Connect with Us

Malaj i bën thirrje Qeverisë/ Të bëhet transparente lista e shkollave të dëmtuara, fëmijët nuk kanë garanci për jetën

Politikë

Malaj i bën thirrje Qeverisë/ Të bëhet transparente lista e shkollave të dëmtuara, fëmijët nuk kanë garanci për jetën

Publikuar

-

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, i ka bërë thirrje qeverisë që të hartojë në mënyrë emergjente një plan i cili do të garantojë sigurinë e nxënësve për kthimin e tyre nëpër shkolla, pasi shumë prej shkollave janë dëmtuar.

Nisur nga rasti i shkollës së shembur në fshatin Bubq, në një konferencë për shtyp nga selia e LSI, ajo është shprehur se këto janë pasoja të termetit të 21 shtatorit, pas të cilit nuk është bërë asnjë inspektim dhe kontroll dhe nuk është marrë asnjë masë për sigurinë që nxënësit mund të kenë brenda këtyre ndërtesave. Shembja e shkollës në Bubq, sipas Malajt, është shkaktuar nga indiferenca dhe paaftësia e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të marrë masat e duhura. Po tani, pyet ajo, a janë nxënësit të garantuar për sigurinë e tyre?

“Inidiferenca dhe paftësia për masat që Ministria e Arsimit duhet të merrte dhe nuk mori prodhoi shembjen. Ku është garancia e qeverisë për sigurinë e nxënësve? Tani që shkolla do të rinisë, si do të sigurohen prindërit kur pas termetit të shtatorit Ministia e Arsimit nuk mori asnjë masë për të garantuar siguri maksimale? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë situate ku jemi vendosur para fakteve? Nësë 21 shtatori kaloi, termeti i rradhës nxori zbuluar se çfarë është bërë me ndërtesat që kishin pësuar dëmtime?”, shprehet Malaj.

Një ndër shqetësimet kryesore që ngriti Malaj është mungesa e transparences pasi nuk është publikuar asnjë e dhënë mbi listen e shkollave, çerdheve dhe kopshteve të dëmtuara nga termeti i 26 nëntorit. Një listë e publikuar përfshin 30 me 40 shkolla të dëmtuara, por ende nuk dihet se cilat janë ato shkolla.

“A janë marrë verifikimet nga ekspertet për listat e shkollave të prekura, po siguria për fillimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor? Po masat për pajisje me shkallë emergjente? 30 ose 40 shkolla të dëmtuara, cilat janë, si do të veprohet për riparimet, kur do të funksionojnë? Ministria e Arsimit ende nuk ka bërë transparente listen e shkollave dhe çerdheve që kanë pesuar dëme” ka thënë ajo.

LEXO EDHE:  Arrestohen 9 shkaktarë për dëmët në Durrës/ Mediat botërore përhapin lajmin e shumëpritur

Gjithashtu, Malaj ka ngritur problematikën e mënyrës së si do të operohet me fëmijët që ndodhen në qendra pritëse, a do të marrin mësim, si do të marrin mësim, kush do të financojë transportin nëse do të ketë një të tillë. Me problematika të këtij lloji, Malaj kërkon llogari për mungesën e hartimit të një plani konkret që nxënësit të shkollohen të siguruar dhe të garantuar për jetën e tyre.

“Si do të operohet me nxënësit, cili është plani për fëmijët në qendra pritëse, si do të operohet për zhvendosjen e fëmijëve nga qendrat e improvizuara drejt shkolles, kush do paguajë shpenzimet?”, është shprehur Malaj.

Në fund Malaj ka bërë thirrje që jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit dhe mësuesit duhet të marrin një edukimin në mënyrë që të menaxhojnë psikologjinë pas traumatike të fëmijëve të prekur nga termeti.

“A e ka mbledhur këshillin e prindërve për të bërë me dije planin për mbarëvajtjen e kësaj situate të jashtëzakonshme, a ka trajnuar mësuesit si do të menaxhohet pas trauma, si do të operohet për nevojat dhe të drejtën kushtetuese për të krijuar një mjedis mbrojtës?”, ka folur Malaj.

Në fund të fjalimit të saj, Malaj ka kërkuar transparence të menjëhershme të listave të Shkollës.

“Transparenca e menjëhershme e listave të shkollave, shpërndarja e librave falas, garanci për mbarëvajtje në shkollë, programe të dedikuara me transparence të plotë, procese këshillimi. Ka nevojë për një plan veprimi me mekanizma të qarta për të dhënë garanci”, ka përfunduar ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ “Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën”

Publikuar

-

Nga

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ "Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën"

Ish-raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein i ftuar në “News24” nga gazetarja Nisida Tufa  foli për pozicionin e ri si këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai sqaroi prapaskenat e këtij pozicioni, të cilin e ka marrë zyrtrisht këtë javë.

“Jam mirënjohës ndaj kryetarit të Kuvendit që ma kërkoi një detyrë të tillë sepse kemi vite që bashkëpunojmë për Shqipërinë. Sepse unë nuk mund ta mendoj që thjesht të rri në shtëpi dhe tashmë që nuk jam më reporter të mos mendoj për Shqipërinë.

Dhe do më vinte shumë mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe një ndihmë e mëtejshme nga ana ime është akoma më mirë dhe mezi e pres zbatimin e një detyre të tillë”, tha Fleceknstin duke u përgjigjur edhe për ditët kur u njoh me këtë propozim.

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Komisioni Europian akordon 15 milion euro për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Arrestohen 9 shkaktarë për dëmët në Durrës/ Mediat botërore përhapin lajmin e shumëpritur

“Ishte një ftesë nga ana e kryetarit të Kuvendit. Po e pranova, veçanërisht sepse të jesh këshilltar për parlamentin duhet të jesh këshilltar i kryetarit të Kuvendit, por edhe të grupeve parlamentare sigurisht. Kjo ndihmon ndoshta të mos shihet si e njëanshme.

E kemi diskutuar këtë javë sesi mund të jetë një detyrë e tillë. Sigurisht kam diskutuar edhe me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, por edhe me kreun e PD Lulzim Basha.

Kam disa ide, këshilla për të diskutuar me parlamentin për këtë proces, të nxis zhvillimin të jem sa më konstruktiv të jetë e mundur, të hapim diskutime me shoqërinë civile dhe besoj se ka shumë gjëra për t’u bërë, por tek e fundit tashmë nuk jam më reporter, jam thjesht këshilltar”, tha Fleckenstein. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Masakra e Srebrenicës/ Rama flet si kryetari i OSBE: Të vihet drejtësi e të nxirren mësime

Publikuar

-

Nga

Masakra e Srebrenicës/ Rama flet si kryetari i OSBE: Të vihet drejtësi e të nxirren mësime

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për masakrën e Srebrenicës në cilësinë e kreut të OSBE.

Rama shkruan se sot se në kujtimin e këtij krimi mizor, duhet të dalim përtej përkujtimit dhe fjalëve dhe të mësojnë nga leksionet që na ka dhënë historia.

“Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetë. Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion. Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po bëjnë pazare të pista”/ “Shpërthen” Murrizi: Të penduarit e drejtësisë po flasin, keni shumë për të dëgjuar

Publikuar

-

Nga

“Po bëjnë pazare të pista”/ “Shpërthen” Murrizi: Të penduarit e drejtësisë po flasin, keni shumë për të dëgjuar

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka komentuar me tone mjaft të forta përplasjet e fundit politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Nisur nga deklarata e Bashës, sipas të cilit Rama i ka ofruar pazarin që “ti kryeministër, unë president”, Murrizi me ironi shkruan se reforma në drejtësi ka filluar të japë efektet e para.

“Reforma ne drejtesi ka filluar te japi efektet e para

I penduari i pare i “ bandes” politike rrefen nje nga pazaret e pista qe prej 30 vitesh luhet ne kurriz te shqiptareve

Shpresoj qe “ pentito” i pare i kesa “ bande” politike te bashkepunoj deri ne fund me drejetesine

Njeri president e tjetri kryeminister?

Hajde gallate hajde

Domethene qe shqiptaret nuk kane fare te drejte te zgjedhin

Prandaj kane 12 vjet qe jua kane ndaluar me ligj te drejten e zgjedhjes me vote?

Prandaj nuk duan listat e hapura?

Prandaj bejne sikur zihen me njeri tjetrin?

Prandaj ulen si skuthe me njeri tjetrin qe te beje pazarin e radhes ne kurriz te shqiptareve dhe duan ta paraqesin para tyre si marreveshje qe zgjidh ngerçin artificial politik???

Po kur kjo pune qenka me pazar mes njeri tjetrit, atehere pse duhet te kete zgjedhje çdo 4 vjet?

Apo kot per tu hedhur hi syve shqiptareve, per tu bere qejfin nderkombetareve dhe per tu rrahur e vrare militantet e partive neper kutite e votimit per palaćot e politikes?

Po “ shume mire” qenka kjo pune!!!”-shkruan Murrizi.

Më tej, ai thekson se ndihet i zhgënjyer, pse nuk qenka pranuar pazari.

“Jam “ zhgenjyer” shume pse nuk paskan pranuar?

Po çfarë mund ti ofroj me shume se Kryeminister, kryetarit te opozites nje kryeminister ne detyre?

Po nje Kryeminister ne detyre qe eshte merzitur dhe po i vjen per te vjelle nga pushteti i tepert, çfare mund te behet me shume se Presidemt?

Mesa po kuptoj nga “ rrefimet” e para te “bashkepuntoreve” te pare te drejtesise se re, do jene prishur pazari se nuk ka vend per 2 Kryeministra dhe 2 President

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli: Kjo qeveri inkurajon dhe mbeshtet krimin

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i avokatit/ Tregon se kur do të bjerë Qeveria

Se keta “ shejtan” nuk jane 2 kapo te vetem te kesaj “ BANDE” politike 30 vjeçare por jane 4 kapo e gjys, dhe 30 lango pas Tyre qe ju duket vetja si gango”-thekson deputeti.

Gjithashtu ai ka edhe një apel të fortë për qytetarët shqiptarë, ndërsa thekson se “Te nderuar shqiptare!

Sot eshte nje dite e madhe per sejcilin nga ne, per te degjuar fillimin e rrefimeve qe te “ penduarit” do tregojne per te gjitha pazaret e pista qe kane kryer ne kurrizin e shqiptareve

Ishalla jua kane perkthyer mire nderkombetareve deklarimet e dy te “penduareve” te pare te “ bandes” politike 30 vjeçare, qe edhe ata te “ shkrete” te mos “ lodhen” shume per ti “ pajtuar” as neper skutat e pallatit te kongreseve as ne rezidencat e selive diplomatike.

Atehere une “ propozoj” qe te mos behen me votime kot, sepse ka kosto te larte financiare, por “ kapot” te meren vesh me njeri tjetrin dhe te pranojne me “ dhimbje” kete “ sakrifice” te madhe per hater te shqiperise dhe shqipetareve. Njeri president, tjetri kryeminister. Pastaj kur te merziten te bejne
“ rrotaçile” se nuk u be qameti dhe qytetareve tua paraqesin si mender “ rrotacion”. Keshtu besoj qe “kenaqen” te gjitha palet.”

Më tej, ai thekson se “keta “ pentitot” shplodhen duke nderruar karriket me njeri tjetrin pa zgjedhje, dhe populli ben sikur voton çdo 4 vjet dhe Shqiperia ecen “ para” dhe futet ne bBE nga deklaratat pro perendimore dhe emocionale te disa deputeteve qe mbreme “ shpetuan” atdheun, kombin, Shqiperine dhe shqiptaret nga “ puçi” i shtetit qe po behej nga ne “ “tradhetaret” qe kemi kerkuar”.

Sipas Murrizit, hapja e listave është vetëm fillimi, dhe se shqiptarët do të dëgjojnë shumë këto ditë.

“Lista te hapura. Sot eshte vetem fillimi

Ehhhhh sa do degjojne shqiptaret keto dite!!!!

Populli thote: Fija keputet duke u holluar

Zullumi duke u trashur”-përfundon postimin e tij deputeti Murrizi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE