivizon përgjigjen e trupit “lufto ose ik”, duke shkaktuar çlirimin e kortizolit dhe adrenalinës, hormone që e bëjnë zemrën të rrahë më shpejt dhe rritin presionin e gjakut, thotë ajo. “Kjo mund të jetë stresuese për zemrën, veçanërisht për njerëzit që kanë sëmundje kronike të zemrës”-thotë ajo.
Gjithashtu stresi mund të bëjë që trombocitet në gjak të formojnë mpiksje dhe të shkaktojë çarje të pllakave në zemër apo në tru, duke shkaktuar një sulm në zemër ose goditje në tru. Ndërkohë stresi i zgjatur në kohë, e rrit inflamacionin dhe redukton reagimin imunitar të trupit.

LEXO EDHE:  Zyrtari amerikan mesazh të fortë shqiptarëve/ Mos u ktheni kurrë në një shoqëri pa fjalë të lirë

LEXO EDHE:  Lufta e Ftohtë/ Përpjekja e Rusisë për të kontrolluar Arktikun

Nga ana tjetër, reduktimi e stresit përmes ndjenjave pozitive, ndikon pozitivisht në qarkun e trurit, thotë Xhill Goldshtein, themeluese dhe drejtore ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit mbi Dallimet e Seksit në Mjekësi, dhe profesore e psikiatrisë dhe mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Boston.
Humori dhe aftësitë e tjera të përballimit mendor, mund t’i ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë më të shëndetshëm, duke zvogëluar sasinë e kortizolit që kalon nëpër trupat e tyre, tha ajo. Tek gratë, kjo mund të mbrojë prodhimin e estradiolit, një lloj estrogjeni që mund të jetë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të mirë të trurit

Mishos thotë se nuk është vetëm mungesa ose zvogëlimi i stresit, ajo që i jep trurit atë që i duhet për të koordinuar një shëndet të përgjithshëm më të mirë,. “Mirëqenia është më shumë sesa thjesht mungesa e shqetësimit mendor. Lumturia, optimizmi, ndjenja e qëllimit, mirënjohja, vëmendja, që të gjitha këto shoqërohen me një shëndet të mirë zemrës, madje edhe në mënyrë të pavarur nga mungesa e faktorëve negativë”- thekson ajo. Dhe studimet tregojnë se çdo gjë e mirë për zemrën, është e mirë për trurin./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://medicalxpress.com/news/2021-02-experts-good-mood-health.html

LEXO TE PLOTE