LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mero Baze, prova që tregon se Rama do Lulin në krye të PD-së

7 Dhjetor 2019, 10:20, Politikë CNA
Mero Baze, prova që tregon se Rama do Lulin në krye të PD-së

Ka një ?dashuri? të madhe mes kreut të Republikës së re, Lulzim Basha dhe kreut të Rilindjes, Edi Rama. Një ?dashuri e kurorëzuar? me marëveshjen e 17 majit 2017, detajet e së cilës kurrë nuk janë bërë publike.

CNA.al jo pak herë ka shkruar komente, shënime, ku kemi renditur dhe fakte që tregojnë qartë se kreu i Republikës së re, Lulzim Basha i shërben Edi Ramës, por edhe ky i fundit nuk i kthen reston. Dhe gjithçka ndodh për interesa krejtësisht personale dhe klienteliste.

Basha është shndërruar shpesh herë në një ?zjarrfikës? të urrejtjes popullore kundër Edi Ramës, siç ndodhi edhe me protestat kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Detajet dhe faktet që tregojnë se Rama dhe Basha i shërbejnë njëri-tjetrit janë të shumta, por së fundi është gazetari Mero Baze, i cili publikisht lë të kuptohet qartë se cila është marrëveshja tyre.

Një ditë më parë, në një opionion të botuar në një prej mediave e cila quhet nga mediat kryesore të qeverisë, gazeta Tema, gazetari Mero Baze i ?thur lavde? Lulzim Bashës.

Për më tepër, Baze sulmon ashpër ish-kryeministrin dhe liderin historik të PD-së, Sali Berisha, duke shkruar se aksioni politik i Lulzim Bashës, po tërheq pas vetes opozitën gjë që sipas tij provokoi një tërbim politik të Berishës dhe Metës, që ndjehej në mediat e kontrolluara të tyre në opozitë dhe sidomos në portalin e djalit të Berishës.

Në fakt sesa i aftë është Lulzim Basha e kemi parë. Që kur ka marrë drejtimin e opozitës, ka shkuar nga dështimi në dështim, që nëse do Mero apo kushdo qoftë tjetër, ia numërojmë një për një. (Lexo këtu).

Por, ajo që duket qartë është se Rama po kërkon ta marrë në mbrojtje Bashën.

Rama e do Bashën në krye të PD-së, sepse kjo i garanton atij jetëgjatësinë në pushtet. Basha e ka treguar se është i paaftë dhe infantil në politikë, gjë e cila i shërben Ramës.

Kujtojmë këtu se shërbimi i Mero Bazës ndaj Lulzim Bashës, nuk është ky i vetmi. Me urdhër të Ramës apo jo, këtë e di vetëm ai.

Por, fakti është se gazeta Tema e Mero Bazes, mbron në mënyrë sistematike Lulzim Bashën apo bën që mediat kritike ndaj Lulit, sa herë i duhet këtij të fundit, që të humbasin potencën apo fuqinë goditëse ndaj Lulit denoncimet e kritikëve, duke i bërë një shërbim të madh kryetarit të Republikës së re.

Janë me dhjetëra e dhjetëra denoncime të publikuara në CNA.al kundër Lulzim Bashës. Me skandale të ndodhur brenda PD-së, që fillojnë e përsëriten shpesh kohët e fundit. Materialet tona përdoren nga mediat pro qeverisë dhe si çekan kundër Lulit. Dhe ky i fundit, më pas në daljet e tij publike thotë se ?janë mediat e qeverisë që po e sulmojnë?, kur në fakt nuk ka asnjë të vërtetë. Ato janë denoncime që Luli i fsheh pas fjalëve ?media të kapura nga qeveria?.

Mesa duket marrëveshja është e qartë, Rama i shërben Bashës për të mbajtur karrigen e kreut të PD-së, ndërsa ky i fundit mban Ramën në pushtet. Ato që thuhen në media janë thjeshtë dhe vetëm shashka politike që hidhen për të mbajtur pas vetes militantët dhe asgjë më tepër sesa kaq./ CNA.al

Mero Baze merr në mbrojtje Lulzim Bashën/ Lider mbi Berishën e Metën

Luli i Meros

Shënim/ Basha “patericë” e Ramës, hesht për kapjen e medias

Të gjitha “fitoret” e Lulzim Bashës!

Shënim/ I gjithë bilanci i ?fitoreve? të Lulzim Bashës

Lajmet e fundit nga