Connect with Us

“Lufta e Pistë”/ Si u zhdukën 30 mijë njerëz nga junta ushtarake në Argjentinë

Blog

“Lufta e Pistë”/ Si u zhdukën 30 mijë njerëz nga junta ushtarake në Argjentinë

Publikuar

-

E stolisur me pemë të harlisura, dhe e rrethuar nga godina hijerënda, sheshi “Plaza de Mayo” në kryeqytetin argjentins, Buenos Aires, mund të duket si një vend i përsosur për të parë monumentet, apo për të pushuar paksa.

Por çdo të enjte, një nga sheshet më të famshme publike të Argjentinës, mbushet me gra të veshura me shalle të bardhë, dhe që mbajnë banera plot me emra. Ato janë “Nënat dhe Gjyshet” e “Plaza de Mayo”, dhe rrinë aty për të tërhequr vëmendjen ndaj diçkaje që e shndërroi jetën e tyre në tragjedi dhe kaos gjatë viteve 1970:  rrëmbimin e fëmijëve dhe nipërve të tyre nga diktatura brutale ushtarake e Argjentinës.

Për dekada të tëra, ato kanë kërkuar shpjegim mbi atë që ndodhi me familjarët e tyre. Është një pyetje e njëjtë që bëhet nga familjet e deri 30.000 njerëzve “të zhdukur” nga shteti gjatë “Luftës së Pistë” të Argjentinës. Një periudhë gjatë së cilës diktatura ushtarake e vendit, u kthye kundër popullit të vet.

Në 1976, ushtria argjentinase rrëzoi qeverinë e Izabel Peron, e veja e presidentit populist Huan Peron. Diktatura ushtarake që erdhi në pushtet, e quajti veten “Procesi i Riorganizimit Kombëtar” ose “Proceso” në spanjisht, dhe i quajti aktivitetet e saj si “Lufta e Pistë”.

Por kjo luftë nuk ishte kundër ndonjë armiku të jashtëm, por ndaj vetë popullit argjentinas. Ajo luftë nxiti fillimin e një periudhe torturash dhe terrorizmi të sponsorizuar nga shteti. Junta ushtarake, u kthye kundër qytetarëve të Argjentinës, duke goditur disidentët politikë dhe njerëzit që dyshohej se mbështesnin të majtën, duke përfshirë burgosjen, torturimin dhe vrasjen e tyre.

Lufta e Pistë, u zhvillua në disa fronte. Junta i quajti “terroristë” aktivistët e krahut të majtë, duke rrëmbyer dhe vrarë rreth 30.000 njerëz. “Viktimat vdiqën gjatë torturave, u qëlluan me mitralozë buzë varreve masive ose u hodhën nga avionët në det”- thotë Margerita Feitlovic. Ata njerëz u njohën si “të zhdukur” (desaparecidos).

Qeveria nuk bëri asnjë përpjekje për të identifikuar ose dokumentuar këta njerëz. Duke i hequr qafe edhe trupat e tyre, junta mund të pretendonte se ata nuk kishin ekzistuar kurrë. Por familjarët dhe miqtë e të zhdukurve, e dinin që ata kishin ekzistuar. Ata kishin dijeni për “fluturimet e vdekjes”, ku trupat e pajetë hidheshin nga avionët në det.

Ata kishin dëgjuar për qendrat e paraburgimit, ku njerëzit përdhunoheshin dhe torturoheshin. Ndaj ata kërkonin me dëshpërim gjurmët e të dashurve të tyre. Midis të zhdukurve kishte fëmijë të lindur nga gratë shtatzëna, të cilat mbaheshin gjallë sa të lindnin foshnjat e tyre, pastaj vriteshin.

LEXO EDHE:  Problemet që vijnë nga përzierja e fesë dhe politikës në Turqi

Pesëqind prej këtyre fëmijëve, por edhe të tjerë të rrëmbyer nga prindërit e tyre gjatë Luftës së Pistë, mendohet se u janë dhënë familjeve të tjera. Në vitin 1977, një grup nënash të dëshpëruara filluan që të protestojnë. Çdo javë, ato mblidheshin në “Plaza de Mayo” dhe marshonin, duke provokur zemërimin e juntës ushtarake.

Zyrtarët e qeverisë u përpoqën në fillim ta shpërfillin atë lëvizje, duke i quajtur gratë e çmendura (las locas). Por më vonë nisën të mendonin si ta shtypnin protestën, nga frika e një reagimi të madh nga popullata në përgjithësi. Shumë shpejt, qeveria nisi të reagojë dhunshëm ndaj tyre.

Në dhjetorin e vitit 1977, një nga themeluesit e grupit, Azukena Vilaflor, u rrëmbye dhe u vra. Njëzet e tetë vjet më vonë, të afërmit e saj morën konfirmimin se ajo ishte vrarë dhe hedhur në një varr masiv. Ndërkohë, disa nga themelueset e tjera të grupit u rrëmbyen, dhe supozohet se janë vrarë.

Por gratë nuk u tërhoqën. Ato protestuan gjatë Kupës së Botës 1978, që u zhvillua në Argjentinë, dhe përfituan nga mbulimi ndërkombëtar mediatik i këtij evnimenti, për të bërë të njohur kauzën e tyre. Ato vazhduan të protestojnë megjithë kërcënimet nga autoritetet shtetore, dhe të paktën në një rast një pjesë e grupit u qëllua me armë nga policia gjatë protestës.

Në vitin 1981, ato u mblodhën për “Marshimin e Rezistencës”, një protestë 24-orëshe që u kthye në një ngjarje të përvitshme. Aktivizmi i tyre, ndihmoi në kthimin e opinionit publikut kundër juntës. Edhe pasi përfundoi Lufta e Pistë më 5 dhjetor 1983, kur zgjedhjet demokratike e rrëzuan juntën nga pushteti, gjyshet e “Plaza Mayo”, kanë kërkuar përgjigje dhe kanë punuar për të identifikuar fëmijët, që u rritën pa njohur prindërit e tyre të vërtetë.

Ato u mbështetën nga gjenetisja amerikane Meri Kler King, që filloi të punojë me to në vitin 1984. King dhe kolegët e saj zhvilluan një mënyrë për të përdorur ADN-në mitokondriale të gjysheve, e cila trashëgohet tek nënat, për të gjetur nipërit dhe mbesat e tyre.

Deri më sot, organizata ka konfirmuar identitetin e 128 fëmijëve të grabitur, kryesisht duke përdorur bazën e të dhënave dhe teknikat e identifikimit përmes ADN-së. Nga viti 1983, 900 ish-zyrtarë të juntës janë gjykuar dhe dënuar për krime kundër njerëzimit.

Por trashëgimia e errët Luftës së Pistë të Argjentinës, vazhdon ende. Dhe derisa të zgjidhet plotësisht misteri i fëmijëve të humbur në vend, nënat dhe gjyshet e të zhdukurve do të vazhdojnë të kërkojnë me ngulm të vërtetën./ History.com-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Nuk u pushtua për 874 vjet, cili ishte sekreti i Kostandinopojës, qytetit më të mbrojtur në histori

Publikuar

-

Nga

Konstandinopoja, e njohur gjithashtu si Bizanti në Greqinë e Lashtë dhe sot si Stambolli, ishte një nga qytetet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit. E pozicionuar në një vend strategjik ideal, Ngushticën e Bosforit, Kostandinopoja kontrollonte trafikun detar midis Detit të Zi dhe Detit Mesdhe dhe rrugët tregtare midis dy kontinenteve më të pasura të Mesjetës, Azisë dhe Evropës.

Sigurisht, përgjatë historisë kanë ekzistuar qytetet me mbrojtje më të mirë se sa ajo e Kostandinopojës. Gjithsesi, nuk ka pasur asnjë qytet që të ishte aq i pasur dhe i rëndësishëm sa ishte Kostandinopoja, dhe që i rezistoi çdo rrethimi për më shumë se 800 vjet!

Perandori romak me ndikim Konstandini I (ose Konstandini i Madh) e bëri Kostandinopojën kryeqytetin e Perandorisë Romake Lindore në vitin 330 Pas Krishtit. Për shkak të pozicionit të tij unik gjeostrategjik, qyteti u bë një qendër tregtare super e fuqishme. Ai ishte po ashtu qendra kulturore, fetare dhe politike e Perandorisë Bizantine dhe Kishës Ortodokse.

Fati i Kostandinopojës dhe fati i Perandorisë Bizantine ishin të ndërthurura midis tyre. Kostandinopoja u rrethua mesatarisht çdo 50 vite gjatë një periudhe kohore prej 1.100 vjetësh(midis viteve 330-1453) nga sllavët, vikingët, arabët, persët, turqit, bullgarët, avarët dhe gotët.

Por sulmuesit patën sukses vetëm në 3 raste. Vlen të theksohet se 2 pushtimet e para (në vitet 1204 dhe 1261) ndodhën për shkak të luftimeve të brendshme midis vetë të krishterëve. Ndërkohë në 1453, turqit osmanë, numerikisht superiorë dhe duke përdorur barutin dhe topat, e pushtuan Kostandinopojën dhe bashkë me të edhe Perandorinë Bizantine. Gjashtë ishin faktorët e që e bënë Kostandinopojën të pathyeshme.

Muret gjigantë të Teodosit

Qyteti shpenzoi sasi të mëdha ari për ndërtimin e mureve të padepërtueshme nga armiqtë. U ndërtuan mure të dyfishta që e mbronin Kostandinopojën nga sulmi tokësor. Muret e ndërtuara në kohën e perandorit Teodos ishin 5.5 kilometra të gjata, dhe cilësoheshin ndër më të mirët në botë.

Muri i brendshëm ishte 12 metra i lartë dhe 6 metra i trashë, me 96 kulla në total. Çdo kullë ishte 20 metra e lartë. Muri i jashtëm ishte 9 metra i lartë dhe 2 metra i trashë me mbi 60 kulla. Çdo kullë ishte 14 metra e lartë. Hendeku mes tyre ishte 20 metra. Deri në shpikjen e artilerisë me barut, ishte e pamundur çarja e mureve të Kostandinopojës.

Zinxhiri novator i porteve

 Ana lindore e qytetit gjendej në grykëderdhjen e Bririt të Artë. Edhe pse të mbrojtur me mure të mëdha, Bizantinët e rritën mbrojtjen me një vepër të mrekullueshme inxhinierike, një zinxhir të madh prej hekuri. Zinxhiri ishte mbi 750 metra i gjatë. Ai mbronte hyrjen në Bririn e Artë. Nëse zinxhiri ngrihej, anijet nuk mund të hynin apo dilnin brenda Bririt të Artë.

LEXO EDHE:  Lufta e paqartë e BE-së për të garantuar sundimin e ligjit

LEXO EDHE:  Basha në Mallakastër/ Me 16 shkurt, zgjidhim kontratën me krimin

Versioni i lashtë i napalmit

 

Bizantinët kishin një super-armë vërtet të jashtëzakonshme:zjarrin grek. Napalmi i lashtë ishte i pashueshëm, dhe mund të digjej edhe në ujë. Receta e këtij lloji zjarri ishte një sekret shtetëror. Vetëm disa njerëz në Perandori dinin ta përgatisnin atë. Për të parandaluar që kjo super-armë të binte në duart e armikut, asnjë individ i vetëm nuk mund ta dinte të gjithë recetën.



Sidomos gjatë të dy rrethimeve arabe (shekujt VI-VII), zjarri grek bëri diferencën. Bizantinët shkatërruan plotësisht flotat shumë më të mëdha arabe duke i djegur ato me zjarrin grek, dhe duke e çliruar kështu qytetin nga bllokada detare.

Diplomacia e shkathët

Bizantinët e dinin nga përvoja se luftërat ishin shumë të kushtueshme. Për më tepër, atyre u mungonin burimet njerëzore për të ngritur ushtri të mëdha. Ndaj ata u bënë mjeshtra të diplomacisë dhe intrigave. Për bizantinët, ishte shumë më e lirë që të jepnin ryshfete, të shkaktonin një luftë civile apo të nënshkruanin një traktat paqeje, sesa të fillonin një luftë.

Bizantinët i vunë kundër njëri-tjetrit kundërshtarët e tyre, ndërhynë në luftimet e njëpasnjëshme, u martuan dhe u korruptuan për të shmangur luftërat.

Garda vdekjeprurëse Varangiane

Garda Varangiane, ishte truproja personale elitare e perandorëve bizantinë nga shekulli X deri në shekullin XIV. Besnikëria dhe aftësia e tyre në betejë ishin legjendare. Garda përfshinte vikingë, anglo-saksonë dhe normanë. Arma e tyre e zgjedhur ishte sëpata.

Bizantinët ishin dëshmitarë të këtyre luftëtarëve kur ata sulmuan Kostandinopojën në shekullin IX-të. Por në vend se të luftonin ndaj tyre, ata i punësuan ata. Në vitin 1204, kur kryqtarët pushtuan qytetin, Garda Varangiane u shkaktoi shumë viktima sulmuesve, por në fund qytetit u dorëzua kur u largua perandori bizantin.

Çisternat me furnizime të mëdha me ujë

 

Në kulmin e saj në shekullin XI-të, Kostandinopoja ishte shtëpia e gjysmë milionë njerëzve. Si pasojë, bizantinët ndërtuan çisterna të mëdha, të furnizuara nga dy ujësjellës, për të krijuar një sistem të madh furnizimi me ujë. Shumë qytetërime të lashta përdornin çisternat për të ruajtur ujin.

Por 200 çisternat e Kostandinopojës ishin të pashembullta për sa i përket madhësisë. Çisterna më e madhe nëntokësore, ajo e Bazilikës, mbante 80.000 metra kub ujë. Për krahasim, çisterna më e madhe në mjedis të hapur në Kostandinopojë, Çisterna e Mosiusit, mbante mbi 300.000 metra kub ujë. Pra qyteti kishte ujë të mjaftueshëm për t’i mbijetuar një rrethimi të gjatë. Kapaciteti i kombinuar i çisternave në Kostandinopojë ishte mbi 1 milionë metra kub ujë.

https://historyofyesterday.com/constantinople-best-defended-city-in-history-a7a55595ddab

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ja pse prapa krizës energjitike në Evropë qëndron Rusia e Vladimir Putin

Publikuar

-

Nga

cna lajem blog

Nga Daniel Boffey & Pjotr ​​Sauer “The Guardian”

Tregu i gazit natyror ka hyrë aktualisht në një territor të panjohur. Luhatjet e çmimit të këtij karburanti më 6 tetor ishin sipas fjalëve të një analisti “të pashembullta që nga viti kur u liberalizua çmimi i gazit në Evropë”. Me një ndryshim rekord, çmimi i gazit me shumicë në Holandë – një pikë referimi për tregun evropian – u rrit me 30 për qind brenda 3-4 orëve, duke arritur një nivel shumë të lartë.

Këto janë shifra që i tmerrojnë të gjitha qeveritë evropiane sidomos tani që dimri është në prag. Dhe kur“teshtin” Bashkimi Evropian, edhe Britania e Madhe, që është shumë e varur nga importet nga ana tjetër e Kanalit, përjeton gjithashtu një“situatë gripale”.

Kjo mungesë gazi është shkaktuar nga konvergjenca e fakteve të ndryshme në të gjithë botën, ku ekonomi të ndryshme janë të etura për energji, pas ngadalësimit të shkaktuar vitin e kaluar nga pandemia e Covid-19. Prapa kësaj krize qëndron Rusia. Edhe pse furnizon vetëm 1 për qind të gazit që përdor aktualisht Britania, Rusia është furnizuesja më e madhe e Evropës, me rreth 40 për qind të të gjithë gazit që konsumohet në BE. Dhe një rënie e vëllimeve të gazit evropian, shkakton rritjen e çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetkë.

Nuk ka asnjë dyshim se Rusia e furnizoi Evropën Veriperëndimore me vëllime më të ulëta të gazit këtë verë sesa në vitet para pandemisë. Midis shtatorit dhe tetorit të këtij viti, eksportet ruse të gazit ranë me rreth 17 për qind, sipas Tom Marzek-Manser, i kompanisë së analizës së tregut të energjisë “Icis Lng”.

Fakti që kompania ruse “Gazprom” nuk ka rezervuar kapacitete shtesë për gazin që eksporton përmes Ukrainës drejt vendeve evropiane këtë muaj, ka bërë që disa ta akuzojnë Kremlinin se po e nxit vullnetarisht krizën energjitike.

“Ndërsa ka përmbushur teknikisht detyrimet e saj kontraktuale me Perëndimin, Rusia nuk kishte interes që të përfitonte nga kërkesa e lartë për gaz shtesë nga klientët e saj evropianë. Rusia është i vetmi vend që mund të lehtësojë presionin e çmimeve, por ka vendosur të mos e bëjë këtë gjë”-thotë Maria Shagina, studiuese e politikave energjitike në Universitetin e Zyrihut në Zvicër.

Kremlini ka dashur gjithmonë të jetë për Perëndimin një furnizues i besueshëm i gazit natyror. Por zhvillimet e fundit mund të shënojnë një fazë të re në politikën e tij të jashtme. Në fakt, disa analistë besojnë se Kremlini i sheh çmimet rekord të gazit, si një mundësi për ta ndihmuar “Gazprom” të ushtrojë presion mbi partnerët e saj perëndimorë që të përshpejtojnë miratimin e gazsjellësit të shumë-diskutuar “Nord stream 2”. Ky i fundit, i cilësuar si një projekt me rëndësi jetike nga Kremlini, pritet që të dyfishojë furnizimet me gaz natyror nga Rusia në Gjermani. Megjithatë ai ka shkaktuar përçarje midis vendeve evropiane, por edhe midis Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Gazsjellësi nuk do të kalojë përmes Ukrainës, duke e privuar atë nga rreth 1 miliardë euro që fitonte nga e drejta e tranzitit.

“Rusia synon që të ndihet në një pozitë fuqie, dhe do të tentojë që t’i përdorë furnizimet e saj si një levë për të përshpejtuar miratimin përfundimtar të “Nord Stream 2. Moska nuk e kishte përdorur kurrë më parë gazin e saj si një mjet presioni ndaj Evropës Perëndimore”- thekson Shagina.

LEXO EDHE:  Joe Biden beson tek demokracia apo oligarkia?

LEXO EDHE:  Basha në Mallakastër/ Me 16 shkurt, zgjidhim kontratën me krimin

Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), deklaroi më 6 tetor se “nëse do të donte”Rusia e ka aftësinë për të lehtësuar krizën e energjisë.



Një analizë e fundit e IEA, pretendon se Moska mund të ketë kapacitet për të rritur me deri në 15 për qind furnizimin me gaz të Evropës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e cilësoi Vladimir Putinin si “personin më me ndikim” në tregun energjitik global. Por zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peshkov, e mohoi ekzistencën e ndonjë komploti. Ai tha se vetë Rusia ka nevojë të garantojë nevojat e brendshme të saj pas të ftohtit ekstrem gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti.

Ishte kancelarja gjermane, Angela Merkel, ajo që i bëri jehonë këtij përgënjeshtrimi. Pavarësisht rritjeve të pashembullt të çmimeve më 6 tetor, ajo që ndodhi më vonë gjatë ditës sugjeron sipas disa analistëve, se perceptimi i plotfuqisë së Vladimir Putinit është i ekzagjeruar.

“Ne po shqyrtojmë një rritje të mundshme të ofertës në treg. Por duhet të veprojmë me kujdes. Duhet të bisedojmë dhe të biem dakord me “Gazprom”- deklaroi Putin, në një koment që shkaktoi menjëherë një rënie të çmimit në krahasim me fillimin e asaj dite.

Pasditen e 6 tetorit pati një rritje të konsiderueshme të furnizimit me gaz nga Rusia përmes Polonisë dhe Ukrainës. “Flukset e furnizimit ishin më të larta se një ditë më parë. Pati një ndryshim të menjëhershëm të ritmit”- thotë Marzek-Manser, duke shtuar se sipas disa ekspertëve“kjo tendencë mund të konfirmohet në ditët dhe javët në vazhdim”.

“Gazprom” synon që të arrijë magazinimin e 72.6 miliardë metrave kub gaz deri në fillim të nëntorit për nevojat e brendshme. Pas asaj date, Rusia duhet të ketë më shumë gaz në dispozicion për eksport. Shumica e analistëve nuk shohin ndonjë fitim të rëndësishëm nga “Nord Stream 2” këtë vit, edhe nëse sigurohet miratimi i tij, pasi infrastruktura ka të ngjarë të funksionojë me vetëm 10 për qind të kapacitetit të saj.

Nëse do të ketë një rrugëdalje apo jo nga kjo krizë, kjo do të bëhet më e qartë më 18 tetor, data në të cilën do të rezervohet kapaciteti i transportit përmes Ukrainës dhe Polonisë. Sipas Jakob Kirkegard, bashkëpunëtor në qendrën studimore të Fondit Marshall Gjerman, këto zhvillime tregojnë se Putini nuk po vepron nga pozitat e forcës, por të dobësisë.

“Ai ka nevojë të shesë gaz. Ai ndoshta po luan disi me tregjet evropiane të gazit, por po reagon ndërkohë edhe ndaj dobësisë së vet… Ai nuk ka asnjë interes të imponojë de-karbonizimin e përshpejtuar të ekonomive evropiane”- thekson ai.

https://www.internazionale.it/notizie/daniel-boffey/2021/10/11/russia-gas

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Tirania e turmave gjatë shekullit XXI

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Robert D.Kaplan “The Wall Street Journal”

Ideologjitë e mëdha të shekullit XX-të, nazizmi dhe komunizmi, përfaqësonin një poshtërim të thellë të arsyes. E megjithatë, ato ideologji zbulojnë më shumë sesa do të donim ta pranonim mbi ekstremet tona politike. Nazizmi dhe komunizmi kishin origjinë të shumëfishtë.

Diplomati amerikan Robert Shtraus-Hupe (1903-2002), një realist i politikës së jashtme, besonte se nuk ishte rastësi që Karl Marksi dhe Frederik Engels publikuan “Manifestin e tyre komunist”pikërisht në vitin 1848, vitin e revolucioneve demokratike të dështuara të Evropës.

Pra në kohën kur liberalizmi dhe nacionalizmi “luftuan në të njëjtën anë të barrikadës”.

Nëse kryengritjet e vitit 1848 do të kishin pasur sukses në të gjithë kontinentin, mund të mos kishte ndodhur Lufta e Parë Botërore dhe rrjedhimisht mund të mos kishim asnjë Vladimir Lenin dhe Adolf Hitler.

Por kishte diçka edhe më themelore sesa dështimi i vitit 1848, që shkaktoi tmerret ideologjike të shekullit XX-të:teknologjia. Dhjetëra miliona “të shpronësuar të Revolucionit Industrial”, sipas fjalëve të Shtraus-Hupe, ranë pre e luftës klasore dhe racore, të mbështetur nga forca e re e mediave masive.

Është e pamundur të imagjinohet ndryshe Hitleri dhe Stalini, përveçse në sfondin e industrializimit që bëri gjithçka, nga tanket dhe hekurudhat, deri tek radio dhe lajmet.

Në fund të fundit, propaganda ka një rezonancë të veçantë në shekullin XX-të, si një pjesë integrale e teknologjisë së komunikimit.

Teknologjia ka evoluar, ndaj edhe rrënjët e krizës sonë të tanishme qëndrojnë në atë çka shkoi keq në shekullin XX-të. Nazizmi dhe komunizmi ndanë dy elementë vendimtarë: sigurinë e turmës dhe dëshirën për pastërti.

Në librin e tij “Turmat dhe fuqia”, botuar për herë të parë në gjermanisht në vitin 1960, Elias Kaneti mund të ketë shkruar librin më intuitiv mbi krizën e Perëndimit gjatë 100 viteve të fundit. “Rënia e Perëndimit” e Osvald Shpenglerit argumenton se qytetërimi perëndimor, si të gjitha qytetërimet e tjera, është përfundimisht i përkohshëm.

Por libri i Kanetit shpjegon edhe atë që po ndodh. Turma, thotë Kaneti, lind nga nevoja e individit të vetmuar për t’u përshtatur me të tjerët. Për shkak se ai nuk mund ta ushtrojë dominim i vetëm, ai e ushtron atë përmes një turme që flet me një zë.

Kërkesa e turmës është gjithmonë që të rritet, duke konsumuar të gjitha hierarkitë, edhe pse ndihet e persekutuar dhe kërkon ndëshkim. Turma e sheh veten si krejtësisht të pastër, pasi ka arritur virtytin më të lartë. Kështu, një nga qëllimet e turmës është të godasë ata që nuk janë mjaftueshëm të virtytshëm.

Tirania e turmës ka shumë aspekte, por Kaneti thotë se forma e saj më e hapur është ajo e “pyetësit” dhe akuzuesit. “Kur përdoret si ndërhyrje në pushtet”, turma akuzuese “është si një thikë që pret mishin e viktimës. Pyetësi e di se çfarë ka për të zbuluar, por ai dëshiron që ta prekë dhe ta nxjerrë në dritë”.

LEXO EDHE:  Problemet që vijnë nga përzierja e fesë dhe politikës në Turqi

LEXO EDHE:  Studimi/ Ndotja e ajrit, vret më shumë sesa pirja e duhanit, luftërat dhe SIDA



Një jehonë e fortë e kësaj vërehet tek librat “Bota e re e guximshme” e Aldous Hakslit dhe “1984” i Xhorxh Oruell, dhe veçanërisht në librin “Origjinat e totalitarizmit”të Hana Arend.

Por Kaneti e izolon psikologjinë e turmës si një subjekt intelektual në vete. Turmat kanë ekzistuar që nga fillimi i njerëzimit.

Por teknologjia moderne -në fillim radio dhe gazeta, dhe tani Twitter dhe Facebook – ka krijuar peizazhe të panjohura mbi tiraninë e turmës. Ajo tirani, e lindur nga një grumbull njerëzish të vetmuar, ka si synim shkatërrimin e individit, ekzistenca e të cilit dëshmon mungesën e virtytit të tij në sytë e turmës.

Gjithsesi, ekziston një dallim midis shekujve XX dhe XXI. Shekulli XX-të ishte një epokë e komunikimeve masive të kontrolluara shpesh nga qeveritë e mëdha.

Prandaj ideologjia dhe frikësimi i saj ndodhte nga lart-poshtë. Shekulli XXI ka prodhuar një përmbysje, ku individët punojnë përmes rrjeteve dixhitale për t’u tubuar nga poshtë lart.

Por ndërsa tirania e prodhuar ka një stil tjetër, rezultati i saj është i ngjashëm:dekurajimi i kundërshtimit përmes një monopoli të shpallur mbi virtytin. Nëse nuk pajtoheni me ne, nuk jeni gabim vetëm politikisht, por edhe moralisht, dhe si të tillë duheni jo vetëm denoncuar, por edhe shkatërruar.

Mos harroni, si nazizmi ashtu edhe komunizmi ishin ideologji utopike. Në mendjet e besimtarëve të tyre ato ishin sisteme të virtytit, dhe pikërisht për shkak të kësaj arsyeje krijuan një imazh të ri të tiranisë. Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik u mundën nga fuqia ushtarake dhe industriale amerikane.

Qytetërimet mbështeten jo vetëm tek themelet intelektuale dhe kulturore, por edhe në aspekte më të ashpra të fuqisë dhe pushtetit. Perëndimi historik, që tek e fundit ka të bëjë me lirinë e individit për t’u ngritur mbi turmën, mbijetoi në shekullin XX-të falë fuqisë së madhe amerikane, dhe u mbajt deri diku vetë edhe nga një sistem i përsosmërisë individuale në artet dhe shkencat, dhe u ushqye nga media pavarur.

Por tani ajo media po zhytet në turmë, e cila i kërkon virtytet në formën e saj ideologjike më të pastër, ndaj shumica e mediave luajnë shpesh rolin e akuzuesit që përmend Kaneti.

Dëshira për pastërti morale, e kombinuar me tiraninë e teknologjisë së mediave sociale në duart e të rinjve, të cilët kanë pak informacioni për të kaluarën dhe traditën-kërcënon të krijojë epokën më të frikshme të turmave në histori.

Rezultati i një imponimi të tillë nga turma është autocensura e shumë-përhapur:guri themeltar i të gjitha formave të totalitarizmit. Kjo çon përfundimisht drejt një shoqërie të kontrolluar

të drejtuar nga e parëndësishmja dhe e rëndomta. Me siguri që e keqja e drejtpërdrejtë mund të trajtohet, por është më e vështirë t’i rezistosh konformizmit të vetë-sigurisë. Nëse kjo lihet pa pakontrolluar, atëherë kjo do të jetë mënyra sesi Perëndimi do të vdesë dalëngadalë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE